Connect with us

Ferizaj

Vendoset luhatëse për fëmijët me nevoja të veçanta në parkun ”Liria

Published

on

Këndit të lojërave të fëmijëve  në parkun “Liria” në Ferizaj, sot iu shtua edhe një luhatëse më e veçantë se të tjerat. E veçanta e saj është pikërisht për faktin që ajo u vendos për fëmijët me nevoja të veçanta.

Kjo luhatëse që do t’ua mundësoj fëmijëve me aftësi të kufizuara që ta shfrytëzojnë këtë kënd lojërash bashkë me fëmijët e tjerë, u soll nga organizata ”Handikos”, e që këtyre ua mundësoi financimin organizata ”Save the Children” dhe organizata ”SIDA” nga Suedia, në kuadër të projektit “Promovimi i parandalimit të dhunës ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara në të gjitha mjediset”.

Udhëheqësi i këtij projekti Dardan Gashi, tha se me këtë kanë dashur që të përçojnë mesazhe tek institucionet që edhe fëmijët me nevoja të veçanta duhet të intergohen bashkë me gjithë fëmijët e tjerë.

“Kemi menduar me bë një luhajë të qasshme për fëmijët me aftësi të kufizuara në regjionin e Ferizajt, kjo me qenë si iniciativë që përveç që ka me u dhënë mundësi fëmijëve me shfrytëzu parkun e lodrave si gjithë fëmijët e tjerë dhe me mbështet zhvillimin e tyre dhe paralelisht me ngritë vetëdijen tek institucionet e linjës që në rastet kur mendohet të intervenohet në parqe të tilla me u marrë në konsideratë edhe fëmijët me aftësi të kufizuara”, tha Gashi.

Vendosja e kësaj luhatëse për fëmijët me nevoja të veçanta në parku ”Liria”, ia ka kujtuar komunës që  luhatëse të tilla të vendosë edhe nëpër parqe të tjera.

“Ne e falënderojmë organizatën ”Save the Children” dhe ”SIDA”-në suedeze  që  e kanë bërë financimin e këtij projketi, ne si komunë kemi investuar mjaft shumë në infrastrukturën rrugore për personat me aftësi të kufizuara, në të njëjtën kohë jemi duke investuar edhe nëpër parqe të tjera. Ne si komunë jemi duke i kushtuar mjaft rëndësi kësaj kategorie, ne do të investojmë edhe në parqet e tjera, siç është në parku në Rahovicë aty do të angazhohemi që të vendosim lojëra për fëmijët, përfshirë edhe fëmijët me aftësi të kufizuara”, theksoi nënkryetari i Ferizajt Arton Gavazi.

Përfaqësues të implementimit të këtij projekti, u shprehën se nuk janë të kënaqur aspak me atë çfarë po bëhet në integrimin e kësaj kategorie të shoqërisë.

 “Nuk është në nivel të të kënaqshëm, jo vetëm për neve si organizatë, por edhe prindërit, fëmijët, e për askënd, së pari numri i fëmijëve me aftësi të kufizuara nuk është i ditur akoma saktësisht, ne si shoqëri nuk jemi duke i ofruar kushtet adekuate të cilat mundësojnë integrimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara, nisur edhe nga këtu kur janë vendosur lojëra për fëmijë dhe nuk ka pasur një pjesë për fëmjët me aftësi të kufizuara që i bie se mbesin jashtë, ngjashëm është edhe në shkolla e hapësira të tjera, prandaj nuk është në nivlin e kënaqshëm”, u shpreh Dardan Gashi.

Këndi i lojërave për fëmijë tek parku ”Liria”  ishte ndërtuar një vit më parë nga komuna e Ferizajt.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Policia e Ferizajt apelon për kujdes në trafik shkaku i shembjes së mundshme të gurëve

Published

on

Për shkak të reshjeve të shiut që kanë përfshirë rajonin, Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë shoferët që qarkullojnë në rrugët malore Shtërpcë-Brezovicë, Shtërpcë-Prevallë, Kaçanik-Hani Elezit dhe Glliboçicë që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes.

Kushtet aktuale të motit me shi kanë shkaktuar rrugë të lagështa, dukshmëri të kufizuar dhe rrezik të shtuar për aksidente trafiku.

Po ashtu, në disa segmente të këtyre akseve mund të ketë shembje gurësh, rrëshqitje dhe pengesa të tjera, që mund të rrezikojnë qarkullimin e automjeteve.

Në këtë drejtim, Policia rekomandon që shoferët të respektojnë disa këshilla të rëndësishme për ngasje të sigurt:

– Mbani dritat e ndezura për të përmirësuar dukshmërinë dhe për t’u bërë më të vërejtshëm për pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

– Zvogëloni shpejtësinë, pasi rrugët e lagështa kërkojnë distancë më të madhe për frenim të sigurt.

– Shmangni shpërqendrimet, sidomos përdorimin e telefonit gjatë ngasjes.

– Mbani distancë të mjaftueshme nga automjetet përpara për të shmangur aksidentet.

Në këto rrugë malore, tregoni kujdes shtesë ndaj shembjeve të gurëve dhe pengesave që mund të paraqiten papritur në rrugë.

Policia Rajonale e Ferizajt rikujton se reshjet e shiut kërkojnë përgjegjësi dhe kujdes më të madh në trafik.

Continue Reading

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen dy të dyshuar për trafikim të kokainës

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim narkotikësh.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, gjatë kontrollit të disa objekteve janë gjetur dhe sekuestruar 734.4 gram substancë narkotike e llojit kokainë.

Pos drogës, policia ka sekuestruar  edhe 15.005 €, 3950 franga zvicerane, dy telefona mobil, dy vetura dhe disa gjësende tjera që lidhen me rastin.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Një valixhe e gjetur në rrugën Doganaj–Brezovicë, policia kërkon pronarin

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se në rrugën magjistrale Doganaj–Brezovicë, afër fshatit Duraj, është gjetur një valixhe e zezë që dyshohet se i ka rënë ndonjë udhëtari nga automjeti.

Sipas njoftimit të policisë, qytetari B. B. nga Kaçaniku ka raportuar se më 26 tetor, rreth orës 17:30, gjatë qarkullimit në këtë rrugë, kishte vërejtur valixhen në mes të rrugës dhe më pas e ka dorëzuar në stacionin policor në Kaçanik.

Gjatë kontrollimit të valixhes, janë gjetur disa rroba personale dhe mjete pune.

Policia ka bërë të ditur se valixhja ndodhet aktualisht në stacionin policor në Kaçanik dhe fton personin që e ka humbur të paraqitet për verifikim dhe marrje të valixhes.

Continue Reading

Trending