Më 8 shtator pritet të shpallen rezultatet e testit të maturës

Në afatin e dytë të maturës shtetërore, provimit sot iu nënshtruan 6700 maturantë, në 68 qendra të testimit anembanë Kosovës.

Në Ferizaj provimit i janë nënshtruar rreth 500 nxënës të shpërndarë në katër qendra të qytetit.

Qendra e testimit “Zenel Hajdini” i priti 65 nxënës, të cilët sërish i sfiduan dituritë e tyre nga të gjitha lëndët e provimit shtetëror.

“Gjithçka ka filluar me kohë janë bërë të gjitha përgatitjet, nxënësit në ora 10 kanë qenë të gatshëm të fillojnë testin domethënë ashtu siç e ka paraparë edhe rregullorja e Ministrisë e kem filluar testin pa ndonjë problem, ndoshta arsye e parregullsi është se ka qenë edhe numri i vogël i nxënësve në këtë afat, pjesa më e madhe e kanë përfunduar në afatin e parë. Në këtë qendër gjithsej janë 65 nxënës që ju kanë nënshtruar testit të maturës, është një numër i vogël prandaj menaxhimi i tyre ka qenë më i lehtë për ne.”

Abdullah Imeri – Drejtor i Shkollës “Zenel Hajdini”

Rrjedhë e ngjashme e testimit ishte edhe në shkollën  teknike “Pjetër Bogdani”, mirëpo me një numër më të ulët të pjesëmarrjes.

“Testi I maturës ka filluar me kohë nxënësit kanë qenë listë se cili me emër mbiemrin dhe klasë në të cilën do ta mbajnë testin nuk ka pas ndonjë parregullsi  dhe numri ka qenë më I vogël  kësaj radhe. Në këtë qendër kanë qen dy shkolla nxënësit e teknikes kanë qenë 56 ndërsa nga shkolla e muzikës 11 nxënës ku gjithsej 67 nxënës . Numri më I vogël I nxënësve është për arsye se tash në shkollat profesionale  nxënësit e kanë vlerësimin e brendshëm me këtë vlerësim nxënëset pajisen me një diplomë profesionale ku pjesa dërrmues e gjejnë veti në tregun e punës ku e shohin të arsyeshme që ti nënshtrohen testit të maturës.”

Isuf Çalaj – Drejtor i Shkollës “Pjetër Bogdani”

Sipas Ministrisë së Arsimit, rezultatet e këtij cikli të provimit të maturës do të publikohen më 8 shtator.