Connect with us

Ferizaj

Dënohen me burg dy të akuzuarit për krime lufte në Nerodime të Epërme

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur fajtorë Z.K dhe D.Sh. të akuzuar për krime lufte ndaj popullatës civile në vitin 1999 në fshatin Nerodime e Epërme të Ferizajt.  Personi me inicialet Z.K. u dënua me 14 vite e 6 muaj burgim, kurse D.Sh. është dënuar me 7 vjet burgim.

Sipas aktakuzës së përpiluar më 30 dhjetor 2019, i akuzuari Z. K., më 26 mars 1999 rreth orës 22:00 në fshatin Nerodime e Epërme, komuna e Ferizajt, ka marrë pjesë direkt në sulmin e popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar, konkretisht familjes N. që nuk kanë marrë pjesë aktive në konflikt të armatosur. I pandehuri në bashkëveprim me kryerës të tjerë, ka marrë pjesë në shkatërrimin e paligjshëm dhe qëllimshëm të pasurisë së kësaj familje, djegien e shtëpive, kafshëve, ushqimin e kafshëve dhe gjithë pasurinë që gjendej në oborr, pasuri kjo që nuk justifikohej me nevoja ushtarake. Tutje, thuhet se i pandehuri ka marrë pjesë në marrjen peng të katër personave të kësaj familje, i cili duke vepruar në bashkëveprim me kryerës tjerë, fillimisht i ka ndarë nga pjesëtarë tjerë të familjes, personat O. N, B. N., A. N. dhe B. N., tani të ndjerë. Pas marrjes të tyre, thelbësisht ka kontribuar në trajtimin mizor të tyre, duke i maltretuar, torturuar, gjymtuar dhe përfundimisht vrarë me armë zjarri, kufomat e të cilëve me qëllim të fshehjes së krimit i kanë hedhur përskaj rrugës magjistrale Prishtinë – Ferizaj, konkretisht në fshatin Babush.

Kurse, i pandehuri D. Sh., sipas aktakuzës, më 1 prill 1999, në cilësinë e inspektorit policor, i armatosur me armë automatike, me qëllim të përdhosjes, poshtërimit dhe trajtimit nënçmues të trupave të pajetë, viktimave O. N., B. N., A. N. dhe I. R., ka urdhëruar që trupat e tyre të varrosen pa dinjitet dhe në kundërshtim me rregullat e luftës të përcaktuara me të drejtën humanitare ndërkombëtare.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Qendra e Ferizajt tashmë 8 orë pa energji elektrike, KEDS konfirmon djegien e kabllove

Published

on

Qendra e Ferizajt ka hyrë në orën e tetë pa furnizim me energji elektrike. Ndërprerja ka nisur rreth orës 12:00 dhe po vazhdon ende.

Sipas njoftimit të fundit nga KEDS, për shkak të mbingarkesës janë djegur kabllot e transformatorit në qytetin e Ferizajt, çka ka shkaktuar ndërprerjen e energjisë.

Linjat e prekura nga ky defekt janë linja unazore 35 kV Ferizaj 3 – Ferizaj 2, si dhe linjat 10 kV: Banka 1, Banka 2, Banka 3, Ujëvara dhe Kazerma Ferizaj.

Nga KEDS bëhet e ditur se ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë intensivisht në sanimin e dëmit, me qëllim të rikthimit të energjisë elektrike sa më parë. Ende nuk është dhënë një afat i saktë se kur pritet normalizimi i furnizimit.

Continue Reading

Ferizaj

Qendra e Ferizajt mbi 4 orë pa energji elektrike

Published

on

Qendra e Ferizajt ka mbi 4 orë që është pa energji elektrike, ndërprerje kjo që ka nisur rreth orës 12:00. Sipas njoftimit online të publikuar nga KESCO, arsyeja e ndaljes së energjisë elektrike është një defekt teknik i tipit “Phase to Earth short circuit”.

Sipas informacioneve në terren, pa energji elektrike kanë mbetur disa nga rrugët kryesore të qendrës së qytetit, përfshirë rrugën Dëshmorët e Kombit, rrugën Ramadan Rexhepi dhe rrugën 12 Qershori.

Deri më tani nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga KESCO se kur pritet të rikthehet furnizimi me energji elektrike.

Njoftimi në aplikacionin “E-KESCO”

Continue Reading

Ferizaj

Plagoset me armë zjarri një person në Ferizaj

Published

on

Një person ka mbetur i plagosur në Ferizaj, pasi është qëlluar me armë zjarri nga një person, i cili është në arrati.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të dielën mbrëma, më 21.12.2025, rreth orës 23:43.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar tre gëzhoja, ndërsa viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.  

I dyshuari që është në arrati është i njohur për organet e rendit dhe po kërkohet nga njësitë policore.

Prokurori i rastit ka urdhëruar fillimin e hetimeve për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Continue Reading

Trending