Connect with us

Ferizaj

Kuvendi vendos ta ndihmojë ”Stacionin e Autobusëve” në Ferizaj

Published

on

Salla e Kuvendit Komunal sot i ngjasonte një reparti  me vullnetarë për arritjen e imunitetit të tufës, kjo sepse kryesia e Kuvendit kishte vendosur që përkundër masave në fuqi për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19, seancën e sotme ta mbanin duke mos respektuar distancën e nevojshme.

“Këtu nuk ka kushte për mbajtjen e kësaj seance, nuk është distanca institucionale që kërkohet, së paku institucioni ta mbaj”, tha Burim Karameta nga LDK-ja.

Pavarësisht kësaj,  mbledhja vazhdoi. Propozimi i parë që u miratua ishte ai për ta ndihmuar ndërmarrjen “Stacioni i Autobusëve” në Ferizaj, duke subvencionuar pagat e të punësuarëve aty.

“Duke u mbështetur në rrethana që janë krijuar nga pandemia ”Stacioni i Autobusëve” nuk ka mundur të realizoj të hyra të mjaftueshme për kompensimin e të ardhurave mujore të të punësuarëve dhe e njëjta është në gjendje të rëndë financiare, prandaj ne do t’i subvencionojmë pagat mujore në vlerë prej 29 mijë euro për muajt nëntor dhe dhjetor 2020“, tha drejtoresha e Financave Sebahate Ajeti-Sadiku.

Këtu unë kam një kritikë të vogël për kryetarin, kur është bërë projekti për “Bashkimin e Qytetit” nuk është bërë studim fizibiliteti se sa do të jenë humbjet për ”Stacionin e Autobusëve”, sepse për këtë gjendje nuk është vetëm pandemia, por ka ndikuar edhe “Bashkimi i Qytetit”, tha Ekrem Mustafa nga LDK-ja.

Në këtë seancë u miratua edhe propozimi tjetër i ekzekutivit për faljen e qirave për lokalet të cilat janë në pronësi të komunës, e po ashtu në bazë të këtij vendimi lehtësira do t’u  krijohen edhe ndërtimtarëve, duke ua mundësuar që pagesat  e lejeve ndërtimore të mund t’i kryejnë me këste. Këtë propozim e kundërshtoi opozita.

“Këto biznese a kanë përfituar prej Pakos Emergjente që ka qenë gjysma e qirasë me iu mbulu, gjithashtu këto biznese a përfitojnë prej Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike? Unë këtu po i shoh disa biznese që janë mjaft të fuqishme nga ana ekonomike dhe ne realisht po iu ndihmojmë atyre që mundem me ia dalë e jo atyre që me të vërtetë kanë nevojë”, tha Dritëro Hyseni nga LVV-ja.

“Sipas deklaratave që kemi marrë nga këto biznese asnjëri nga ta nuk janë përkrahur nga Qeveria dhe ne vazhdimisht kemi thënë se ne si komunë jemi për t’i ndihmuar bizneset me ato mundësi që kemi“, tha Sebahate Ajeti, Sadiku.

Me 15 vota për dhe 14 kundër kaloi edhe propozimi që parashihte publikimin e listës së pronave të komunës në një numër prej 62 sosh, të cilat komuna pretendon që t’i jap  në shfrytëzim në vitin 2021, propozim ky që ngjalli shumë debat.

“Sa i përket kësaj liste për mua është e paqartë, ne e votojmë dhe e kalojmë, por ka parcelë 3 hektarë që këtu nuk është në listë dhe vjen një biznes kërkon 3 hektarë për të zhvilluar një biznes për interes të komunës dhe ne themi se nuk kemi se nuk na figuron në listë, ndërsa për banim individual e aprovojmë listën, kurse shumë prona të komunës që janë në interes të komunës për me u dhënë nuk ka mundësi, kjo nuk ka logjikë, ne e votojmë sa me thënë që është një listë, por kjo nuk ka logjikë, si me votu ne një listë për dhënien në shfrytëzim për biznese kur ato janë duke e shfrytëzu, nuk ka logjikë kjo”, tha Xhavit Zariqi nga AAK-ja.

”Edhe unë kërkoj që nëse ka prona që janë prona publike dhe nuk janë në këtë listë atëherë edhe ato të futen“, tha Imri Hashani nga LDK-ja.

“Është mirë me pas një logjikë së pari, nuk mundemi me thënë të gjitha pronat publike duhet me i nxjerrë me i dhënë me qira, këto janë prona që janë në dispozicion“, tha Arian Imeri nga PDK-ja.

“Komuna e Ferizajt i ka diku 5 mijë parcela që janë në pronësi të saj, këtu janë diku 62 parcela që nja 20 janë të dhëna për shfrytëzim, por në mesin e tyre ka parcela që munden me u ofru dhe me fillu procedurat, por krejt kjo pas planifikimit të dokumenteve, për secilën parcelë para dhënies do të dalë prapë në Kuvend, kjo listë është veç si listë që ka me u vazhdu çdo  vit kalendarik“, tha Sabri Murseli, drejtor i Pronës.

Në këtë seancë e cila ishte e fundit për këtë vit, ndërmarrjet publike që funksionojnë në Ferizaj  raportuan për punën e realizuar gjatë vitit 2019.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Pesë shoferëve u pezullohen patentat në rajonin e Ferizajt

Published

on

Njësitë e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj kanë ndëshkuar pesë shoferë për kundërvajtje të rënda në trafik, në Shtime dhe në Ferizaj.

Sipas policisë, më datë 22.11.2025, në rrugën “Adem Jashari” në Shtime, janë ndaluar shoferët:

I.R., 31-vjeçar, i cili me veturën VW Golf është kapur duke lëvizur me 90 km/h në zonën me kufizim 40 km/h. Është ndëshkuar me gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj pezullim të patentë shoferit.

Y.B., 30-vjeçar, i cili me veturën Audi është kapur duke lëvizur me 93 km/h në zonën me kufizim 40 km/h. Është ndëshkuar me 200 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj pezullim të patentë shoferit.

B.T., 40-vjeçar, i cili me veturën Toyota është kapur duke kryer tejkalim në vijë të plotë dhe është ndëshkuar me 200 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj pezullim të patentë shoferit.

M.G., 30-vjeçar, i cili me veturën VW Caddy është kapur duke përdorur telefonin gjatë ngasjes. Pas verifikimit, u konstatua se kjo ishte përsëritje e kundërvajtjes dhe u ndëshkua me 200 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj pezullim të patentë shoferit.

Ndërsa në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, është ndaluar:

H.K., 39-vjeçar, i cili me veturën VW Golf është kapur duke lëvizur me 100 km/h në zonën me kufizim 50 km/h. Është ndëshkuar me 200 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj pezullim të patentë shoferit.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë shoferët që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe shenjat e komunikacionit.

Continue Reading

Ferizaj

Disa pjesë të Ferizajt të shtunën sërish pa rrymë për 9 orë

Published

on

KEDS ka njoftuar se të shtunën, 22 nëntor 2025, qendra e qytetit të Ferizajt dhe disa rrugë përreth do të mbeten pa rrymë nga ora 9:00 deri në orën 18:00.

Sipas njoftimit të KEDS, shkaku i ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike është realizimi i projekteve investive.

1.

Nga TS 35/10kV Ferizaj II do të ndërpritet:

Dalja 10[kV] J12 Banka 1&2 (kodi: 40041039) nga ora 09:00 deri në ora 18:00

Vendet: MBTS Banka,TS Fatmir Rashani,TS Halil Haxhidema,TS TMK Ndërtesa,TS Koncorzium Komuna (përballë Spitalit)

Arsyeja: Projekte Investive, Konvertimi i Daljes 2 20kV!

2.

Nga TS 35/10kV Ferizaj III do të ndërpritet:

Dalja 10[kV] Ylli 2 (kodi: 40042016) nga ora 09:00 deri në ora 18:00

Vendet: Rr. Skënderbeu, rr.Sadik Tafarshiku, rr.Riza Goga, rr.12 Qershori, VIVA FRESH SH.P.K.  Xhevdet Rexhepi, rr.Agim Matoshi, rr.Imri Halili

Arsyeja: Projekte Investive, Konvertimi i Daljes 2 20kV!

Continue Reading

Ferizaj

Zjarri që përfshiu objektin afarist në Ferizaj ende aktiv

Published

on

Zjarri që përfshiu objektin afarist dhe depon e kompanisë ferizajase “Elita” ende nuk është shuar.

Ekipet e zjarrfikësve të Ferizajt dhe komunave përreth kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin dhe po vazhdojnë punën intensive për shuarjen e tij.

Në vendin e ngjarjes, njësitë policore po vazhdojnë angazhimin e tyre për menaxhimin e situatës dhe sigurinë e perimetrit ndërkaq hetimet për shkaqet e zjarrit janë duke u zhvilluar me autorizim të prokurorit të shtetit.

Sipas pronarit të biznesit, dëmet e shkaktuar nga ky zjarr kapin shifrën rreth 15 milionë euro.

Continue Reading

Trending