Connect with us

Ferizaj

Pensionohet mësimdhënësi e shkencëtari shembullor – prof. Gani Xhemajli

Published

on

Sot në ambientet e SHFMU “Jeronim De Rada”, kolegët dhe familjarët janë mbledhur në festë për t’ia uruar ditëlindjen e 65-të profesorit të mirënjohur të fizikës – Gani Xhemajli nga Ferizaj, në ditën e cila simbolizon edhe përmbylljen e karrierës së tij mbi 45 vjeçare si mësimdhënës i  fizikës në këtë shkollë.

      Profesori Gani Xhemajli ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin e mësimdhënies së teorisë së fizikës përmes eksperimentit praktik, duke e nxitur mendimin kritik dhe analitik tek nxënësit ndër shumë gjenerata.

Profesori Gani Xhemajli me mjete didaktike vetanake për zhvillim të eksperimentit nga elektromagnetika

     Për punën e tij shumëvjeçare, profesori Gani Xhemajli ka pranuar shumë mirënjohje nga organizata dhe prindër, ndërsa falë seriozitetit të tij në punë dhe përkushtimit për zhvillimin e lëndës së fizikës, shkolla “Jeronim De Rada” e Ferizajt ka arritur të përfitojë vende të para në gara, disa grante dhe një kabinet të fizikës nga donatorë të huaj.

     Gjatë këtij muaji, para ditëlindjes së 65-të,  profesorin Gani e kanë vizituar e falenderuar edhe nga largësia shumë ish-nxënës të tij, të cilët sot udhëheqin kompani të ndryshme nëpër botë ose që e studiojnë shkencën nëpër universitetet europiane dhe amerikane me renome. Gjatë karrierës së tij të bujshme profesionale, fizikani Ferizajas është shquar për organizmin e kuizit tradicional të fizikës, i cili është transmetuar edhe në televizion. Ndërsa gjatë fazës së mësimit online, profesori Gani ka improvizur klasën e fizikës në shtëpinë e tij, për të prodhuar orët më atraktive të fizikës eksperimentale online në Kosovë e më gjerë.

Profesori Gani tek rafti i kabinetit të fizikës

Redaksia e TV TEMA e falenderon profesorin Gani Xhemajli për kontributin e tij dhënë edukimit kualitativ të brezave të ri, i urojmë shëndet të mirë dhe vazhdim të karrierës së shkencëtarit, për të cilin ky qytet dhe vend ka ende nevojë. Urime profesor!

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Premiera e dramës“Kush është Silvia?” shfaqet të premten në Teatrin e Gjilanit

Published

on

Shfaqja teatrore “Kush është Silvia?” do të ketë premierën këtë të premte, më 15 maj 2026, nga ora 20:00 në Teatrin e Qytetit në Gjilan.

Shfaqja është realizuar sipas dramës “The Goat, or Who is Sylvia?” të autorit Edward Albee,ndërsa përshtatjen dhe dramaturgjinë e ka bërë Fjona Hyseni.

Regjinë e shfaqjes e ka bërë regjisori ferizajas Fatmir Hyseni kurse në role paraqiten Dardane Mehmeti, Kushtrim Qerimi, Xhelal Haliti dhe Valentin Mehmeti.

Organizatorët kanë njoftuar se, përveç premierës së sotme, publiku do të ketë mundësi ta ndjekë edhe reprizën e shfaqjes të shtunën, nga ora 20:00.

Projekti është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ndërsa në realizim kanë ndihmuar edhe Teatri i Qytetit në Gjilan dhe Teatri Adriana i Ferizajt.

Continue Reading

Ferizaj

Një muaj paraburgim të dyshuarve për mashtrim me kriptovaluta në Ferizaj

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën prej një muaj paraburgim kundër të pandehurve A.L. dhe R.J. që dyshohen për veprën penale të mashtrimit

Në njoftimin e gjykatës bëhet e ditur se vendimi për masën e paraburgimit u morr gjyqtarja e procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal, Alba Makolli pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës.

“Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 17 prill 2026, në një rrugë në Ferizaj, të pandehurit, me dashje dhe në bashkëveprim së bashku edhe me të pandehurin V.N., i cili gjendet në arrati, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve dhe duke përdor emra të rreme (A. dhe B.), i vënë në lajthim të dëmtuarit E.F., A.F., dhe Rr.K., duke u paraqitur se posedojnë kriptovaluta të llojit USDT, dhe se do t’ua transferonin përmes portofolit digjital “wallet”,  ashtu që për realizmin e kësaj skeme fillimisht sigurojnë një lokal me qira dhe caktojnë takim me të dëmtuarit, dhe në lokal arrijnë që të njëjtëve t’ua marrin shumën e të hollave prej 12,000.00 Euro, të cilat të holla sipas planit paraprak, i fusin në një çantë me ngjyrë të gjelbert, i vendosin në një dollap brenda lokalit, në të cilin paraprakisht kishin hapur një vrimë nga pjesa e pasme, përmes së cilës i marrin të hollat pa dijeninë e të dëmtuarve, dhe më pas largohen në drejtim të panjohur, me ç’rast pas veprimeve operative arrihet të zbulohet se të pandehurit përsëri do të vepronin skemën e njëjtë në një rrugë në Kaçanik, duke marr një lokal me qera dhe duke caktuar takimin në atë lokal, ashtu që pas reagimit të hetuesve policor arrihen që të njëjtit të arrestohen në vend ngjarje, ndërsa i pandehuri V.N., arrin të arratiset”, thuhet mes tjerash në njoftimim e gjykatës.

#

Continue Reading

Ferizaj

Vdekja e foshnjës në Ferizaj: Rasti po hetohet si “vrasje e foshnjës gjatë lindjes”

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se kanë nisur hetimet për rastin e cilësuar si “vrasje e foshnjës gjatë lindjes” që ka ndodhur të martën mbrëma, kur një paciente kishte lindur foshnjën e saj në tualetin e Emergjencës në Ferizaj.

Spitali i Ferizajt, përmes një komunikate ka njoftuar se pacientja është paraqitur në spital me ankesa për obstipacion (kapsllëk) dhe, në një moment, ka hyrë në tualet duke e mbyllur derën.

“Pas insistimit dhe presionit nga stafi mjekësor, të cilët kishin dëgjuar zërin e një foshnjeje, dera është hapur. Nëna kishte prerë kordonin umbilikal të foshnjës dhe e kishte hedhur atë në koshin e mbeturinave, në gjendje të rëndë dhe hipotermike.

Menjëherë janë ndërmarrë masat emergjente për trajtimin e nënës dhe foshnjës, të cilat janë transferuar në repartet e Gjinekologjisë dhe Neonatologjisë. Ekipi multidisiplinar, me përfshirjen edhe të anesteziologut, ka filluar menjëherë të gjitha procedurat reanimatore.

Sapo është konstatuar rasti, stafi shëndetësor ka njoftuar organet kompetente, përkatësisht Policinë e Kosovës.

Foshnja është pranuar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme reanimatore nga ekipi multidisiplinar i spitalit. Pavarësisht përpjekjeve maksimale dhe trajtimit intensiv nga personeli mjekësor, foshnja ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Më tej,  Spitali i Përgjithshëm i Ferizajt bëri të ditur se është duke bashkëpunuar plotësisht me organet e drejtësisë dhe institucionet kompetente për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Në raportin e Policisë thuhet se “Me vendim të prokurorit, foshnja është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, për procedura të mëtejshme hetimore, derisa e dyshuara ndodhet në spitalin e Gjinekologjisë, Ferizaj, për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.”

#

Continue Reading

Trending