Connect with us

Kosovë

12 të vdekur dhe 524 të infektuar nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Published

on

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar të shtunën se gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar edhe 12 viktima nga COVID19.
Rastet e vdekjes janë të moshave prej 48 deri 84 vjeç.
Sipas raportit ditor, nga testimi i 1.555 mostrave janë regjistruar edhe 524 persona të infektuar me koronavirus, ndërsa janë shëruar 566 pacientë.
Në gjithë vendin aktualisht janë edhe 11.868 raste aktive.
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 46.118 të prekur nga sëmundja COVID-19, prej tyre 1.186 kanë vdekur ndërsa 33.064 janë shëruar.
Nga njoftimi i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike bëhet e ditur se në Ferizaj janë konfirmuar edhe 26 raste të reja pozitive me covid 19.
Prej tyre 15 raste janë në qytet, nga dy raste janë në fshatrat Koshare dhe Lloshkobare, kurse nga 1 rast pozitiv u konfirmua në fshatin Bibaj, Dremjak, Dubravë, Gërlicë, Nikadin dhe në Talinoc të Muhaxhirëve.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 43 pacientë që çon në 1820 numrin e të shëruarve.
Bazuar në të dhënat e fundit, në Ferizaj janë edhe 309 raste aktive me koronavirus.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Dështon edhe përpjekja e 44-të e vazhdimit të seancës konstituive

Published

on

Deputetët e zgjedhur nuk arritën as në përpjekjen e 44-të të konstituojnë Kuvendin e Kosovës.

Edhe vazhdimi i sotëm zgjati vetëm pak minuta, pasi për propozimin e kryesuesit, Avni Dehari,  për formimin e komisionit për votim të fshehtë për kryetarin e Kuvendit, votuan 55 deputetë nga 101 sa ishin në sallë.

Deri më tani, deputetët kanë kaluar vetëm dy pika të agjendës së seancës konstituive.

Vazhdimi i radhës i seancës është caktuar pas 48 orësh.

Continue Reading

Kosovë

Normalizohet plotësisht komunikacioni në pikën kufitare “Bllacë”

Published

on

Prej orës 9:00 të mëngjesit, është normalizuar plotësisht komunikacioni në vendkalimin kufitar Kosovë – Maqedoni e Veriut në Bllacë.

Komunikacioni u ndal gjatë ditës së hënë për shkak të rrezikut nga zjarrit që shpërtheu pranë pikës kufitare. Vatra e zjarrit është ende aktive, por nën kontroll, derisa autoritetet maqedonase po vazhdojnë përpjekjet për ta shuar plotësisht.

Qarkullimi për automjetet e udhëtarëve po zhvillohet normalisht në dy drejtimet, në mënyrë alternative për maunet, ndërsa ende është e ndaluar lëvizja për automjete transportuese me tenda, kumtoi mëngjesin e sotëm Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).

Continue Reading

Kosovë

Trump paralajmëron tarifa prej 35% për Serbinë dhe 30% për Bosnjën

Published

on

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi tarifa prej 35 për qind për importet nga Serbia dhe 30 për qind për importet nga Bosnje dhe Hercegovina.

Tarifat e reja për dy vendet e Ballkanit Perëndimor, si edhe ato për një sërë vendesh të tjera do të hyjnë në fuqi më 1 gusht.

Ato janë më të ulëta sesa ato që Trump i paralajmëroi në prill – 37% për mallrat nga Serbia dhe 35% për ato nga Bosnje dhe Hercegovina.

Megjithatë, zbatimi i këtyre të fundit u shty për 90 ditë.

Trump i paralajmëroi tarifat e reja në letrat drejtuar udhëheqësve të vendeve – në rastin e Serbisë, presidentit Aleksandar Vuçiq, ndërsa në rastin e Bosnje dhe Hercegovinës kryetares aktuale të presidencës, Zhelka Cvijanoviq.

Këto letra janë të njëjta, përveç ndryshimeve në normat doganore që i vendosen secilit shtet veç e veç.

Letra e Trumpit fillon duke thënë se është “nder i madh” për të që dërgon një letër, e cila tregon rëndësinë dhe përkushtimin e SHBA-së për marrëdhëniet tregtare me atë shtet.

Ai shton se SHBA-ja ka pranuar ta vazhdojë bashkëpunimin tregtar me vendin në fjalë, pavarësisht “deficitit të konsiderueshëm tregtar” që SHBA-ja ka me të.

Sipas tij, norma e deklaruar e tarifës – 30 për qind për Bosnje dhe Hercegovinën dhe 35 për qind për Serbinë – është shumë më e ulët se ajo që nevojitet për të eliminuar pabarazitë dhe deficitin tregtar.

Trump, gjithashtu, kërcënon se do t’i rrisë tarifat nëse vendet hakmerren, duke vendosur tarifa shtesë për importet nga SHBA-ja.

Trump njoftoi të hënën në rrjetin e tij social, Truth Social, vendosjen e tarifave të reja doganore për një sërë shtetesh.

Për Japoninë, Korenë e Jugut, Malajzinë dhe Kazakistanin parashikohen tarifa prej 25%; për Afrikën e Jugut 30%; për Indonezinë 32%; për Bangladeshin 35%; për Kamboxhën dhe Tajlandën 36%, dhe për Laosin e Mianmarin 40%.

Në fillim të prillit, Trump vendosi tarifë 10% për importet nga Kosova.

Masë të ngjashme, atëkohë, vendosi edhe për importet nga Shqipëria, kurse për ato nga Serbia ishte 37%, nga Bosnje dhe Hercegovina 35% dhe nga Maqedonia e Veriut 33%.

Ekspertët vlerësuan se tarifat amerikane do të kenë shumë ndikim në Kosovë, për shkak të varësisë së madhe nga importet.

\Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Trending