Connect with us

Ferizaj

Punëtori i laboratorit të QKMF-së pezullohet nga puna për marrje ryshfeti

Published

on

A.S punonjës në laboratorin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, është pezulluar nga puna nën dyshimin për marrje ryshfeti. Drejtori i Shëndetësisë në Ferizaj Besnik Berisha, tha se ky punonjës i ka referuar pacientët në laboratorin e tij privat duke u thënë pacientëve se ato nuk kryhen nëpër institucionet shtetërore ndërsa të njëjtat i ka kryer me pajisjet e QKMF-së.

“Drejtoria e Shëndetësisë në bashkëpunim me policinë e krimeve ekonomike, kanë hetuar dhe e kanë zënë në flagrancë zyrtarin e laboratorit A.S dhe drejtori i QKMF-së e ka pezulluar prej punës me pagesë prej 50%, zyrtari që është pezulluar edhe në vitin 2015 ka qenë në komision disiplinor, por me ndërhyrjen e ish-pushtetit nuk i është përgjigjur ftesës së komisionit disiplinor  dhe me ndërhyrjen nga politika i njëjti person ka vazhduar punën. Është një urdhëresë e drejtorit edhe e kryetarit që mostrat e gjakut mos të dalin prej QKMF-së në ordinanca private dhe anasjelltas, kështu që këtu dyshohet se është bërë shkelje dhe personi në fjalë i ka përdorur pajisjet e QKMF-së ndërsa mostrat e gjakut i ka çu në ordinancë private, kështu që është dëmtuar pala dhe pala ka qenë një rast social të cilit i janë kërkuar para, paratë janë dhënë është zbulu rasti kështu që drejtori i QKMF-së ka marrë këtë vendim për pezullim”, u shpreh Berisha.

Në një konferencë për media, drejtori Berisha foli edhe për mungesën e barnave për çka tha se niveli lokal nuk mund të bëj asgjë në këtë drejtim.
Ai shprehu shqetësim edhe për mungesën e stafit mjekësor, me ç’rast u bëri thirrje mjekëve familjarë të paraqiten në Drejtorinë e Shëndetësisë.

“Ne si drejtori dhe qeveri lokale çdoherë bëjmë kërkesë në ministri, por nuk është në fuqinë tonë të vendosim për furnizim me barna, ne kërkesat i bëjmë me kohë dhe konform nevojave të Qendrave të Mjekësisë Familjare, por problemi është tek niveli qendror, ne çdoherë i bëjmë kërkesat, u bëjmë trysni edhe në institucionet qendrore, por ne nuk mund të ndikojmë as në prokurim. Fluksin që e kemi tani jemi koordinuar që të angazhojmë staf me kontratë për shërbime të veçanta, është shpall konkursi, janë pranuar njerëz, kanë filluar punën, mirëpo ne do të përpiqemi të bëjmë një kontratë dhe në të ardhmen t’i angazhojmë punëtorët e punësuar me Caritas, sepse shërbimet pa këta punëtorë janë më të mangëta, unë shfrytëzoj rastin që gjithë mjekët specialistë të mjekësisë familjare të paraqiten tek ne se ka vend për ta, ne kemi mungesë të mjekëve kështu që i inkurajoj që të paraqiten dhe do ta kenë vendin në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Ferizaj”, tha Berisha.

Berisha gjatë ditës vizitoi hapësirat e QKMF-së në Ferizaj, ku bëri të ditur se janë vendosur kamera në Emergjencën Primare dhe të tilla tha se do të vendosen në të gjitha institucionet shëndetësore në Ferizaj.  Ai poashtu njoftoi se me qëllim të ruajtjes së produkteve farmaceutike barnatorja e QKMF-së është zhvendosur në objekt të ri, ndërsa theksoi se shumë shpejt edhe zyrat e Drejtorisë së Shëndetësisë do të zhvendosen në objektin e QKMF-së.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Policia në Ferizaj shqipton 240 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Published

on

Policia Rajonale në Ferizaj ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit është raportuar një aksident trafiku ku si pasojë u lëndua një person. Gjatë këtij harku kohor njësitet e trafikut kanë  shqiptuar gjithsej 240 gjoba për kundërvajtje.

Më së shumti janë shqiptuar gjoba për tejkalim të shpejtësisë, 74 sosh dhe 48 të tjera për mosrespektim të shenjave të komunikacionit.

Po ashtu, si rezultat i shkeljeve të rënda të rregullave të trafikut, policia ka konfiskuar  1 automjet, 4 skuterë/motoçikleta dhe 4 patentë shoferë.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen dy persona në Ferizaj për sulm dhe therje me thikë

Published

on

Dy persona janë arrestuar nga policia në Ferizaj nën dyshimin se kanë sulmuar me thikë një burrë.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në mesditën e së martës.

Të arrestuarit janë dërguar në mbajrje derisa rasti po hetohet si lëndim i lehtë trupor.

Ferizaj 23.06.2026 – 12:15.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të Prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Continue Reading

Ferizaj

Ferizajasi dorëzon në polici portofolin e gjetur me dokumente dhe 160 €

Published

on

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me dokumente personale dhe 160 €  të cilat i ka dorëzuar në polici. Portofoli ishte gjetur të enjten (18.06.2026), rreth orës 18:00.

Më pas në stacion është paraqitur edhe pronari i portofolit, të cilit i janë kthyer dokumentet dhe paratë.

“Më 18.06.2026, rreth orës 18:00, qytetari F.Abazi (34 vjeç), nga Ferizaji, ka treguar një shembull të lartë të ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare, duke gjetur një portofol me dokumente personale dhe 160 euro në rrugën “Gjergj Fishta” në Ferizaj.

Menjëherë pas gjetjes, ai e ka dorëzuar portofolin në stacionin policor në Ferizaj.

Më pas, në stacionin policor është paraqitur qytetari E.A. (24 vjeç) nga Shtimja, i cili kishte humbur portofolin. Pas verifikimeve të kryera nga zyrtarët policorë, pronarit të ligjshëm i janë kthyer portofoli, dokumentet personale dhe shuma prej 160 eurosh”, ka njoftuar Policia e Kosovës në Facebook.

Continue Reading

Trending