Connect with us

Ferizaj

Me ”Kafenë e Miqësisë” shënohet 24 marsi në Ferizaj

Published

on

Rrjeti i organizatave joqeveritare “AVONET” edhe këtë vit bëri bashkë përfaqësuesit e institucioneve në Ferizaj për të pirë ”Kafenë e Miqësisë dhe Falënderimit”  në shenjë përkujtimi për  bombardimet e  NATO-s mbi caqet serbe.

Drejtori i “AVONET”-ti Kenan Gashi, tha se kjo datë është e pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.

“AVONET-i këtë ditë e ka shënuar që sa vite dhe këtë ditë e kemi quajtur ditë të kafesë së miqësisë dhe falënderimeve ndaj forcave të NATO-s dhe të gjitha institucionet që kanë qenë duke kontribuar në ndërtimin e shtetit. Kjo ditë është ditë historike për Kosovën pasi shpresa e vetme e jona ka qenë të presim këtë ditë”, tha Gashi.

Ndërsa, kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, shprehu mirënjohje për të rënët për liri dhe për SHBA-të.

“Është kënaqësi që kemi këtu edhe veteranë të UÇK-së dhe që praktikisht më 24 mars ishte bashkim forcash për të bërë atë që ishte e munguar, liria, përpjekjet nuk kishin munguar asnjëherë për lirinë, por duhej bashkim forcash dhe pikërisht ishte UÇK-ja, ishin dëshmorët e invalidët që e  kthyen vëmendjen e gjithë globit për të bërë këtë bashkim forcash që të arrihej liria, prandaj sot ne falenderojmë SHBA-të dhe jemi të bekuar për këtë miqësi që e kemi me ta”, tha Aliu.

Ky organizim i AVONET-it iu pëlqeu edhe përfaqësuesve të KFOR-it amerikan, të cilëve iu ndanë mirënjohje nga nikoqiri i këtij takimi.

“Dua të falënderoj të gjithë për bashkëpunimin e deritanishëm që e kemi pasur, faleminderit edhe për këtë aktivitet të sotëm“, tha Casidy Hoëard, rreshter amerikan.

Më 24 mars të vitit 1999, me urdhër të ish-Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Havier Solana,  kanë filluar sulmet ajrore të forcave të NATO-s kundër caqeve serbe në Kosovë dhe në Serbi.

Pas 78 ditësh të bombardimeve të NATO-s, Sllobodan Millosheviqi, atëbotë president i Serbisë, është dorëzuar në qershorin e vitit 1999 dhe ka pranuar Marrëveshjen e Kumanovës, ndërsa më 10 qershor, Këshilli i Sigurimit ka miratuar Rezolutën 1244, përmes së cilës ka vendosur administratën e përkohshme të OKB-së në Kosovë dhe ka fuqizuar praninë ushtarake të KFOR-it.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Ferizaj

Gjendet në Tiranë 80 vjeçari nga Ferizaj i raportuar i zhdukur që nga 17 gushti

Published

on

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njoftoi se 80-vjeçari Hamëz Ismali nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 17 gushti, është gjetur në Tiranë.

Ismaili aktualisht është në trajtim mjekësor në spitalin e Tiranës.

Gjetja e tij u bë e mundur falë kërkimeve intensive dhe bashkëpunimit të Shoqatës për Kërkim Shpëtim me policinë e Kosovës, atë të Shqipërisë, qytetarëve dhe ekipeve të angazhuara në këtë operacion.

Familjarët e Ismailit kishin bërë thirrje publike qytetarëve për informacion për vendndodhjen e tij, pasi për herë të fundit ishte parë më 18 gusht në Stacionin e Autobusëve në Tiranë, ku kishte mbërritur me një kompani transportuese nga Kosova.  

“Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njofton se, pas kërkimeve intensive së bashku me Policinë e Kosovës dhe angazhimit të ekipeve, është bërë e mundur gjetja e z. Hamëz Ismali, 80 vjeç, nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i humbur që nga data 17 gusht.

Z. Hamëz është gjetur në Tiranë, ku aktualisht po merr trajtim në spital.

Shpresojmë që gjendja e tij të përmirësohet sa më shpejt dhe që së shpejti të rikthehet pranë familjes dhe në shtëpinë e tij. Falënderojmë Policinë e Kosovës, Policinë e Shqipërisë, si dhe të gjithë qytetarët, institucionet dhe personat e tjerë që kontribuuan dhe ndihmuan në gjetjen e z. Hamëz”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtim.

#

Continue Reading

Trending