Connect with us

Ferizaj

Nga vërshimet bllokohet rruga Ferizaj-Gjilan, bizneset ankohen për dëme

Published

on

Nënkalimi në fshatin Varosh  të Ferizajt është bërë i pakalueshëm, për shkak të reshjeve të shumta të shiut. Nga uji që është grumbulluar aty, disa vetura kanë mbetur në të. Për të treguar për rrezikun, aty janë vendosur edhe shirita sinjalizues.

Balton Dërguti asamblist në Kuvendin e Ferizajt, e që vjen nga kjo anë, thotë se një gjë e tillë ka qenë e ditur se do të ndodhë, meqë projekti nuk është menduar si duhet.

“Unë e kam potencuar me kohë që kur ka filluar të realizohet ky projekt, pjerrtësia që e ka nënkalimi është shumë e madhe dhe do të ketë shumë pasoja edhe gjatë dimrit për shkak të ngricave, madje nuk dihet nëse është rregulluar si duhet edhe pjesa e gypave të kanaleve atmosferike, por përveç kësaj gjendje aktuale nga të reshurat, probleme më të mëdha do të ketë edhe kur të bëhen ngricat e borës, do të ketë aksidente të shumta. Nuk e di se si e ka menduar projektuesi këtë thellësi kur këtu ka pasur mundësi që të jetë një pjerrtësi e gjatë“, tha Dërguti.

Për këtë situatë të krijuar në nënkalimin e fshatit Varosh nuk kanë munguar as kritikat e qytetarëve nëpër rrjetet sociale, duke akuzuar ekzekutivin për punime jo cilësore në këtë projekt. Ndërsa, përfaqësues të komunës arsyetohen se fatkeqësitë natyrore nuk zgjedhin vend për dëme.

“Fatkeqësia natyrore nuk zgjedh vend dhe hapësirë, nuk ka të bëjë aspak me cilësinë e punimeve të projektit, ne kemi parë gjatë këtyre ditëve në  gjithë Kosovën, por edhe në Evropë që vërshimet kanë hyrë në çdo vend, prandaj nuk mund të flasim për cilësinë e punimeve e të projekteve, por thjesht është një sasi e madhe e ujit e shkaktuar nga reshjet e pandërprera”, tha Albion Sherifi, zyrtar për media në komunën e Ferizajt.

Si pasojë e reshjeve të shiut është mbyllur edhe magjistralja Ferizaj- Gjilan, ku edhe në këtë rrugë nga grumbullim i ujit kanë mbetur të ngujuara shumë automjete si dhe janë shkaktuar dëme nëpër biznese që operojnë skaj kësaj rruge.

Banorët e kësaj ane fajësojnë qeverisjen lokale që nuk e ka zgjidhur me kohë problemin e gypave.

Që sa vite është i njëjti problem, nuk është bërë asnjë zgjidhje, nuk mundemi me shku tek lokalet që punojmë këtu, kanë mbetur veturat në mes të ujit. Ka një vit që ka shpërthyer gypi,  e kemi lajmëruar rastin por ende nuk ka asgjë”, tha Daut Ibrahimi, banor i Sojevës.

“Qysh para 9 muajve është ky problem pasi gjatë punimeve në tensionin e lartë është bërë një avari këtu, disa herë e kemi njoftuar komunën, është urdhëruar që të intervenohet, por për shkak të mosmarrëveshjeve me kompaninë, siç duket, nuk kanë ardhë, kështu që kjo është situata dhe derisa nuk sanohet kjo gjendje nuk do të ketë rehati”, tha Sylejman Syla nga fshati Sojevë.

Përveç këtyre dy zonave, gjendje e njëjtë është edhe në fshatin Koshare, Muhoc, si dhe rruga kryesore në Prelez.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Qytetarëve u vijnë mesazhe mashtruese – Policia apelon për kujdes

Published

on

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka njoftuar se ditëve të fundit, disa qytetarëve u kanë ardhur mesazhe (SMS) mashtruese kinse të dërguara në emër të Policisë së Kosovës duke pretenduar se qytetarët kanë gjoba trafiku dhe duke i ftuar ata të klikojnë në lidhje (linke) për të kryer pagesën e tyre.

Sipas Policisë, këto mesazhe janë të rreme dhe nuk janë dërguar nga institucionet e rendit dhe ligjit, pra janë mesazhe të dërguara si tentativë për mashtrim.

Policia paralajmëron qytetarët që nëse pranojnë ndonjë e-mail apo mesazh të dyshimtë, të veprojnë si në vijim:

Mos klikoni në linkun e dyshimtë;

Mos i jepni të dhëna personale apo bankare;

Mos kryeni pagesa përmes lidhjeve të dërguara me SMS;

Raportojeni rastin në stacionin më të afërt policor;

Kontaktoni bankën tuaj nëse keni ndarë të dhëna personale ose bankare;

Fshijeni menjëherë mesazhin e dyshimtë;

Qytetarët mund të raportojnë raste të tilla përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose duke telefonuar në numrin 192.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon për kujdes të shtuar ndaj mashtrimeve online dhe bashkëpunim me policinë për parandalimin e tyre.

#

Continue Reading

Ferizaj

Tërhiqet mjeti i dyshuar shpërthyes nga Lybeteni

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me njësitet e specializuara të FSK-së dhe KFOR-it  kanë identifikuar dhe tërhequr një mjet të dyshuar shpërthyes në territorin e Parkut Kombëtar të Lybetenit.

Raportimin dje e kishte bërë të një qytetar i cili ka hasur në mjetin e dyshuar përderisa kishte qenë duke mbledhur boronica.

Luboten, Parku Nacional 27.07.2026 – 12:16.

“ Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke mbledhur fruta-Boronica, në fushë ka hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes. Njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë  tërheqjen e mjetit pa incidente”, ka njoftuar Policia.

Continue Reading

Ferizaj

Brenda një jave në rajonin e Ferizajt u regjistruan 63 aksidente në trafik

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se nga data 20 deri më 26 korrik 2026 ka shqiptuar 1699 gjoba të trafikut derisa janë pezulluar edhe 36 patentë shoferë për drejtuesit e automjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në komunikacion.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 63 aksidente, prej të cilave 25 aksidente me lëndime, ku janë lënduar 36 persona ndërsa 38 aksidente tjera ishin vetëm me dëme materiale.

Continue Reading

Trending