Connect with us

Ferizaj

Era shkakton dëme në fshatin Zllatar

Published

on

Dhjetëra shtëpi në fshatin Zllatar të komunës së Ferizajt, vazhdojnë të jenë pa çati pas erës së fortë dhe shiut të rrëmbyeshëm që goditi atë katër ditë më parë. Banorët thonë se dëmet janë të konsiderueshme, prandaj kërkojnë nga komuna që t’u dalë në ndihmë.

 “Dëme janë bërë mjaftë shumë, ka qenë shumë erë e madhe, i ka hequr kulmet, një dhomë më është bërë e pabanueshme, dëmet janë shumë të mëdha, sot kemi bërë ankesë në komunë,  ndërsa pas sotit çfarë masa marrin ata nuk e dimë”, tha Nuhi Kurti.

“Janë shkatu dëme shumë, era e ka hequr kulmin, sa do të marrin masa komuna nuk  e dimë, por ndoshta na ndihmojnë, me ardh askush s’ka qenë deri tash, ndërsa vetë nuk kemi mundësi me i rregullu”, tha Xhemajl Sallahu.

 “Dëme ka bërë mjaftë shumë,  vëllaun e kam të sëmurë, rrymë nuk kemi, nëse ka mundësi dikush me na ndihmu, dëme ka bërë shumë, ende askush nuk na ka vizitu”, tha Kimete Qerimi-Kurti.

Përfaqësuesi i fshatit Zllatar Xhevat Sallahu, tha se i janë drejtuar me një kërkesë Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencës për t’i vlerësuar dëmet që janë bërë.

 “Dëme të mëdha janë bërë në çati, por edhe në rrugë nga reshjet dhe uji i fuqishëm që ka ardhur, ne i’u kemi drejtuar organeve kompetente me një kërkesë për të dalë në terren dhe për të bërë vlerësimin e dëmeve që janë shaktuar nga era dhe shiu dhe po presim tani. Drejtoria e Infrastrukturës dje ka reaguar me një vizitë të vlerësimit të rrugëve tani po presim edhe Drejtorinë e Shërbimeve Publike e cila do të bëj vlerësimin e dëmve që janë shkaktuar nëpër çatitë e shtëpive”, tha Sallahu.

Mirëpo për kërkesën e përfaqësuesit të fshatit Zllatar nuk është në dijeni drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emërgjencës Arben Halili. Ai përmes telefonit tha se nuk ka marrë ndonjë kërkesë të tillë dhe se nuke di se çfarë dëme janë shkaktuar atje.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Policia gjobitë 326 shoferë në Ferizaj për përdorim të telefonit gjatë ngasjes

Published

on

Gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka gjobitur 326 shoferë për përdorim të telefonit gjatë ngasjes, pasi sipas policisë, me këtë veprim ata kanë rrezikuar sigurinë e tyre dhe atë të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Sipas policisë, përdorimi i telefonit vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.

Continue Reading

Ferizaj

Ndërroi jetë artisti dhe koreografi i shquar ferizajas, Bajram Tahiri

Published

on

Ka ndërruar jetë Bajram Tahiri, artist,  valltar dhe koreografi i shquar i ansamblit “Kastriotët” në Ferizaj.

I ndjeri gjithë jetën e tij artistike ia kushtoi ruajtjes dhe begatimit të traditës dhe trashëgimisë kulturore, fillimisht si valltar pastaj edhe si koreograf i A.K.V ,,Kastriotët” Ferizaj.

Për një periudhë kohore, nga viti 1999-2009, Tahiri ishte Drejtor Operativ në KRM “Pastërtia”, pastaj nga viti 2017 deri në vitin 2020 shërbeu si këshilltar politik në  Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, derisa  nga viti 2010 udhëhoqi me  kompaninë “Mbrojtja e Ambientit”.

Mbledhja komemorative për artistin e ndjerë, Bajram Tahiri, mbahet më 3 Shkurt 2026, ora 14:00 në Teatrin “Adriana” kurse ceremonia e varrimit nga ora 15:30 në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Ferizaj

Ngritët aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzën e parë lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”.

Në njoftim bëhet e ditur se sipas aktakuzës, më 28 dhjetor 2025, në një qendër të votimit në qytetin e Shtimes, i pandehuri me inicialet M.A., ka dëmtuar dokumentet e votimit lidhur me zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me këto veprime janë përmbushur elementet e veprës penale për të cilën është ngritur aktakuza pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se të gjitha rastet eventuale që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit 2025, do të trajtohen me prioritet dhe në përputhje të plotë me ligjin, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.

Continue Reading

Trending