Connect with us

Ferizaj

U mbajt dëgjimi i parë publik për vitin 2021

Published

on

Sot në sallën e Kuvendit Komunal u mbajt dëgjimi i parë publik i Komunës së Ferizajt për vitin 2021, ku qytetarë të Ferizajt dhe kryetarë fshatrash parashtruan pyetje dhe kërkesa të drejtuara ekzekutivit lokal.

 Fehmi Ademi, një qytetar i ferizajt pjesëmarrës në takim u ankua se  pensionistët kanë mbetur pa objektin e tyre si pikëtakim i njerëzve në moshë: “Duhet të ndërtohet sa më parë shtëpia e pensionerëve, ku e dimë se shtëpia e vjetër është rrënuar kohë më parë dhe ata janë në kushte të vështira për ta kaluar kohën”.

Sadik Qerimi, kryetar i fshatit Koshare kërkoi që në këte fshat të ndërtohet një qendër e mjekësisë familjare : “Për fshatin tim, një shtëpi të shëndetit. Jemi fshat me 500 shtëpi kështu që kemi nevojë në të ardhmen bile me u ndërtu ajo shtëpi”.

Besim Sedolli, kryetar i fshatit Papaz kërkoi që gjatë realizimitë të projekteve kapitale ketë mbikqyrje nga shteti: “Rruga që lidh fshatin Softaj dhe Papaz a është në projekt? Rrugicat që po shtrohen në fshatin Papaz, mirë që po shtrohen por a i kontrollon ndokush sepse ka rrugicë që ende pa u përdor mirë është dëmtuar. Edhe për drejtorin e Shërbimeve Publike, disa kërkesa që po ia bëj qe nja gjashtë muaj nuk ka kthy përgjigjie, kanalizmi në lagjen e preshevalive është mbyllë mu në mes të fshatit, kërkesën e kam ba, përgjgijie s’është kthy, puna s’është kry”.

 Bekim Shala, banor i zonës urbane IV të Ferizajt kërkoi që afër Varrezave të Dëshmorëve të bëhet një parking:  “Si zonë e katërt, rruga Brahim Ademi, kemi shumë probleme, rrugica nuk ka qaq shumë që me u asfaltu plus ka mundësi lidhje për shkarkim me rrugën kryesore. Kërkesa tjetër është a ka mundësi tek varrezat e dëshmorëve me u bë një parking për vetura në rast vizite tek varrezat”.

Për këto kërkesa por edhe tjerat që u ngritën aty si fushat sportive, trotuaret, rrugët, sinjalistikat e rrugëve, deponitë ilegale, ekzekutivi lokal u përgjigj për disa, për disa tjera nuk pati përgjigjie. Drejtori i Infrastrukturës në Ferizaj, Arbër Bytyqi, u mundua të përmbledhë përgjigjet e veta në pyetjet dhe kërkesat e qytetarëve: “Rruga Papaz-Softaj, mund të them që është e tenderuar në kuadër të projektit Rohovicë-Talinoc i Muhaxherëve por edhe segmenti Papaz-Mirash i tenderuar në kuadër të këtij projekti… Zona IV, disa rrugica aty kanë përfundruar, por besoj që edhe rrugica prapa varrezave të dëshmorëve shprejt së bashku me kompaninë do e asfaltojmë. Një ose dy rrugica do të mbasin pa u asfaltuar por do të gjejmë formë edhe për asfaltimin e tyre”.

Ngjashëm, komenet ën këresa kishte edhe Arben Halili, Drejtor i Shërbimeve Publike në Ferizaj : “Jo të gjitha kërkesat pranohen ose refuzohen. Besimi e përmendi, ne zakonisht nuk i refuzojmë kërkesat për kanalizim e ndriçim publik por i lejmë në proces që kur të kemi mundësi me i përfundu.”

Ndërsa sa i përket shtëpisë së pensionistëve, drejtoresha Abetare Kurti-Maliqi u përgjigj: ” Për shtëpinë e pensionerëve jemi në procedura të fillimit të tenderimit por për shkak se organizata “Qatar Charity” ka shprehë dëshirë dhe vullnet për financimin e projektit, ne nuk kemi shku me hapje të tenderit për ndërtimin eshtëpisë së pensionerëve, prandaj po presim për përgjigjien e tyre. Për fshatin Koshare për ndërtimin e AMF-së, kemi bërë hulumtime për ndërtimin e një QMF-je në Lloshkobare që do të ofronte qasje për fshatrat në një afat më të gjatë kohor sesa një AMF me një mjek, nëse ndërtohet QMf do të rriten edhe shërbimet për qytetarët në atë zonë. Nëse kjo nuk do të arrihet, do ta diskutojmë pjesën e ndërtimit të AMf-së në fshat”.

Në këtë dëgjim publik u tha se buxheti i Komunës së Ferizajt për vitin 2022 pritet të jetë afër 34 milionë euro.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Ferizaj

Agim Aliu konfirmon kandidaturën për kryetar të Ferizajt

Published

on

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se do të jetë sërish kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet  e ardhshme lokale të 12 tetorit.

Njoftimin për kandidaturë, Aliu e bëri përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

Aliu, si kandidat i Partisë Demokratike, është zgjedhur kryetar i Ferizajt në dy mandate të njëpasnjëshme, nga viti 2017-2021 dhe 2021-2025.

Më herët, ai ishte zgjedhur në krye të qeverisë lokale për një mandat të shkurtuar edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2012, pas dorëheqjes së Bajrush Xhemailit nga pozita e kryetarit të Ferizajt.

Continue Reading

Trending