Connect with us

Ferizaj

Vaksinimi bën pauzë, të listuarit nuk njoftohen me kohë

Published

on

Kjo sallë e vaksinimit në shkollën “Zenel Hajdini” në Ferizaj është e zbrazët, sepse zyrtarët përgjegjës kishin vendosur ta bëjnë një pushim gjatë këtij vikendi. Mirëpo, qytetarët që kishin terminet e caktuara për vaksinim gjatë së shtunës apo së dielës, nuk ishin njoftuar paraprakisht për këtë “sefa” të mantelbardhëve. Në kulm të vapës, tek dera e qendrës hallexhinjtë i priste një njoftim joakademik, në të cilin shkruante se terminet e sotme shtyhen për të hënen.

Lulëzim Kupina, tregon se sot e solli nënën e tij për ta marrë vaksinën pasi që paraprakisht përmes sms-it ishin lajmëruar që vaksinimi do të ndodhë sot.

“E kam pranu mesazhin para tri dite, konfirmim nga Ministria e Shëndetësisë. Nëna e ka terminin për sot në ora 12:00 me datë 26 edhe të parën e ka marrë të shtunën por nuk ka pasë problem. Prap mendova që punojnë të shtunën. Mu prish qejfi pse në ora 12:00 sepse nëna është mbi 75 vjeç, me diabet, me sëmundje kronike, tash më duhet me bë termin tjetër e me ardhë prap. Ama kështu nuk punohet, nëse dojmë me shku përpara kështu nuk shkon”.

E ngjarje e njejtë i ndodhi edhe Aziz Bytyçit i cili sot erdhi për ta marrë dozën e dytë të vaksinës.

“Unë qe një muaj që e kam marrë vaksinën, dozën e parë. Këtu shkruan me të 26, sot une e di që është i 26 edhe jam ardhë, nuk qenkan duke punu. Është deshtë me na tregu neve që nuk punojnë të shtunën e të dielën, ne kishim ndejtë nër hije”.

Si duket me vonesat e kontigjenteve të reja të vaksinave, Ministria e Shëndetësisë ka qenë e detyruar që për pak ditë të shtyejë apo minimizojë numrin e të vaksinuarve brenda ditës, duke u përqëndruar vetëm në dozat e dyta. Kështu dje janë vaksinuar vetëm 3501 persona, ndërsa një javë më parë ky numër ishte mbi 7 mijë në ditë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Ferizaj

Gjendet në Tiranë 80 vjeçari nga Ferizaj i raportuar i zhdukur që nga 17 gushti

Published

on

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njoftoi se 80-vjeçari Hamëz Ismali nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 17 gushti, është gjetur në Tiranë.

Ismaili aktualisht është në trajtim mjekësor në spitalin e Tiranës.

Gjetja e tij u bë e mundur falë kërkimeve intensive dhe bashkëpunimit të Shoqatës për Kërkim Shpëtim me policinë e Kosovës, atë të Shqipërisë, qytetarëve dhe ekipeve të angazhuara në këtë operacion.

Familjarët e Ismailit kishin bërë thirrje publike qytetarëve për informacion për vendndodhjen e tij, pasi për herë të fundit ishte parë më 18 gusht në Stacionin e Autobusëve në Tiranë, ku kishte mbërritur me një kompani transportuese nga Kosova.  

“Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njofton se, pas kërkimeve intensive së bashku me Policinë e Kosovës dhe angazhimit të ekipeve, është bërë e mundur gjetja e z. Hamëz Ismali, 80 vjeç, nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i humbur që nga data 17 gusht.

Z. Hamëz është gjetur në Tiranë, ku aktualisht po merr trajtim në spital.

Shpresojmë që gjendja e tij të përmirësohet sa më shpejt dhe që së shpejti të rikthehet pranë familjes dhe në shtëpinë e tij. Falënderojmë Policinë e Kosovës, Policinë e Shqipërisë, si dhe të gjithë qytetarët, institucionet dhe personat e tjerë që kontribuuan dhe ndihmuan në gjetjen e z. Hamëz”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtim.

#

Continue Reading

Trending