Connect with us

Ferizaj

Ferizajasit i bashkohen protestës për shkarkimin e Aleksandër Lumezit

Published

on

Protestës së thirrur nga shoqëria civile dhe qytetarët, që do të mbahet sot në Prishtinë për të kërkuar dorëheqjen e kryeprokurorit të shtetit Aleksandër Lumezi, do t’i bashkohet edhe shoqëria civile e Ferizajt.

Albulena Nrecaj, drejtoreshë e organziatës ”Inciativa për Progres”, tha se një protestë e tillë është e domosdoshme krahas këtyre zhvillimeve negative që po ndodhin në vend.

“Në përgjithësi organizimi është qytetarë dhe është një lloj aktivizimi qytetarë që është i domosdoshëm neë këto rrethana që janë krijuar pas këtyre publikimeve nga ngritja e aktakuzës nga ish-prokurori Elez Blakaj dhe të gjitha problemet që janë prodhuar nga publikimi i atij dokumenti dhe ajo çka është më tragjikja politizimi i sistemit të drejtësisë dhe në këto rrethana kjo protestë është mjeti më i mirë demokratik për të kundërshtuar këtë politizim pavarësisht që deri më tani në forma të ndryshme shoqëria civile e qytetarët kanë avokuar dhe kundërshtuar sistemin e drejtësië, por tani këto prova materiale që u shpërfaqën dhe që e dëshmojnë ndikimin e politikës në sistemin  drejtësisë është momenti i fundit për të pasur një aktivizim apo një zgjim të qytetarëve nga gjumi i dimrit sa i përket vënies së standardeve të sundimit të ligjit në shtetin tonë”, tha Nrecaj.

Nrecaj tha se shpreson që kjo protestë të reflektoj tek udhëheqësit shtetëror, duke ndryshuar qasjen, sidomos ndaj sistemit të drejtësisë.

“Konsideroj se zyrtarët në përgjithësi duhet t’i kenë parasyshë protestat e qytetarëve, duke pasur faktin që këtu po protestohet për diçka që është argumentuar dhe nuk ka dilema nëse ka politizim apo jo, të gjitha argumentet janë dhënë gjatë kësaj jave sa është nxitur debati nga aktakuza e ish-prokurorit Elez Blakaj dhe konisderoj se është momenti i fundit që përgjegjësit dhe zyrtarët shtetëror të marrin inciativa për të ndryshuar çështjen për të mirë”, tha Nrecaj.

Protesta e thirrur nga qytetarët pasoi dorëheqjen e prokurorit Elez Blakaj i cili akuzoi kryeprokurorin Aleksandër Lumezi për politizim të prokurorisë kosovare.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarës për vrasjen në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurës A.R., për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 28 Qershor 2026, rreth orës 22:40 në Ferizaj, rruga, “Sejdi Sejdiu”, e pandehura ka privuar nga jeta tani të ndjerin F.H., pas një mosmarrëveshje dhe përleshje fizike në mes tyre, me të cilën ka kryer veprën penale “Vrasja”, nga neni 172 të KPRK-së.      

Ndërkaq, i dyshuari me iniciale M.B., që ishte ndaluar deri në sqarimin e plotë të rrethanave dhe përfshirjes së tij në rast, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit është liruar.

Po ashtu, në këtë rast, lëndime trupore ka pësuar edhe e dyshuara A.R., të cilat dyshohet se i janë shkaktuar nga viktima- tani i ndjeri (F.H.,) për të cilat ka marr trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Continue Reading

Ferizaj

Ndalohen dy persona për vrasjen e 32 vjeçarit në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:50, në një banesë në rrugën “Sejdi Sejdiu”në Ferizaj, ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë ndaluar për 48 orë.

Viktima është identifikuar me inicialet F.H., 32 vjeç, ndërsa vdekja e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor.

“Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes është konstatuar një plagë që dyshohet se është shkaktuar nga arma e zjarrit. Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe një gëzhojë.

Nga hetimet fillestare rezulton se ngjarja ka ndodhur në banesën e M.B. (48 vjeç), ku në momentin e incidentit ndodheshin aty bashkëshortja, si dhe vajza e tij A.R. (24 vjeçe). Kjo e fundit ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, ekziston dyshimi i bazuar se rasti ndërlidhet me veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari M.B. është ndaluar për 48 orë. Po ashtu, edhe ndaj A.R. është lëshuar vendim për ndalim prej 48 orësh, mirëpo ajo vazhdon të mbetet nën trajtim mjekësor në QKUK.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Sektori i Hetimeve Rajonale, në koordinim dhe autorizim të prokurorit të shtetit, është duke ndërmarrë veprime intensive hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj shqipton 240 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Published

on

Policia Rajonale në Ferizaj ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit është raportuar një aksident trafiku ku si pasojë u lëndua një person. Gjatë këtij harku kohor njësitet e trafikut kanë  shqiptuar gjithsej 240 gjoba për kundërvajtje.

Më së shumti janë shqiptuar gjoba për tejkalim të shpejtësisë, 74 sosh dhe 48 të tjera për mosrespektim të shenjave të komunikacionit.

Po ashtu, si rezultat i shkeljeve të rënda të rregullave të trafikut, policia ka konfiskuar  1 automjet, 4 skuterë/motoçikleta dhe 4 patentë shoferë.

Continue Reading

Trending