Connect with us

Ferizaj

Shkollat profesionale mundësi e mirë për punësim

Published

on

Megjithë mundesitë e mira që ofrojnë shkollat profesionale në Ferizaj, ato nuk pëlqehen fort nga nxënësit e këtushëm.

Për çdo vit shkolla e Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Zenel Hajdini dhe shkolla e mesme teknike “Pjetër Bogdani” regjistrojnë numër të vogël të nxënësve, për shkak të interesimit të ulët të nxënësve për të vazhduar shkollimin e mesëm aty.

Abdullah Imeri, drejtor i shkollës së mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë, tregon se çdo vit i vizitojnë shkollat fillore të Ferizajt në mënyrë që t’i njoftojnë nxënësit për drejtimet që i ofron kjo shkollë.

“Si shkollë i kemi gati të gjitha kushtet që të përgatisim një nxënës për treg të punës. Në shkollë i kemi nëntë kabinete, nëntë punëtori ku kryhet pjesa më e madhe e punës praktike, ndërsa pjesa tjetër kryhet me bizneset. Ne i kemi diku 80 kontrata me biznese të Ferizajt. Pavarësisht se a e duam apo nuk e duam një profesion është shkolla që sipas statistikave që i kemi, më së paku kemi nxënës që i qesim rrugëve. Nxënësit tanë janë kryesisht të punësuar, nuk është për me u injoru që një nxënës pas shkollës së mesme e siguron një vend të punës në kohën kur të gjithë ankohen se nuk ka punë”, tha Abdullah Imeri, drejtor i shkollës së mesme “Zenel Hajdini”.

Edhe Isuf Çalaj, Drejtor i Shkollës së Mesme Teknike “Pjetër Bogdani” tregon se çalojnë në numrin e nxënësve, e që sipas tij po mungon vetëdijësimi i nxënësve rreth përgatitjes që ofron kjo shkollë për tregun e punës por edhe për studime të mëtejme.

“Pjesa bazike e praktikës profesionale kryhet në bazat prodhuese të shkollës ku nxënësit tanë bukur mirë përgatiten për tregun e punës. Shpesh na ka rënë të dëgjojmë nga kompanitë që nxënësit e shkollave profesionale nuk janë shumë të përgatitur. Problemi është që është numri shumë i vogël dhe nuk mund ta mbulojnë krejt industrinë e Ferizajt. Vetëm ndërtimtaria ku në çdo tri vite i kemi nga 15 nxënës, e me ndërtimtarinë sot në Ferizaj këta 15 nxënës nuk mund ta mbulojnë tregun e Ferizajt në këtë lëmi, prandaj kompanitë detyrohen të kenë nxënës të drejtimeve të ndryshme. Ne i vizitojmë kompanitë dhe i marrim shënimet për nxënësit tanë që e kanë kry shkollimin e mesëm. Mbi 70-90% të nxënësve që kryejnë profilet në ngrohje, klimatizim, saldim, instalues elektrik, auto mekanik, janë nxënës të cilët të gjithë punojnë, pjesa dërmuese janë sipërmarrës që i kanë hapur kompanitë e veta”, tha Isuf Çalaj, drejtor i shkollës teknike “Pjetër Bogdani”.

Për dallim nga shkolla Teknike dhe ajo e Agrobiznesit, interesim më të madh të nxënësve për regjistrim ka në Qendrën e Kompetencës në Ferizaj.

Drejtori i kësaj qendre Bashkim Hyseni, tregon se pavarësisht kërkesave të mëdha kjo qendër e ka numrin e kufizuar të nxënësve për regjistrim, ku mund t’i marrin vetëm 140 deri në 150 në vit.

“Ofron mundësi shumë të mira për të gjithë nxënësit për shkak se është shumë e pajisur. Ka asete të jashtëzakonshme brenda shkollës sa i përket pajisjeve, kabineteve. Çdo profil dhe çdo drejtim shëndetësor nxënësit kanë mundësi të bëjnë përgatitjet e duhura kabinetike. Kemi bashkëpunim me të gjitha organizatat dhe kompanitë që ofrojnë shërbimet që i kemi ne dhe bëjnë mësimin praktik“, u shpreh Bashkim Hyseni, drejtor i Qendrës së Kompetencës.

Edhe nxënësit e këtyre shkollave japin përvojën e tyre dhe prespektivën sa u përket shkollave profesionale.

“Zakonisht brenda në laborator i përgatisim format farmaceutike që na nevojiten edhe në barnatore. Ne mundemi me punu edhe në industri farmaceutike ku na duhet me e ditë se si krijohen barnat”, tha Ema Zejnullahu, nxënëse në Qendrën e Kompetencës.

 “Përgatitemi për konstruktim, patrona,  por edhe qepjen e mësojmë këtu. Kemi kabinetin ku praktikën e vijojmë në shkollë, por edhe tek dizajnerë të ndryshëm”, theksoi Verda Dushkaja, nxënëse në drejtimin dizajn i modës në shkollën “Zenel Hajdini”.

“Kemi përgatitje të qëndrueshme, edhe praktikën e bëjmë në laboratorin e mekatronikës “, tha Elton Ivaja nxënës i mekatronikës në shkollën “Pjetër Bogdani”.

Përveç këtyre shkollave, Ferizaj ka edhe Gjimnazin e Shkencave Natyrore  dhe atë Gjuhësore, shkollën e mesme të Mjeksisë, atë të Muzikës dhe Ekonomisë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Ferizaj

Gjendet në Tiranë 80 vjeçari nga Ferizaj i raportuar i zhdukur që nga 17 gushti

Published

on

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njoftoi se 80-vjeçari Hamëz Ismali nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 17 gushti, është gjetur në Tiranë.

Ismaili aktualisht është në trajtim mjekësor në spitalin e Tiranës.

Gjetja e tij u bë e mundur falë kërkimeve intensive dhe bashkëpunimit të Shoqatës për Kërkim Shpëtim me policinë e Kosovës, atë të Shqipërisë, qytetarëve dhe ekipeve të angazhuara në këtë operacion.

Familjarët e Ismailit kishin bërë thirrje publike qytetarëve për informacion për vendndodhjen e tij, pasi për herë të fundit ishte parë më 18 gusht në Stacionin e Autobusëve në Tiranë, ku kishte mbërritur me një kompani transportuese nga Kosova.  

“Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njofton se, pas kërkimeve intensive së bashku me Policinë e Kosovës dhe angazhimit të ekipeve, është bërë e mundur gjetja e z. Hamëz Ismali, 80 vjeç, nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i humbur që nga data 17 gusht.

Z. Hamëz është gjetur në Tiranë, ku aktualisht po merr trajtim në spital.

Shpresojmë që gjendja e tij të përmirësohet sa më shpejt dhe që së shpejti të rikthehet pranë familjes dhe në shtëpinë e tij. Falënderojmë Policinë e Kosovës, Policinë e Shqipërisë, si dhe të gjithë qytetarët, institucionet dhe personat e tjerë që kontribuuan dhe ndihmuan në gjetjen e z. Hamëz”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtim.

#

Continue Reading

Trending