Connect with us

Ferizaj

QKMF në Ferizaj ofron mamografi falas gjatë muajit tetor

Published

on

Në kuadër të tetorit që  njihet si muaji i vetëdijësimit në luftën kundër kancerit të gjirit, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj edhe këtë vit gjatë këtij muaji ofrohet mamografia pa pagesë.

Në këtë qendër mjekësore thonë se interesimi  i grave është mjaft i lartë, edhe pse jo sikur viteve të kaluara.

“Interesimi i grave është më pak se viteve të kaluara për shkak të pandemisë, por nga gjysma e këtij muaji ka filluar më shumë interesimi i grave, diku në këtë muaj janë 52 ekzaminime që i kemi bërë, ndërsa diku 68 janë të lajmëruara që do ta bëjnë mamografinë. Ne sa mundemi me marrë vesh ka dyshime tek disa gra, prandaj sa më shumë që vijnë zbulohen më shumë raste“, tha Latife Krosa, teknike e mamografisë në QKMF.

Krosa u bëri thirrje grave që ta realizojnë mamografinë, meqë është metoda më e përshtatshme për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

“Çdo gjë më herët është më mirë, në vazhdimësi e kemi thënë se nëse zbulohet herët me mamografi vazhdon me trajtim dhe mundësitë e shpëtimit janë shumë të mëdha, prandaj i kisha lutur gratë që të vijnë ta bëjnë mamografinë pasi është shpëtim jete”, u shpreh Krosa.

Kanceri i gjirit është kanceri më i shpeshtë tek gratë. Ai mund të gjendet dhe tek burrat, por është shumë më i rrallë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Hapet restoranti “ODA Grill House” në Pleshinë të Ferizajt

Published

on

Në Pleshinë të Ferizajt ka hapur dyert restoranti “ODA Grill House”, një hapësirë e re gastronomike që sjell kombinimin e ushqimit tradicional me një ambient të ngrohtë dhe unik për vizitorët.

“ODA Grill House” ofron menu me specialitete tradicionale, duke synuar të krijojë një përvojë të veçantë për familjet, miqtë dhe të gjithë ata që preferojnë kuzhinën vendore.

Ambienti i brendshëm i restorantit është dizajnuar në mënyrë funksionale dhe komode, duke e bërë të përshtatshëm si për manifestime familjare ashtu edhe për takime shoqërore.

Lokacioni i restorantit “ODA Grill House” është në fshatin Pleshinë, 5 km larg Ferizajt.

*Artikull i sponsorizuar

#

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet i dyshuari që sulmoi dhe lëndoi rëndë një person tjetër

Published

on

Policia e Ferizajt ka arrestuar një person, të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se rasti ndodhi të hënën mbrëma, 09.02.2026, rreth orës 22:30

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj, i sekuestrohen drogë, para dhe armë

Published

on

Një person është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin për veprat penale “Posedim i narkotikëve” dhe “Posedim i paautorizuar i armës”.

Në raportin 24 orësh, policia tha se gjatë kontrollit të të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar dy qese me peshë 1.75 gram kokainë, një epruvetë me kokainë me peshë rreth 10.68 gram si dhe 6155 euro para të gatshme.

“Në konsultim me prokurorin është bërë kontrolli ne zyrën si dhe në shtëpinë e tij ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë rreth 19.10 gram,  një revole me një karikator dhe katër fishekë, një veturë, gjashtë telefona celular, para në prerje letre rreth 7535 euro dhe 20 durham, një sprej si dhe dy fletore me shënime”, thuhet mes tjerash në raport..

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Trending