Connect with us

Ferizaj

Bizneset dhe banorët e Prelezit protestojnë për shkak të problemeve me rrymë

Published

on

Banorë dhe përfaqësues biznesesh nga fshati Prelez i Jerlive, protestuan para Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS) në Ferizaj.

Energjia e dobët elektrike që po u distribuohet atyre, po ua prishë makineritë dhe po ua pamundëson punën në mënyrë të rregullt.

Ata kërkuan një trafo që të mos dëmtohen nga energjia e dobët elektrike.

Përparim Bega, pronar i kompanisë “Bega” në Prelez, tregon se problemet me energjinë elektrike në këtë fshat kanë filluar qysh para pesë vjetësh. Mirëpo, pavarësisht ankesave, Bega thotë se nuk po përfillen.

“Të gjithë jemi me stabilizatorë të rrymës. Kemi bërë ankesa shumë herë dhe nuk na kanë marrë parasysh kurrë. Jemi mundu ta bëjmë një protestë që ta bëjmë një zgjidhje. Kemi bërë edhe ankesë e peticion  20 biznese. Zgjidhje për ne është të na sjellin një trafo, jemi diku 25 biznese. Kemi pasur probleme, nuk kemi mund me i ndezë kompjuterët. Nëse nuk i ndezim nuk mundemi me shit, por as me tatimu mallin”, tha Përparim Bega.

20 kompanitë që protestuan sot, kanë dorëzuar edhe një peticion me shkrim në KEDS. Ata thonë se nëse kërkesat e tyre vazhdojnë të mos merren parasysh, javën tjetër përsëri do të organizojnë protestë.

Skender Azemi, banor i Prelezit thotë se përveç tensionit të ulët, probleme kanë edhe me shtyllat elektrike.

Shpresa për zgjidhjen e problemit u rrit gjatë zhvillimit të protestës, kur protestuesit u ftuan në takim me zyrtarë të KEDS. Por takimi nuk doli të jetë i frytshëm.

Përfaqësuesi i protestuesve në takim, Imri Azemi, tregon se u takuan me një zyrtar të KEDS-it, por prapëseprapë kërkesa e tyre për trafo nuk u plotësua.

“Ne ishim, biseduam me zëvendësin, jo me kryesorin. Unë tha nuk mundem me bë asgjë, duhet me e shqyrtu edhe kaq punë na mbetë me të. Ne kemi me vazhdu protestën deri në fund”, tha Imri Azemi.

Televizioni Tema tentoi të marrë një deklaratë edhe nga zyrtari i KEDS-it në Ferizaj, i cili i priti në takim protestuesit, por ai nuk pranoi të deklarohet para kamerës.

Ndërkaq, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala në një përgjigjie me shkrim për Tv Tema, thotë se nuk bëhet fjalë për biznese, por vetëm për 2 apo 3 konsumatorë që janë ankuar sot. Buzhala thotë se nuk kanë pasur më parë ankesa nga ta, por megjithatë KEDS-i do të inspektojë gjendjen dhe në bazë të konstatimit nga terreni do të procesojë tutje.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohen tre të dyshuar për hajni në disa markete të Ferizajt

Published

on

Policia e Ferizajt ka arrestuar tre persona nën dyshimet se kanë kryer vjedhje në disa markete të Ferizajt.

Bëhet fjalë për katër raste të ndara vjedhjeje dhe atë në një shitore në rrugën “Brahim Ademi”, “Vëllezërit Gërvalla”, “Rexhep Bislimi”, si dhe në një shitore në fshatin Koshare.

Sipas policisë, pas një pune intensive hetimore në terren dhe analizimit të video-incizimeve, njësia e hetimeve në Ferizaj ka arritur të identifikojë dhe arrestojë kryesit e dyshuar të këtyre veprave penale. Në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar  B.R. (61 vjeç), B.V. (44 vjeç) dhe K.R. (35 vjeç).

Vlera e produkteve të vjedhura është rreth 2,000 euro.

“Nga hetimet e deritanishme dyshohet se të njëjtit kanë përdorur një veturë Audi A3 me targa vendore dhe se kanë vepruar në data të ndryshme gjatë muajit nëntor 2025 në territorin e Ferizajt. Po ashtu, ekzistojnë dyshime të bazuara se të dyshuarit mund të jenë të përfshirë edhe në raste të tjera vjedhjeje, për të cilat hetimet janë duke vazhduar.

Pas intervistimit nga policët hetues dhe me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet mes tjerash në njoftimin e policisë.

#

Continue Reading

Ferizaj

Kosova goditet nga tërmeti 3.1 ballësh, epiqendra në afërsi të Kllokotit

Published

on

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në mëngjes në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 11 kilometra në verilindje të Ferizajt dhe 9 kilometra në jug të Gjilanit, në zonën Viti-Gjilan në afërsi të Kllokotit.

Sipas të dhënave sizmologjike të Qendrës Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundja ka ndodhur më 15 dhjetor, rreth orës 07:20 sipas kohës lokale derisa tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 9 kilometrash.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon mbi 4.6 kg kokainë dhe arreston katër të dyshuar

Published

on

Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) në Ferizaj, ka arrestuar katër persona derisa edhe dy të tjerë janë në kërkim, të dyshuar për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë realizimi të aksionit janë konfiskuar 4.62 kilogramë të substancës që dyshohet të jetë kokainë, një pistoletë me 14 fishekë, celularë, para në valuta të ndryshme dhe disa mjete motorike.

Në njoftimin e policisë thuhet se të arrestuar janë A.L., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1973), M.B., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1971), A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1997) dhe A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1993).

Të dyshuarit, pas intervistimit me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

#

Continue Reading

Trending