Connect with us

Ferizaj

Kuvendi vendos ta ndihmojë ”Stacionin e Autobusëve” në Ferizaj

Published

on

Salla e Kuvendit Komunal sot i ngjasonte një reparti  me vullnetarë për arritjen e imunitetit të tufës, kjo sepse kryesia e Kuvendit kishte vendosur që përkundër masave në fuqi për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19, seancën e sotme ta mbanin duke mos respektuar distancën e nevojshme.

“Këtu nuk ka kushte për mbajtjen e kësaj seance, nuk është distanca institucionale që kërkohet, së paku institucioni ta mbaj”, tha Burim Karameta nga LDK-ja.

Pavarësisht kësaj,  mbledhja vazhdoi. Propozimi i parë që u miratua ishte ai për ta ndihmuar ndërmarrjen “Stacioni i Autobusëve” në Ferizaj, duke subvencionuar pagat e të punësuarëve aty.

“Duke u mbështetur në rrethana që janë krijuar nga pandemia ”Stacioni i Autobusëve” nuk ka mundur të realizoj të hyra të mjaftueshme për kompensimin e të ardhurave mujore të të punësuarëve dhe e njëjta është në gjendje të rëndë financiare, prandaj ne do t’i subvencionojmë pagat mujore në vlerë prej 29 mijë euro për muajt nëntor dhe dhjetor 2020“, tha drejtoresha e Financave Sebahate Ajeti-Sadiku.

Këtu unë kam një kritikë të vogël për kryetarin, kur është bërë projekti për “Bashkimin e Qytetit” nuk është bërë studim fizibiliteti se sa do të jenë humbjet për ”Stacionin e Autobusëve”, sepse për këtë gjendje nuk është vetëm pandemia, por ka ndikuar edhe “Bashkimi i Qytetit”, tha Ekrem Mustafa nga LDK-ja.

Në këtë seancë u miratua edhe propozimi tjetër i ekzekutivit për faljen e qirave për lokalet të cilat janë në pronësi të komunës, e po ashtu në bazë të këtij vendimi lehtësira do t’u  krijohen edhe ndërtimtarëve, duke ua mundësuar që pagesat  e lejeve ndërtimore të mund t’i kryejnë me këste. Këtë propozim e kundërshtoi opozita.

“Këto biznese a kanë përfituar prej Pakos Emergjente që ka qenë gjysma e qirasë me iu mbulu, gjithashtu këto biznese a përfitojnë prej Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike? Unë këtu po i shoh disa biznese që janë mjaft të fuqishme nga ana ekonomike dhe ne realisht po iu ndihmojmë atyre që mundem me ia dalë e jo atyre që me të vërtetë kanë nevojë”, tha Dritëro Hyseni nga LVV-ja.

“Sipas deklaratave që kemi marrë nga këto biznese asnjëri nga ta nuk janë përkrahur nga Qeveria dhe ne vazhdimisht kemi thënë se ne si komunë jemi për t’i ndihmuar bizneset me ato mundësi që kemi“, tha Sebahate Ajeti, Sadiku.

Me 15 vota për dhe 14 kundër kaloi edhe propozimi që parashihte publikimin e listës së pronave të komunës në një numër prej 62 sosh, të cilat komuna pretendon që t’i jap  në shfrytëzim në vitin 2021, propozim ky që ngjalli shumë debat.

“Sa i përket kësaj liste për mua është e paqartë, ne e votojmë dhe e kalojmë, por ka parcelë 3 hektarë që këtu nuk është në listë dhe vjen një biznes kërkon 3 hektarë për të zhvilluar një biznes për interes të komunës dhe ne themi se nuk kemi se nuk na figuron në listë, ndërsa për banim individual e aprovojmë listën, kurse shumë prona të komunës që janë në interes të komunës për me u dhënë nuk ka mundësi, kjo nuk ka logjikë, ne e votojmë sa me thënë që është një listë, por kjo nuk ka logjikë, si me votu ne një listë për dhënien në shfrytëzim për biznese kur ato janë duke e shfrytëzu, nuk ka logjikë kjo”, tha Xhavit Zariqi nga AAK-ja.

”Edhe unë kërkoj që nëse ka prona që janë prona publike dhe nuk janë në këtë listë atëherë edhe ato të futen“, tha Imri Hashani nga LDK-ja.

“Është mirë me pas një logjikë së pari, nuk mundemi me thënë të gjitha pronat publike duhet me i nxjerrë me i dhënë me qira, këto janë prona që janë në dispozicion“, tha Arian Imeri nga PDK-ja.

“Komuna e Ferizajt i ka diku 5 mijë parcela që janë në pronësi të saj, këtu janë diku 62 parcela që nja 20 janë të dhëna për shfrytëzim, por në mesin e tyre ka parcela që munden me u ofru dhe me fillu procedurat, por krejt kjo pas planifikimit të dokumenteve, për secilën parcelë para dhënies do të dalë prapë në Kuvend, kjo listë është veç si listë që ka me u vazhdu çdo  vit kalendarik“, tha Sabri Murseli, drejtor i Pronës.

Në këtë seancë e cila ishte e fundit për këtë vit, ndërmarrjet publike që funksionojnë në Ferizaj  raportuan për punën e realizuar gjatë vitit 2019.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Zjarri në afërsi të fshatit Dardani rrezikon edhe grunajat

Published

on

Zjarri që sot kaploi një hapësirë kodrinore në afërsi të fshatit Dardani të Ferizajt, rrezikon edhe fushat e mbjella me grurë.

Ndihmuar nga era, kjo vatër zjarri u përhap me shpejtësi në drejtim të magjistrales Ferizaj-Gjilan.  

Në videon e dërguar nga Xhevat Sallahu, shihen edhe bujqit të cilët nën tymin e dendur, kanë nisur korrjen emergjente të grunajave që rrezikohen nga flakët

Për shuarjen e zjarrit, banorët kanë kërkuar edhe ndihmën e KFOR-i, pasi terreni i papërshtatshëm e ka vështirësuar intervenimin e njësive zjarrfikëse nga toka.

Continue Reading

Ferizaj

Dy të arrestuar në Ferizaj për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona nën dyshim për posedim të narkotikëve dhe kultivim të bimëve narkotike.

Të martën mbrëma (01.07.2025 ), gjatë bastisjes në dy lokacione në Talinoc të Muhaxhirëve, policia ka gjetur dhe konfiskuar kanabis, kokainë,metadon, municione dhe para të gatshme.

“Talinoc i Muhaxherëve, Ferizaj / 01.07.2025 – 20:40. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi që njësitet policore te të njëjtit gjatë bastisjes në dy lokacione kanë gjetur dhe konfiskuar: 1-bimë e llojit kanabis sativa, 2-qese kokainë në peshë-2.5 gr, 1-shishe metadon, 2-peshore digjitale, 1-fishekë, 3-mulli për bluarje të marihuanës, 3-qese marihuanë në peshë 10.8 gramë, 26-fara të bimës kanabis dhe para të gatshme-395 €,” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në  mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Trending