KFOR-i Britanik mbetet të paktën deri më 2023

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar vazhdon me përkushtimin e saj për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë, duke e vazhduar prezencën e trupave të saj në kuadër të forcës paqëruajtëse KFOR, të pakën deri më 2023. Në komunikatën e Londrës ndër të tjera thuhet:

” Trupat e Mbretërisë së Bashkuar do të vazhdojnë të kontribuojnë në misionin e NATO-s në Kosovë (KFOR) së paku deri në vitin 2023. Prania e vazhdueshme e personelit të Ushtrisë Britanike në forcën e NATO-s, e cila për më shumë se dy dekada ka ndihmuar në ruajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurt në Kosovë, sinjalizon angazhimin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar për operacionet e NATO-s dhe rajonin e gjerë të Ballkanit Perëndimor.

Ministri Britanik i Mbrojtjes Ben Wallace sot ka deklaruar:

“NATO është themeli i sigurisë së Mbretërisë së Bashkuar, dhe do të mbetet kështu për arsye se Forcat tona të Armatosura janë gjithmonë duke mbrojtur paqen krah për krah me partnerët tanë. Zgjatja e angazhimit tonë në KFOR, thekson angazhimin tonë të palëkundur ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor, ku NATO ka ndihmuar në sigurimin e stabilitetit për më shumë se dy dekada.”