Connect with us

Ferizaj

Droni i policisë i lë 20 ferizajas pa patentë shoferi

Published

on

Në kuadër të fushatës për parandalimin e aksidenteve në trafik, ditë më parë, Policia e Kosovës ka filluar kontrollimin e komunikacionit nga ajri.
Per efektet e vëzhgimit me dron, zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli tha se ato po vërehen menjëherë.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, që nga e hëna ka filluar me dronin të bëjë kontrollimin e komunikacionit nga kundërvajtësit e ndryshëm. Efektet janë që nga fillimi sepse u shtua kujdesi i ngasësve në komunikacion ngaqë ka qenë edhe publike kur ka fillu nga Prishtina edhe tek rajonet tjera.”
Veseli tutje tregon se nga fillimi i aktivitetit me dron janë ulur aksidentet, kurse janë shtuar tiketat e trafikut dhe konfiskimet e patent shoferëve.
“Nga e hëna veçse janë ulur edhe numri i aksidenteve, ku deri më tani janë 11 aksidente, gjashtë me lëndime trupore dhe pesë me dëme materiale. Janë shtuar edhe gjobat ku nga e hëdha deri dje janë shqiptuar 502 gjoba në komunikacion. Janë konfiskuar edhe 20 patentë shoferë nga drejtuesit që kanë shqiptuar kundërvajtje në vijë të plotë”.

Policia e Kosovës apelon tek qytetarët që të kenë kujdes në komunikacion rrugor dhe të respektohen shenjat e komunikacionit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Siguria juaj fillon me zgjedhjen e duhur të sigurimit

Published

on

Në jetën e përditshme përballemi me situata të papritura – në rrugë, gjatë udhëtimeve, në punë apo edhe në shtëpi. Pikërisht për këtë arsye, sigurimi është një nga investimet më të mençura që mund të bëni për veten, familjen dhe biznesin tuaj.

Selim Shabani B.I., bashkëpunëtori kompanisë së sigurimeve PRISIG, ofron zgjidhje profesionale dhe të besueshme për të gjithë ata që kërkojnë siguri, stabilitet dhe mbrojtje financiare në çdo situatë.

Me një qasje të drejtpërdrejtë dhe këshillim profesional, ai ju ndihmon të zgjidhni paketën e sigurimit që i përshtatet më së miri nevojave tuaja – duke ju kursyer kohë dhe duke ju ofruar mbrojtje të plotë.

Shërbime të plota sigurimi për individë dhe biznese

Nëpërmjet bashkëpunimit me PRISIG, ofrohen një gamë e gjerë sigurimesh:Klientët mund të përfitojnë nga një gamë e gjerë shërbimesh sigurimi, duke përfshirë:

•  Sigurim i shëndetit në udhëtim – për udhëtime të sigurta jashtë vendit

•   Sigurim shëndetësor – kujdes dhe mbrojtje për shëndetin tuaj

•   Sigurim i personave nga aksidentet – mbështetje financiare në rast të aksidenteve të papritura

•   Sigurim TPL & TPL+  – sigurim i detyrueshëm dhe i zgjeruar për automjete

•  Sigurim Kasko i automjeteve – mbrojtje e plotë për veturën tuaj

•  Sigurim i pronës, banesës dhe shtëpisë – siguri për pronën dhe familjen tuaj

•  Sigurim i ofertës (tenderit) – për kompani që marrin pjesë në tenderë

•   Sigurim i kontratës (ekzekutimit) – garanci për realizimin e kontratave

Qasja profesionale, këshillimi i drejtë dhe shërbimi i shpejtë janë vlerat që e bëjnë Selim Shabanin një partner të besueshëm për çdo klient.

Për informata shtesë ose për të zgjedhur sigurimin që i përshtatet më së miri nevojave tuaja, mund të kontaktoni:

Selim Shabani B.I.

Bashkëpunëtor i kompanisë së sigurimeve PRISIG

Tel: +383 49 172 170

E-mail: selimshabani@prisig-ks.com

Adresa: Rr. “Tahir Sinani” 89, Ferizaj

  • * Artikull i sponsorizuar

Continue Reading

Ferizaj

Valon Aliu dënohet me 24 vjet burgim për vrasjen e ish-bashkëshortes Erona Cokli

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 24 vjet burgim, Valon Aliun, i cili u shpall fajtor për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Erona Coklit.

Ajo u vra nga i pandehuri Aliu me tre plumba, më 12 prill të vitit 2024, brenda Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj.

Në njoftimin e gjykatës thuhet se i pandehuri Valon Aliu është gjetur fajtor dhe është dënuar me 22 vite burgim për veprën penale “Vrasje e Rëndë”,  një (1) vit për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”  si dhe dy (2) vite për veprën penale kanosja.

Të pandehurit për tri vepra penale, gjykata i shqiptoi dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej njëzet e katër (24) vite, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 12 prill 2024.

#

Continue Reading

Ferizaj

Apel për ndihmë për rindërtim të shtëpisë së djegur

Published

on

Skender Maloku nga fshati Kosinë i Ferizajt, bën apel për ndihmë financiare ose materiale për rindërtimin e shtëpisë së tij, e cila tërësisht u kaplua nga zjarri më 31 mars 2026.

Qytetarët dhe bizneset vullnetmirë mund ta kontaktojnë familjen e dëmtuar në numrin e telefonit 044 556 823.

Continue Reading

Trending