Connect with us

Ferizaj

LDK kritikon pushtetin lokal për mosorganizim të debateve publike për buxhetin

Published

on

Miratimi i buxhetit të komunës së Ferizajt për vitin 2021 mund të përcjellet me telashe, për shkak se nuk është në përputhje me afatet kohore siç është e paraparë me ligj.

Kështu thotë asamblisti i LDK-së në Ferizaj Imri Hashani, sipas së cilit, draft-buxheti ka qenë dashur të jetë në duart e kuvendarëve për shqyrtim qysh në fillim të muajit.

“Buxheti rrjedhimisht është në interes të qytetarëve dhe deri më 30 shtator është afati i fundit që duhet të miratohet në Kuvend, ndërsa pushteti  nuk na e ka sjellur neve si draft për me shqyrtu, nuk e ka sjellur as në Komitet, sot është data 18 dhe dy ditë i kemi vikend dhe deri më 21 nuk do të na vie materiali, kurse ligji thotë hapur se materiali për çdo seancë të Kuvendit duhet t’iu sjellet anëtarëve të Kuvendit 7 ditë pune para seancës së Kuvendit, ndërsa neve ende nuk  na është sjellur dhe nëse të hënën na vie materiali atëherë nuk është zënë afati ligjor për me u shpërnda materiali”, tha Hashani.

Hashani thotë ekzekutivi është treguar jotransparent lidhur me draftimin e buxhetit për vitin e ardhshëm, duke mos mbajtur asnjë debat publik .

 “Ky pushtet nuk e ka  parë të arsyeshme të thirrë debat me qytetarë për buxhetin, pushteti mund të arsyetohet se është pandemia dhe nuk kanë mundur të mbajnë, por ne e dimë që janë mbajtur disa debate me qytetarë në teatrin e Ferizajt, aty ka qenë për disa rregullore të cilat kanë pasur më pak peshë për qytetarë, prandaj ky pushtet ka mundur të thërras debat, por siç e dimë pushteti i ka numrat dhe do ta kalojnë ashtu pa u diskutuar me qytetarë e pa e ditur edhe ne për të, por kjo nuk është çudi pasi ky pushtet gjithherë i bjen punët para aktit të kryer”, u shpreh Hashani.

Në anën tjetër, Albion Sherifi, zyrtar për marrëdhënie me publikun në komunën e Ferizajt, tha se nuk kanë organizuar diskutime publike meqë për buxhetin krijohet numër i madh i qytetarëve. Ai thekson se kërkesat dhe rekomandimet e qytetarëve i kanë pranuar përmes platformave elektronike.

“Të gjitha komunat  jo vetëm e Ferizajt është detyruar që të mbaj dikutimet publike për buxhetin në forma alternative në këtë rast e kam fjalën për formën digjitale. Një gjë të tillë e ka bërë edhe komuna jonë dhe jo vetëm për të plotësur kriterin ligjor, por me patjetër të marrim kërkesat e qytetarëve për hartimin e projekt-buxhetit. Ne kemi dhënë sqarimet  me kohë në kohën e përgatitjes, ku qytetarët kanë pasur një adresë, e-mail adresë, kanë pasur një link, kanë pas gjithë infrastrukturën e nevojshme digjitale, këto kërkesa janë duke u shqytuar nga Drejtoria e Financave  në mënyrë që të përfshihen sipas mundësive, ndërsa sa i përket diskutimeve buxhetore e dimë që kanë një pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve kështu që kemi shmangur takimin fizik me ta, ndërsa për dokumente të tjera jnaë bërë takime publike, por në një numër jashtëzakonisht të ulët, sepse ftesa është bërë për grupe specifike”, tha Sherifi.

Buxheti i komunës së Ferizajt për vitin 2021 është paraparë të jetë 31 milionë e 485 mijë euro.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ndalohet për 48 orë një person për rastin e vdekjes të punëtorit në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar për ndalimin e një personi me inicialet B.T. lidhur me rastin që ka ndodhur dje rreth orës 15:50, në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, ku humbi jetën një punëtor derisa po punonte në një objekt ndërtimi.  Viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas prokurorisë, i arrestuari B.T. është ndaluar nën dyshimin për veprën penale  “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Ndalohet një person për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”

Ferizaj, 13 Tetor 2026– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me iniciale B.T., në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, rreth orës 15:50:, ku, një person, i cili po kryente punime në një objekt ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente në Ferizaj, kurse, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokurori i shtetit, pas daljes në vendin e ngjarjes, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të vazhdoj me procedurat e mëtejme ligjore.

#

Continue Reading

Ferizaj

Humb jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Published

on

Një punëtor 54 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë punës të jetë rrëzuar në një objekt në ndërtim në Ferizaj.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli”.  

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Sipas policisë dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

Në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale dhe inspektorët e punës derisa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Continue Reading

Ferizaj

Siguria juaj fillon me zgjedhjen e duhur të sigurimit

Published

on

Në jetën e përditshme përballemi me situata të papritura – në rrugë, gjatë udhëtimeve, në punë apo edhe në shtëpi. Pikërisht për këtë arsye, sigurimi është një nga investimet më të mençura që mund të bëni për veten, familjen dhe biznesin tuaj.

Selim Shabani B.I., bashkëpunëtori kompanisë së sigurimeve PRISIG, ofron zgjidhje profesionale dhe të besueshme për të gjithë ata që kërkojnë siguri, stabilitet dhe mbrojtje financiare në çdo situatë.

Me një qasje të drejtpërdrejtë dhe këshillim profesional, ai ju ndihmon të zgjidhni paketën e sigurimit që i përshtatet më së miri nevojave tuaja – duke ju kursyer kohë dhe duke ju ofruar mbrojtje të plotë.

Shërbime të plota sigurimi për individë dhe biznese

Nëpërmjet bashkëpunimit me PRISIG, ofrohen një gamë e gjerë sigurimesh:Klientët mund të përfitojnë nga një gamë e gjerë shërbimesh sigurimi, duke përfshirë:

•  Sigurim i shëndetit në udhëtim – për udhëtime të sigurta jashtë vendit

•   Sigurim shëndetësor – kujdes dhe mbrojtje për shëndetin tuaj

•   Sigurim i personave nga aksidentet – mbështetje financiare në rast të aksidenteve të papritura

•   Sigurim TPL & TPL+  – sigurim i detyrueshëm dhe i zgjeruar për automjete

•  Sigurim Kasko i automjeteve – mbrojtje e plotë për veturën tuaj

•  Sigurim i pronës, banesës dhe shtëpisë – siguri për pronën dhe familjen tuaj

•  Sigurim i ofertës (tenderit) – për kompani që marrin pjesë në tenderë

•   Sigurim i kontratës (ekzekutimit) – garanci për realizimin e kontratave

Qasja profesionale, këshillimi i drejtë dhe shërbimi i shpejtë janë vlerat që e bëjnë Selim Shabanin një partner të besueshëm për çdo klient.

Për informata shtesë ose për të zgjedhur sigurimin që i përshtatet më së miri nevojave tuaja, mund të kontaktoni: Selim Shabani B.I.

Bashkëpunëtor i kompanisë së sigurimeve PRISIG

*Artikull i sponsorizuar

Continue Reading

Trending