Connect with us

Ferizaj

Mal Musa trajner i ri i klubit të xhudos ”Kastrioti”

Published

on

Në mënyrë solemne klubi i xhudos “Kastrioti” në Ferizaj ka bërë ndërrimin e trajnerëve. Agron Krasniqi i cili udhëhoqi klubin e  xhudos “Kastrioti” për 15 vite rresht, ia dorëzoi këtë detyrë trajnerit Mal Musa.

“Mendoj se 15 vite ishin mjaftueshëm sepse gjatë këtyre viteve ne fituam si klub mbi 900 medalje. Unë në këtë palestër kam filluar stërvitjet ku në muajin e ardhshëm bëhen 41 vite që kam filluar të merrem me xhudo dhe gjatë kësaj periudhe me trajnerin tim të parë Daut Dautin dhe anëtarët e tjerë si klub i xhudos kemi pasur mjaft shumë suksese, klubi ka fituar medalje para e pas lufte dhe unë jam ndër ta që kam zënë vendin e parë në turnet që janë mbajtur në ish-Jugosllavi,  kështu që rezultatet e klubit nuk kanë munguar asnjëherë”, tha Krasniqi.

Krasniqi thotë se sukseset e klubit të xhudos do të ishin shumë më të mëdha nëse do të merrnin pjesë në të gjitha garat ndërkombëtare.

“Xhudo për mua është më shumë se sport, unë këtu jam rritur pasi kam filluar në moshën 10 vjeçare dhe xhudo për mua është gjithçka. Unë jam i bindur se rezultatet do të ishin edhe më të mëdha, sepse në të gjitha turnet ndërkombëtare që kemi marrë pjesë kemi pasur shumë ftesa nga klube të ndryshme, por për shkak të regjimit të vizave ne nuk kemi mundur me marrë pjesë dhe kjo ka ndikuar në këto rezultate që janë se po të ishin kushtet rezultatet do të ishin edhe më të mëdha”, tha Krasniqi.

 Trajneri i ri i klubit të xhudos “Kastrioti”, Mal Musa, thotë se do mundohet ta ruaj statusin që gëzon ky klub ndër vite, madje edhe ta avancoj edhe më shumë.

“Unë i falënderoj që më kanë besuar këtë titull, është nder për mua kjo detyrë, besoj se do të vazhdoj ta mbajë ritmin e njëjtë të klubit, ta çoj përpara klubin,  kështu që do të mundohem të jap më të mirën”, tha Musa.

Ish-trajneri i klubit të xhudos ”Kastrioti” dhe trajneri i ri i këtij klubi, apeluan për më shumë përkrahje nga institucionet për këtë sport, pasi thanë se funksionimi i klubit me vetëfinancim është mjaft i vështirë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Qytetarëve u vijnë mesazhe mashtruese – Policia apelon për kujdes

Published

on

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka njoftuar se ditëve të fundit, disa qytetarëve u kanë ardhur mesazhe (SMS) mashtruese kinse të dërguara në emër të Policisë së Kosovës duke pretenduar se qytetarët kanë gjoba trafiku dhe duke i ftuar ata të klikojnë në lidhje (linke) për të kryer pagesën e tyre.

Sipas Policisë, këto mesazhe janë të rreme dhe nuk janë dërguar nga institucionet e rendit dhe ligjit, pra janë mesazhe të dërguara si tentativë për mashtrim.

Policia paralajmëron qytetarët që nëse pranojnë ndonjë e-mail apo mesazh të dyshimtë, të veprojnë si në vijim:

Mos klikoni në linkun e dyshimtë;

Mos i jepni të dhëna personale apo bankare;

Mos kryeni pagesa përmes lidhjeve të dërguara me SMS;

Raportojeni rastin në stacionin më të afërt policor;

Kontaktoni bankën tuaj nëse keni ndarë të dhëna personale ose bankare;

Fshijeni menjëherë mesazhin e dyshimtë;

Qytetarët mund të raportojnë raste të tilla përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose duke telefonuar në numrin 192.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon për kujdes të shtuar ndaj mashtrimeve online dhe bashkëpunim me policinë për parandalimin e tyre.

#

Continue Reading

Ferizaj

Tërhiqet mjeti i dyshuar shpërthyes nga Lybeteni

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me njësitet e specializuara të FSK-së dhe KFOR-it  kanë identifikuar dhe tërhequr një mjet të dyshuar shpërthyes në territorin e Parkut Kombëtar të Lybetenit.

Raportimin dje e kishte bërë të një qytetar i cili ka hasur në mjetin e dyshuar përderisa kishte qenë duke mbledhur boronica.

Luboten, Parku Nacional 27.07.2026 – 12:16.

“ Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke mbledhur fruta-Boronica, në fushë ka hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes. Njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë  tërheqjen e mjetit pa incidente”, ka njoftuar Policia.

Continue Reading

Ferizaj

Brenda një jave në rajonin e Ferizajt u regjistruan 63 aksidente në trafik

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se nga data 20 deri më 26 korrik 2026 ka shqiptuar 1699 gjoba të trafikut derisa janë pezulluar edhe 36 patentë shoferë për drejtuesit e automjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në komunikacion.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 63 aksidente, prej të cilave 25 aksidente me lëndime, ku janë lënduar 36 persona ndërsa 38 aksidente tjera ishin vetëm me dëme materiale.

Continue Reading

Trending