Connect with us

Ferizaj

Bytyqi e konsideron normale mungesën e ujit në rrugën ”Vëllezërit Gërvalla”

Published

on

Banorët e rrugës “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, saktësisht në vendin ku janë duke u zhvilluar punimet në projektin “Bashkimi i Qytetit”, ka disa ditë që janë duke u përballur me mungesë të ujit, për shkak të dëmtimeve që kanë ndodhur në gypin e ujit nga kompania që është duke i  kryer punimet në këtë projekt.

“Që tri herë radhazi nuk kemi ujë, një herë nuk kemi pas 48 orë, njëjtë edhe ditën tjetër kur ndodhi aksidenti këtu që humbi jetën punëtori, ndërsa edhe tani prej dje deri tani nuk kemi, besoni që  kam mbetur edhe në dush, kam hy me u pastru dhe kam mbet, është e patolerueshme me të vërtetë”, tha Fatime Zymberi, banore.

Drejtori i Infrastrukturës Arbër Bytyqi, thotë se probleme të tilla janë normale  në krahasim me  projektin madhor që është duke u realizuar.

“Këto janë normale në projekte të tilla, normalisht që gjatë punimeve kemi probleme të natyrës së tillë, aty është duke u zhvilluar projekti më i rëndësishëm i qytetit të Ferizajt dhe normalisht paraqiten telashe të tilla, aty kompania ka dëmtuar gypin e furnizmit me ujë të pijshëm dhe kjo ka qenë arsyeja që s’ka pasur ujë të pijshëm, pajisja ka qenë specifike dhe nuk ka mundur me u rregullu gjatë ditës së djeshme, mirëpo pajisja e dëmtuar ka qenë specifike, por po besoj që sot vetëm është porositur ajo pjesë dhe gjatë ditës do të rregullohet”, tha Bytyqi.

Nuk është hera e parë që punimet në projektin “Bashkimi i Qytetit” lënë pa ujë banorët e Ferizajt. Gypi kryesor i furnizmit me ujë të pijshëm ishte dëmtuar edhe në rrugën ”Madeleine Albright”  dhe afër qendrës së shitjes së IPKO-s. 

Të gjitha këto dëmtime, drejtori i Infrastrukturës  Arbër Bytyqi, tha se i faturohen punëkryesit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen dy të dyshuar për trafikim të kokainës

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim narkotikësh.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, gjatë kontrollit të disa objekteve janë gjetur dhe sekuestruar 734.4 gram substancë narkotike e llojit kokainë.

Pos drogës, policia ka sekuestruar  edhe 15.005 €, 3950 franga zvicerane, dy telefona mobil, dy vetura dhe disa gjësende tjera që lidhen me rastin.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Një valixhe e gjetur në rrugën Doganaj–Brezovicë, policia kërkon pronarin

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se në rrugën magjistrale Doganaj–Brezovicë, afër fshatit Duraj, është gjetur një valixhe e zezë që dyshohet se i ka rënë ndonjë udhëtari nga automjeti.

Sipas njoftimit të policisë, qytetari B. B. nga Kaçaniku ka raportuar se më 26 tetor, rreth orës 17:30, gjatë qarkullimit në këtë rrugë, kishte vërejtur valixhen në mes të rrugës dhe më pas e ka dorëzuar në stacionin policor në Kaçanik.

Gjatë kontrollimit të valixhes, janë gjetur disa rroba personale dhe mjete pune.

Policia ka bërë të ditur se valixhja ndodhet aktualisht në stacionin policor në Kaçanik dhe fton personin që e ka humbur të paraqitet për verifikim dhe marrje të valixhes.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një i mitur në Ferizaj për tentim vrasje

Published

on

Policia ka arrestuar një të mitur në Ferizaj për vrasje në tentativë.

I dyshuari pas një mosmarrëveshjeje kishte therur një person tjetër.

Viktima është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, kurse i i mituri i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. 

Continue Reading

Trending