Connect with us

Ferizaj

Ndërprerja e rrymës prej 14 orësh shkakton telashe në Spitalin e Ferizajt

Published

on

Pritën me orë të tëra për të realizuar rëntgene në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, por një gjë të tillë nuk mundën ta bëjnë meqë aparaturat ishin jashtë funksionit për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike.

Qytetarë të shumtë që prisnin për të marrë shërbime mjekësore kishte edhe në Spitalin e Ferizajt. Aty u munduan që përmes gjeneratorit t’iu dalin në ndihmë pacientëve, mirëpo ngarkesa e madhe e pamundësoi ndezjen e tij.

Drejtori i Spitalit të Ferizajt Jeton Zeqiri, thotë se shkaku i ndërprerjes  së rrymës shumë shërbime nuk janë kryer që nga ora 22:00 e natës së mbrëmshme, kur dhe është ndalur rryma.

“Ne kemi dy gjeneratorë që i kemi bashkërisht me QKMF-në, mirëpo për shkak të rritjes së shërbimeve dhe rritjes së aparaturës këta gjeneratorë e kanë të pamundur ta përballojnë një kapacitet të tillë, kështu që ne jemi duke u munduar që sallat e operacionit, gjinekologjia dhe shërbimet specialistike me emergjencë, ndërsa pjesët e tjera herë pas here kanë ndërprerje të rrymës”, tregoi Zeqiri.

Zeqiri thotë se për fat të mirë nuk kanë pacientë që janë të varur nga aparaturat, pasi kjo situatë do t’iu krijonte shumë telashe.

Fatmirësisht në institucionin tonë nuk kemi pacientë të varur nga aparatura, pasi një aparaturë e ka maksimumin 2 orë me bateritë e veta për aktivizim, kështu që do të ishte katastrofike po ta kishim një gjendje të tillë”, theksoi Zeqiri.

Gjysma e Ferizajt mbeti pa rrymë nga ora 22:00 e natës së mbrëmshme deri sot pas orës 12:00 të ditës, për shkak të, siç ka njoftuar KEDS-i, energjizimit të  kthinave të vendosura brenda nënstacionit Ferizaj III.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Ferizaj

Agim Aliu konfirmon kandidaturën për kryetar të Ferizajt

Published

on

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se do të jetë sërish kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet  e ardhshme lokale të 12 tetorit.

Njoftimin për kandidaturë, Aliu e bëri përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

Aliu, si kandidat i Partisë Demokratike, është zgjedhur kryetar i Ferizajt në dy mandate të njëpasnjëshme, nga viti 2017-2021 dhe 2021-2025.

Më herët, ai ishte zgjedhur në krye të qeverisë lokale për një mandat të shkurtuar edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2012, pas dorëheqjes së Bajrush Xhemailit nga pozita e kryetarit të Ferizajt.

Continue Reading

Trending