Connect with us

Ferizaj

Nxënësja nëntëvjeçare lëndohet nga punimet pranë oborrit të shkollës

Published

on

Ishte nisur për të shkuar në shkollë, por teksa po ecte nëpër oborrin e shkollës mëngjesin e së premtes, vajza nëntë vjeçare e familjes Ferizati u godit nga një copëz betoni e cila ra nga kjo ndërtesë këtu.

Babai i vajzës, Arben Ferati ndjehet fatlum që vajza i shpëtoi me lëndime të lehta, megjithatë ankohet për pasigurinë e fëmijëve edhe në oborr të shkollës.

Arben Ferati: Kemi hapur rast në polici

“Kanë ra copa të vogla të betonit dhe të bllokut, i ka ra në këmbë, e djalit në kolicës, po ska pasë lëndime se e ka pasë rrjetën. Nuk kemi mendu që në oborr të shkollës na ndodhin qato sene, tu ardhë në shkollë me pru vajzën, na ka ndodh, edhe kam bërtitë në ato momente, ju kam thanë a jeni normal me i hudhë ato sende, është lëndu vajza, tash po frigohet me ardhë këndej, e nuk është në rregull se në oborr të shkollës duhet me qenë i sigurtë fëmiu… E kam pas te mjeku, është duke përdorë ilaqe, nuk ka ndonjë lëndim të madh, tek gjuri i ka lëndu nyjet por tash po ka frikë po duhet me e pru rreth e rrotull” tha Arben Ferati, prind i vajzës së lënduar.

Nga pamjet shihet se punëkryesi i kësaj ndërtese ka dëmtuar edhe rrethojën e shkollës “Gjon Serreqi”:

“Është një nxënës i klasës së katërt që ka pësuar lëndime nga pakujdesia e punëkryesëve këtu në kufi me shkollën tonë. Në gjithë perimetrin e shkollës janë ndërtuar ndërtesa të larta dhe po vazhdojnë të ndërtohen, ato po ngushtojnë hapësirën por edhe po shfaqin rrezikshmëri për të gjithë ne këtu që jemi… Për rrezikshmërinë kemi reaguar tek organet komunale si Drejtoria e Arsimit, e Urbanizimit por edhe Inpektoratin e Punës. Janë përgjigjur që do të dalin, mirëpo ne kemi vërjetur që punëkryesit kanë ndërmarrë diçka, por jo në atë masën e mbrojtjes totale” tha Nazmi Heda, drejtor i shkollës fillore “Gjon Serreqi”

Me këtë rast po mirret edhe Policia e Kosovës, ku zëdhënësi Kanun Veseli thotë se ky rast do të procedohet në prokurori.

Kanun Veseli: Rasti do të procedohet në prokurorinë themelore të Ferizajt

“Me datë 25.06 rreth orës 09:48, Policia e Ferizajt ka pranuar një informacion se është lënduar një vajzë nëntë vjeçare nga disa copëza blloqesh, pranë një objekti në ndërtim në rrugën “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, të shoqëruar nga njesia e hetimeve që pastaj i ka kalu rasti kësaj njesie. Hetuesit e Stacionit Policor në Ferizaj për shkak të parregullsive të punimeve kanë ftuar edhe Inspektoratin e Punës së Kuvendit Komunal të Ferizajt nga të cilët po pritet një raport që të kallëzohet rasti në prokurori”

Në kërkesë të përgjigjes për masat e ndërmarra mbrojtëse, ne vizituam edhe inspektoratin e punës në Ferizaj, por inspektorët aty nuk u pronocuan pa e pasur lejen e shefit të tyre i cili ishte në pushim vjetor.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Ferizaj

Gjendet në Tiranë 80 vjeçari nga Ferizaj i raportuar i zhdukur që nga 17 gushti

Published

on

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njoftoi se 80-vjeçari Hamëz Ismali nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 17 gushti, është gjetur në Tiranë.

Ismaili aktualisht është në trajtim mjekësor në spitalin e Tiranës.

Gjetja e tij u bë e mundur falë kërkimeve intensive dhe bashkëpunimit të Shoqatës për Kërkim Shpëtim me policinë e Kosovës, atë të Shqipërisë, qytetarëve dhe ekipeve të angazhuara në këtë operacion.

Familjarët e Ismailit kishin bërë thirrje publike qytetarëve për informacion për vendndodhjen e tij, pasi për herë të fundit ishte parë më 18 gusht në Stacionin e Autobusëve në Tiranë, ku kishte mbërritur me një kompani transportuese nga Kosova.  

“Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njofton se, pas kërkimeve intensive së bashku me Policinë e Kosovës dhe angazhimit të ekipeve, është bërë e mundur gjetja e z. Hamëz Ismali, 80 vjeç, nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i humbur që nga data 17 gusht.

Z. Hamëz është gjetur në Tiranë, ku aktualisht po merr trajtim në spital.

Shpresojmë që gjendja e tij të përmirësohet sa më shpejt dhe që së shpejti të rikthehet pranë familjes dhe në shtëpinë e tij. Falënderojmë Policinë e Kosovës, Policinë e Shqipërisë, si dhe të gjithë qytetarët, institucionet dhe personat e tjerë që kontribuuan dhe ndihmuan në gjetjen e z. Hamëz”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtim.

#

Continue Reading

Trending