Connect with us

Ferizaj

Banorët e lagjes “Maksutaj” kërkojnë asfaltimin e rrugës

Published

on

Banorët e lagjes “Maksutaj” në fshatin Koshare të Ferizajt, ka vite që po qarkullojnë përmes kësaj rruge të dëmtuar. Ata ankohen se janë diskriminuar nga ish-pushteti, i cili sipas tyre, asfaltoi shumicën e  rrugëve të  fshatit, por jo edhe atë të kësaj lagjeje.

“Jemi kanë në 2016-në te Muharrem Svarqa kemi shkuar 5 vetë, edhe kemi hi te kryetari, pasi mahallen tjetër e bëri gati për me asfaltu neve jo, edhe shkum te kryetari na tha që me emër të Zotit, pasha tre fëmijë që i kam, në shtator kam me ua shtru me asfalt, personat që kem bashkë u gëzuan që po asfaltohet, ndërsa  erdh vitin e kaluar i pruni do bagera, banen foto edhe ecën, veç e shtroj me zhavor këtë pjesë kah na, ndërsa mahallës tjetër ua shtroj neve jo, veç erdh na rrejti”, tha Jakup Maksuti.

“Secili kryetar që ka ardhë ka premtuar se do ta kryejnë, por vetëm kanë premtu, shihen çfarë gropa janë ba, kryetari Svarqa pati ardhë me pre shiritin, e shtroj pak zallë po asgjë më shumë dhe e la në këtë gjendje, ka bërë ndasi në fshat, në pjesët tjera ka shtru çdo rrugicë, ndërsa vetëm këtë pjesë jo, po është shumë vështirë pasi po dëmtohen edhe veturat nga gropat, ne ju përgjigjemi taksave, ndërsa ata po i orientojnë kah i kanë qëllimet e veta”, tha Metush Zeqa.

 “Neve na kanë nda nga fshati, në pjesët tjera të lagjes janë bërë investime përveç tek ne, kanë ardhë vetëm e kanë shtru me zhavorr edhe asgjë, kanë bërë ndarje, e është vështirë edhe për fëmijë edhe për ne, po ashtu edhe reka që është këtu, kena majtë ymyt se po shtrohet po jo nuk u ba”, tha Milaim Sadiku.

Lidhur me këtë, Televizioni Tema kontaktoi me drejtorin e Infrastrukturës Arbër Bytyqin, i cili tha se tash për tash nuk mund të bëhet asfaltimi i kësaj rruge, për shkak të mungesës së mjeteve buxhetore, të cilat sipas tij, u janë marrë nga përmbaruesit, por theksoi se do të bëjnë përpjekje që në të ardhmen këtë rrugë  ta fusin në kuadër të projekteve të cilat janë të parapara të realizohen në këtë rajon.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Zjarri në afërsi të fshatit Dardani rrezikon edhe grunajat

Published

on

Zjarri që sot kaploi një hapësirë kodrinore në afërsi të fshatit Dardani të Ferizajt, rrezikon edhe fushat e mbjella me grurë.

Ndihmuar nga era, kjo vatër zjarri u përhap me shpejtësi në drejtim të magjistrales Ferizaj-Gjilan.  

Në videon e dërguar nga Xhevat Sallahu, shihen edhe bujqit të cilët nën tymin e dendur, kanë nisur korrjen emergjente të grunajave që rrezikohen nga flakët

Për shuarjen e zjarrit, banorët kanë kërkuar edhe ndihmën e KFOR-i, pasi terreni i papërshtatshëm e ka vështirësuar intervenimin e njësive zjarrfikëse nga toka.

Continue Reading

Ferizaj

Dy të arrestuar në Ferizaj për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona nën dyshim për posedim të narkotikëve dhe kultivim të bimëve narkotike.

Të martën mbrëma (01.07.2025 ), gjatë bastisjes në dy lokacione në Talinoc të Muhaxhirëve, policia ka gjetur dhe konfiskuar kanabis, kokainë,metadon, municione dhe para të gatshme.

“Talinoc i Muhaxherëve, Ferizaj / 01.07.2025 – 20:40. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi që njësitet policore te të njëjtit gjatë bastisjes në dy lokacione kanë gjetur dhe konfiskuar: 1-bimë e llojit kanabis sativa, 2-qese kokainë në peshë-2.5 gr, 1-shishe metadon, 2-peshore digjitale, 1-fishekë, 3-mulli për bluarje të marihuanës, 3-qese marihuanë në peshë 10.8 gramë, 26-fara të bimës kanabis dhe para të gatshme-395 €,” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në  mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Trending