Connect with us

Ferizaj

Shenjat e komunikacionit mbulohen nga drunjtë dekorativ

Published

on

 

 

Shenjat e komunikacionit të cilat gjenden përgjatë rrugës ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, janë mbuluar nga gjethet e drunjve dekorativ që janë të mbjellur rreth kësaj rruge. Në këtë mënyrë, vizitorët e Ferizajt e kanë shumë të vështirë që në bazë të shenjave të komunikacionit të dinë se po kalojnë rreth një shkolle apo se kanë afër një rrethrrotullim nga i cili mund të lidhen me pjesë të ndryshme të qytetit. Përveç kësaj, përgjatë kësaj rruge nuk ekzistojnë më as vendkalimet për këmbësore meqë ato janë fshirë me kalimin e kohës. Lidhur me këtë, shqetësim shprehin shoferët ferizajas.

 “Të them të drejtën nuk pashë shenja për shkak të pemëve, por unë jam rritur në Ferizaj dhe e di, por ata që vinë nga qytetet e tjera mund të kenë problem për me u orientu”,tha Naim Azemi.

“Në dalje këtu të rrugës “Dëshmorët e Kombit” shenjat janë të  mbuluara me pemë, unë e njoh vendin, por të tjerët që vinë e kanë problem, duhet me intervenu dikush”, tha Osman Isufi.

Në Drejtorinë e Shërbimeve Publike janë në dijeni për këtë problem dhe për rrezikun që mund t’u kanoset qytetarëve, por thanë se shumë shpejtë do të marrin masa për këtë çështje.

“Pa dashtë me u largu nga përgjegjësia sinqerisht në vazhdimësi edhe unë e kam potencu po ashtu edhe të tjerët që gjendja nuk është e mirë në kuptimin e vendosjes së shenjave, orientimeve nëpër qytet po ashtu edhe në hyrje e dalje të qytetit, mungojnë informatat sidomos për ata që nuk janë të Ferizajt për me hy dhe me dalë në qytete, në të njëjtën kohë kemi probleme edhe me gjëra të tilla siç është fjala tek vendkalimet e këmbësorëve, por shumë shpejt nga e hëna do të marrim një aksion të tillë për pastrimin konkretisht për krasitjen e disa drunjve dekorativ të cilat janë në zonën e qytetit dhe që po paraqesin pengesë për qarkullim dhe shumë shpejt do të largohen ata drunj dhe do të bëhet krasitja për t’u liruar hapësirat, po ashtu në të njëjtën kohë me kontratën e re që parashihet për shenjat e komunikacionit rrugor dhe ato informuese për qytet  ku e kemi nda në pesë lloto do të bëhen disa punë shumë të mira dhe komunikacioni apo informimi për qytetarë dhe vozitës do të jetë shumë efikas”, tha Arben Halili.

Megjithëkëtë, drejtori Halili tha se në adresë të drejtorisë që ai udhëheq nuk është paraqitur asnjë ankesë që ka të bëj me shenjat e komunikacionit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Humb jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Published

on

Një punëtor 54 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë punës të jetë rrëzuar në një objekt në ndërtim në Ferizaj.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli”.  

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Sipas policisë dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

Në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale dhe inspektorët e punës derisa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Continue Reading

Ferizaj

Siguria juaj fillon me zgjedhjen e duhur të sigurimit

Published

on

Në jetën e përditshme përballemi me situata të papritura – në rrugë, gjatë udhëtimeve, në punë apo edhe në shtëpi. Pikërisht për këtë arsye, sigurimi është një nga investimet më të mençura që mund të bëni për veten, familjen dhe biznesin tuaj.

Selim Shabani B.I., bashkëpunëtori kompanisë së sigurimeve PRISIG, ofron zgjidhje profesionale dhe të besueshme për të gjithë ata që kërkojnë siguri, stabilitet dhe mbrojtje financiare në çdo situatë.

Me një qasje të drejtpërdrejtë dhe këshillim profesional, ai ju ndihmon të zgjidhni paketën e sigurimit që i përshtatet më së miri nevojave tuaja – duke ju kursyer kohë dhe duke ju ofruar mbrojtje të plotë.

Shërbime të plota sigurimi për individë dhe biznese

Nëpërmjet bashkëpunimit me PRISIG, ofrohen një gamë e gjerë sigurimesh:Klientët mund të përfitojnë nga një gamë e gjerë shërbimesh sigurimi, duke përfshirë:

•  Sigurim i shëndetit në udhëtim – për udhëtime të sigurta jashtë vendit

•   Sigurim shëndetësor – kujdes dhe mbrojtje për shëndetin tuaj

•   Sigurim i personave nga aksidentet – mbështetje financiare në rast të aksidenteve të papritura

•   Sigurim TPL & TPL+  – sigurim i detyrueshëm dhe i zgjeruar për automjete

•  Sigurim Kasko i automjeteve – mbrojtje e plotë për veturën tuaj

•  Sigurim i pronës, banesës dhe shtëpisë – siguri për pronën dhe familjen tuaj

•  Sigurim i ofertës (tenderit) – për kompani që marrin pjesë në tenderë

•   Sigurim i kontratës (ekzekutimit) – garanci për realizimin e kontratave

Qasja profesionale, këshillimi i drejtë dhe shërbimi i shpejtë janë vlerat që e bëjnë Selim Shabanin një partner të besueshëm për çdo klient.

Për informata shtesë ose për të zgjedhur sigurimin që i përshtatet më së miri nevojave tuaja, mund të kontaktoni: Selim Shabani B.I.

Bashkëpunëtor i kompanisë së sigurimeve PRISIG

*Artikull i sponsorizuar

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj ka arrestuar një person për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia rajonale në Ferizaj ka arrestuar një burrë pasi gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse, i janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 21.1 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

I dyshuari është arrestuar rreth orës 14:45 të së enjtes (08.10.2026), në rrugën Lekë Dukagjini në Ferizaj.

Në raportin ditor të policisë bëhet e ditur se në cilësi të provave materiale nga i dyshuari janë sekuestruar edhe 963.80 euro dhe 700 lekë para të gatshme, tre telefona celularë, një USB dhe një thikë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Trending