Connect with us

Ferizaj

Banorët e rrugës Agim Prodani në hall nga deponia ilegale

Published

on

Kjo hapësirë tek rruga Agim Prodani vazhdimisht është e mbushur me mbeturina.

Aty mund të gjenden  mbeturina nga më të ndryshmet, duke përfshirë edhe thasë me bërllok, shishe të plastikës, qese, tepihë, perime e madje edhe objekte të forta si këto blloqe.

Fisnik Shehu, banor i kësaj ane tregon se përveç atyre vet, askush nga institucionet përgjegjëse asnjëherë nuk e ka larguar këtë deponi ilegale.

“Valla kjo është shumë moti, kemi bërë ankesa por askush nuk e ka marrë parasysh këtë vend. Krejt prej qytetit vijnë e i hedhin mbeturinat këtu. Krejt, po i sheh edhe vet mbeturinat si janë. Na qet shumë problem sepse natën nuk mundesh me ndejt në ballkon, as nuk mundesh me i lanë dritaret hapur nga erërat e këqija”.

Fisnik Shehu – Banor i Ferizajt
Fisnik Shehu – Banor i Ferizajt

Gjatë kësaj vere, banorët e Ferizajt kanë shfaqur ankesa të vazhdueshme lidhur me joefikasitetin e kompanisë rajonale për pastrimin e mbeturinave, meqë në qytet akoma po paraqiten grumbuj mbeturinash dhe deponi ilegale të cilat po largohen me vonesë. Gjatë javës së shkuar probleme të tilla u shfaqën në rrugët “Naim Beka”, “Kadri Zeka” si dhe në disa pjesë të Lagjes së Re.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarës për vrasjen në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurës A.R., për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 28 Qershor 2026, rreth orës 22:40 në Ferizaj, rruga, “Sejdi Sejdiu”, e pandehura ka privuar nga jeta tani të ndjerin F.H., pas një mosmarrëveshje dhe përleshje fizike në mes tyre, me të cilën ka kryer veprën penale “Vrasja”, nga neni 172 të KPRK-së.      

Ndërkaq, i dyshuari me iniciale M.B., që ishte ndaluar deri në sqarimin e plotë të rrethanave dhe përfshirjes së tij në rast, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit është liruar.

Po ashtu, në këtë rast, lëndime trupore ka pësuar edhe e dyshuara A.R., të cilat dyshohet se i janë shkaktuar nga viktima- tani i ndjeri (F.H.,) për të cilat ka marr trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Continue Reading

Ferizaj

Ndalohen dy persona për vrasjen e 32 vjeçarit në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:50, në një banesë në rrugën “Sejdi Sejdiu”në Ferizaj, ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë ndaluar për 48 orë.

Viktima është identifikuar me inicialet F.H., 32 vjeç, ndërsa vdekja e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor.

“Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes është konstatuar një plagë që dyshohet se është shkaktuar nga arma e zjarrit. Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe një gëzhojë.

Nga hetimet fillestare rezulton se ngjarja ka ndodhur në banesën e M.B. (48 vjeç), ku në momentin e incidentit ndodheshin aty bashkëshortja, si dhe vajza e tij A.R. (24 vjeçe). Kjo e fundit ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, ekziston dyshimi i bazuar se rasti ndërlidhet me veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari M.B. është ndaluar për 48 orë. Po ashtu, edhe ndaj A.R. është lëshuar vendim për ndalim prej 48 orësh, mirëpo ajo vazhdon të mbetet nën trajtim mjekësor në QKUK.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Sektori i Hetimeve Rajonale, në koordinim dhe autorizim të prokurorit të shtetit, është duke ndërmarrë veprime intensive hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj shqipton 240 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Published

on

Policia Rajonale në Ferizaj ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit është raportuar një aksident trafiku ku si pasojë u lëndua një person. Gjatë këtij harku kohor njësitet e trafikut kanë  shqiptuar gjithsej 240 gjoba për kundërvajtje.

Më së shumti janë shqiptuar gjoba për tejkalim të shpejtësisë, 74 sosh dhe 48 të tjera për mosrespektim të shenjave të komunikacionit.

Po ashtu, si rezultat i shkeljeve të rënda të rregullave të trafikut, policia ka konfiskuar  1 automjet, 4 skuterë/motoçikleta dhe 4 patentë shoferë.

Continue Reading

Trending