Connect with us

Ferizaj

Punëtorët e kompanisë ”Pastërtia” sërish bojkotojnë punën

Published

on

Punëtorët e kompanisë për mbeturina “Pastërtia” që punojnë në terren, bojkotuan sot punën për shkak se dy kolegë të tyre u larguan përkohësisht nga puna.

Shoferi i kësaj kompanie Agim Krasniqi dhe depoisti Halim Abazi, fajësuan kryeshefin e kësaj kompanie Dugagjin Hetemin, se i ka suspenduar nga puna vetëm pse i kanë kërkuar të drejtat e tyre.

M’ka qit në rrugë dhe jam detyru me paketë me lyp pare. Dugagjin Hetemi m’ka qit prej punës veç pse e kemi lyp rrogën me na e rrit, stazhin edhe kushtet.  Një ditë jemi marrë vesh me bordin, po drejtori s’e ka ngu as bordin, as askënd dhe na ka largu prej punës. Jemi marrë vesh ma herët me punu e në mars me na e hyp rrogën, e na kena dalë kena punu po drejtori s’e ka prit marsin, ne po e presim marsin por ai jo, na ka largu prej punës”, tha Agim  Krasniqi.

“Dugagjin Hetemi e ka shkatërru kompaninë, ka punëtorë që 2 muaj ditë nuk kanë dorëza, në këtë kohë pandemie  me shku me ngarku bërllok pa dorëza, ka dalë shoferi me automjet pa frena, pa drita. Jemi marrë vesh në javën e kaluar që deri në mars ta vazhdojmë punën, kemi bërë kërkesë për rritje të rrogës, stazhin dhe  pagesën shtesë për punën jashtë orarit, ai s’e ka prit marsin na ka suspendu. Unë personalisht nuk jam çu për rrogë, por jam çu me mbrojt nderin e punëtorëve, me të ardhë punëtori me të lyp dorëza edhe mos me i pas, nuk ka ma vështirë“, tha Abazi.

 Lidhur me këto akuza drejtori i kompanisë ”Pastërtia” nuk ishte i gatshëm të deklarohet, ndërkaq drejtori i Shërbimeve Publike Arben Halili, thotë se arsyeja e suspendimit të tyre është se  e kanë shkelur ligjin e grevës.

“Punëtorët e “Pastërtisë” dy ditë kanë pasur grevë duke mos dalë në terren dhe arsyetimi i tyre është 3 kërkesa që ua kanë dërguar bordit, ato kërkesa janë shqyrtuar bashkërisht edhe me komunën dhe jemi marrë vesh që dy kërkesat e tyre të fillojnë të zbatohen menjëherë, ndërsa rritja e pagave të shqyrtohet në muajin mars për shkak të gjendjes që po kalojmë. Unë garanatoj që asnjë nga punëtorët nuk është pa marrë paga, por siç duket aty ka probleme të caktuara ndaj individëve të caktuar që nuk i kuptojnë ligjet e grevës, sepse punëtorët nuk kanë të drejtë ta bojkotojnë punën në tërësi. Ligji për greva thotë se një orë brenda ditës mund të protestojnë sepse janë shërbime të ndjeshme, andaj konfom këtyre çështjeve menaxhmenti ndoshta ka marrë masa të tilla që  për sot nuk jam i njoftuar se çka ka ndodhë”, tha Halili.  

Kohëve të fundit janë shtuar pakënaqësitë në kompaninë regjionale të mbeturinave ”Pastërtia”, nga grevat që po mbajnë herë pas here punëtorët e kësaj kompanie Ferizaj po mbulohet nga mbeturinat.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Zjarri që përfshiu objektin afarist në Ferizaj ende aktiv

Published

on

Zjarri që përfshiu objektin afarist dhe depon e kompanisë ferizajase “Elita” ende nuk është shuar.

Ekipet e zjarrfikësve të Ferizajt dhe komunave përreth kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin dhe po vazhdojnë punën intensive për shuarjen e tij.

Në vendin e ngjarjes, njësitë policore po vazhdojnë angazhimin e tyre për menaxhimin e situatës dhe sigurinë e perimetrit ndërkaq hetimet për shkaqet e zjarrit janë duke u zhvilluar me autorizim të prokurorit të shtetit.

Sipas pronarit të biznesit, dëmet e shkaktuar nga ky zjarr kapin shifrën rreth 15 milionë euro.

Continue Reading

Ferizaj

Përfshihet nga zjarr i madh një objekt afarist në Ferizaj

Published

on

Mëngjesin e sotëm një zjarr i madh përfshiu nj ë objekt afarist dhe depot e tij në Ferizaj.

Lokacioni i biznesit është në afërsi të udhëkryqit të  rrugës “Driton Islami” dhe magjistrales Ferizaj-Kaçanik.  

Ekipet e zjarrfikësve nga Ferizaj dhe nga qytetet e afërta janë duke u munduar të lokalizojnë zjarrin, pasi në afërsi të objektit ku shpërtheu zjarri  janë edhe disa objekte tjera afariste.

Policia e Kosovës ka njoftuar se për shpërthimin e zjarrit është njoftuar rreth orës 09:15 dhe se ekipet e policisë dhe të zjarrfikësve janë në vendngjarje.

Continue Reading

Ferizaj

Të enjten qendra e Ferizajt pa rrymë për 9 orë – KEDS njofton për punime në rrjet

Published

on

KEDS ka njoftuar se të enjten do të realizohen punime investive në rrjetin elektrik të Ferizajt, të cilat do të shkaktojnë ndërprerje të energjisë elektrike në disa pjesë të qendrës së qytetit.

Sipas njoftimit, ndërprerjet do të zgjasin nga ora 09:00 deri në 18:00, ndërsa do të preken këto zona:

1. Nga TS 35/10kV Ferizaj II – Dalja 10kV J12 Banka 1&2
Vendet: MBTS Banka, TS Fatmir Rashani, TS Halil Haxhidema, TS TMK Ndërtesa, TS Koncorzium Komuna (përballë Spitalit).
Arsyeja: Punime investive – ndërrimi i pajisjeve në Mbts Banka, Fatmir Reshani, Moda, ndërtesa përballë Parkut dhe Kinemaja.

2. Nga TS 35/10kV Ferizaj III – Dalja 10kV Ylli 1
Vendet: Rruga 12 Qershori, rr. Dëshmorët e Kombit, një pjesë e rr. Ismail Qemajli, një pjesë e rr. Tahir Sinani, Sheshi Hyre Emini, një pjesë e rr. Toni Bler, zona e Hekurudhës, Kinemaja e re – KEDS dhe Hoteli (MBTS).
Arsyeja: Punime investive – ndërrimi i pajisjeve në Mbts Banka, Fatmir Reshani, Moda, ndërtesa përball Parkut dhe Kinemaja.

Continue Reading

Trending