Connect with us

Ferizaj

Shkëlzen Marevci sjell romanin ‘’E bardha që vret’’

Published

on

“E bardha që vret”, titullohet romani më i ri i autorit ferizajas Shkëlzen Marevci. Ky libër që sjell fakte shqetësuese për abuzimin me droga nga të rinjtë, pretendon parandalimin e kësaj dukurie negative, që sipas autorit, ka marrë përmasa të mëdha këndej. Marveci, njohës i fushës së sigurisë, tregoi se ky libër nëpërmjet personazheve të shumta jep shpjegime të mjaftueshme se si një i ri fillon të bëhet përdorues i drogës.

“Siç dihet vlerat e letërsisë ta jep mundësinë që ti me u shpreh më mirë sesa një libër puro hulumtues, megjithatë edhe pse ky është roman unë kam biseduar dhe jam takuar me narkomanë dhe familjarë të tyre, me psikologë e sociologë, me zyrtarë të policisë e me zyrtarë të borxheve. Arsyeja pse unë kam zhvilluar gjitha këto takime ka qenë pasi që një narkoman bie në dorë të të gjithë këtyre, e nëse nuk është as në burg e as në hetime është tek familja dhe personazhet dhe ngjarjet e këtij libri bazohen krejtësisht në fiksione letrare, ndërsa emocionet që ofron libri janë përjetime të vërteta tek ata që i kam pyet, pastaj i kam përkthyer me letërsi dhe po mendoj që ka dalë një roman i bukur e që ka elemente parandaluese’’, u shpreh Marevci.

Autori i romanit “E bardha që vret”, Shkëlzen Marveci, shprehet i shqetësuar për mosfunksionimin e trekëndëshit prind-shkollë dhe polici, për ta parandaluar këtë dukuri  negative që tashmë, sipas tij, ka përfshirë moshat më të reja.

“Rinia diqysh ka mbet e lënë pas dore, shpeshherë gjatë debateve të mija dhe komunikimeve qoftë me krerë te policisë, qoftë ata të arsimit, me shoqëri civile e të tjerë, e kam vërejtur një tendencë e cila mundohet ta heq prej vetit përgjegjësinë për këtë dukuri, prandaj përmes këtyre faqeve kam shpjeguar më së miri se si mund të funksionon trekëndëshi mes familjes, policisë dhe drejtorive të arsimit. Ky është trekëndëshi që nëse funksionon qysh duhet niveli i parandalimit ka me u rrit shumë dhe të rinjtë kanë me jetu më sigurt nga kërcënimet e kësaj dukurie jashtëzakonisht shkatërruese për këtë kategori, por në radhë të parë renditet familja, por është koha që s’kemi fare luks që ta bartim këtë përgjegjësi tek tjetri, sepse besoni që sot për sot në Kosovën tonë të vogël rreziku më i madh për të rinjtë tanë është ky prej drogës”, tha Marevci.

Autori Marevci, tha se ky roman në radhë të parë u dedikohet moshave 13 deri në 20 vjeç, pastaj janë prindërit dhe zyrtarë të shkollave e organeve të rendit. Ai njoftoi se 90 për qind e librit do të shpërndahet falas, kryesisht nëpër biblioteka të shkollave, tek organet e rendit, si dhe në të tjera institucione. U bë e ditur se botim i këtij libri u mundësua nga komuna e Ferizajt.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një i mitur në Ferizaj, i dyshuar për kanosje dhe armëmbajtje pa leje

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 16 vjeçar nën dyshimin se  ka kanosur dy persona me armë zjarri.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti është raportuar më 08.08.2026, rreth orës 23:40. Në vendngjarje janë personat e përfshirë në incident. Në stacionin policor janë shoqëruar dy viktimat dhe një person i dyshuar.

Gjatë kontrollit, tek i dyshuari F.A. (16 vjeç) është gjetur një pistoletë me gaz dhe 6 fishekë.

Lidhur me rastin janë intervistuar dy viktimat, ndërsa personi i dyshuar, për shkak se ndodhej nën ndikimin e alkoolit, nuk ka qenë në gjendje të intervistohej.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar për 24 orë dhe ndaj tij është iniciuar procedura hwtimorw për veprat penale “Kanosje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.”

Continue Reading

Ferizaj

Shkaku i asfaltimit bllokohet qarkullimi në rrugën Brezovicë – Prevallë

Published

on

Për shkak të punimeve në rrugën R115, segmenti rrugor Brezovicë – Prevallë,  mbyllur për qarkullim nga ora 08:00 deri në ora 18:00 të ditës së sotme (9 korrik 2026).  

Në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës bëhet e ditur se gjatë kësaj kohe është planifikuar asfaltimi i një segmenti rrugor në gjatësi prej 1,050 m.

“Mbyllja e përkohshme e këtij segmenti është e domosdoshme për garantimin e sigurisë së pjesëmarrësve në trafik dhe të personelit të angazhuar në punime, si dhe për të siguruar realizimin cilësor të shtresës së asfaltit”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Ndërkaq policia, kërkon nga qytetarët mirëkuptim dhe kërkon që të shmangin lëvizjen në këtë rrugë në kohën e lartcekur duke shfrytëzuar rrugët alternative.

Continue Reading

Ferizaj

Gjatë qershorit në Ferizaj janë konfiskuar 74 motoçikleta

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se gjatë muajit qershor ka intensifikuar kontrollet në trafik ndaj drejtuesve të motoçikletave dhe skuterëve.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë kësaj periudhe janë konfiskuar 74 motoçikleta, kryesisht për mungesë të dokumentacionit të rregullt derisa janë shqiptuar edhe 106 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave, të cilët janë kapur duke qarkulluar në kundërshtim me rregullat dhe ligjet e komunikacionit rrugor.

Numri më i madh i gjobave janë shqiptuar për drejtim të motoçikletës pa patentë shofer, gjithsej 52 gjoba,  46 gjoba për drejtim të motoçikletës pa regjistrim dhe 8 gjoba për kundërvajtje të tjera.

Continue Reading

Trending