Connect with us

Ferizaj

Policia ashpërson masat ndaj lypsarëve

Published

on

Dukuria e kërkimit të lëmoshës është vu në objektiv të policisë, si një veprim antiligjor, në bazë të ligjit 03/L, neni 10 paragrafi 2. Shih për këtë  ka nisur një aksion  për ndalimin e  lëmoshë kërkuesve nëpër rrugët e qytetit. Në kuadër të këtij aksioni deri më tash, në Ferizaj janë dënuar 23 persona lëmoshë kërkues. Prej tyre 14 persona të moshës madhore,  9 fëmijë,  15 shtetas të Republikës së Shqipërisë dhe 8 shtetas së Republikës së Kosovës.

Këtyre personave u janë shqiptuar 12 fletëparaqitje sipas ligjit për kundërvajtje. Tek një prej lypsarëve i moshës 83 vjeç, ishin gjetur 1150 euro të fshehura në pantallona, ndërsa dy dënime me nga 500 euro, iu ishin shqiptuar dy lypsarëve të tjerë.

Zëdhënësi i policisë në Ferizaj, Kanun Veseli, tregoi për këmbëngulësinë e policisë që së bashku me institucionet tjera sociale dhe gjyqësore ta luftojnë këtë dukuri.

“Me datë 04.06.2021 kemi hartuar një plan operativ për  lëmoshë kërkuesit dhe atë ditë e kemi marrë një aksion të gjerë në Komunën e Ferizajt ku ka ndaluar 23 lypsarë, që kanë qarkulluar në Ferizaj nëpër rrugë dhe në sheshin e Ferizajt, ku ndaj tyre janë shqiptuar 12 fletëparaqitje sipas ligjit për kundërvajtje. Ndërkohë policia në vazhdimësi, nga se plani është aktiv, ka pasur edhe operacione të tjera, por në masë të madhe domethënë si operacion të gjerë ka qenë kjo ditë për lëmoshë kërkuesit.”

Kanun Veseli – Zëdhënës i Policisë në Ferizaj
Kanun Veseli – Zëdhënës i Policisë në Ferizaj

Gjithashtu Zëdhënësi i Policisë, shtoi se ka bashkëpunuar në raste të veçanta edhe me Policinë e Migrimit, ku me urdhër të gjykatës, lëmoshë kërkuesit i kanë dëbuar në shtetin, nga i cili ata kanë ardhur.

“Me ligj është e përcaktuar dënimi me gjobë për kundërvajtje, ndërsa për recidivistët ky rast kalon në Gjykatën për kundërvajtje, ku ata e kanë për obligim me i dëbuar apo me qëndru këtu. Policia gjithashtu ka bashkëpunuar edhe me Njësinë e Migrimit  që është në kuadër të Policisë Kufitare, ku Policia e Migrimit në disa raste me urdhër të gjykatës i ka dëbuar në raste të veçanta nga Shteti prej nga kanë ardhë. Ne e kemi një rast i cili një i moshuar rreth moshës 69 vjeçare, ka përsëritë edhe për kundër vërejtjeve qe ka marrë dhe gjobave së fundmi para 3 ditëve po i njëjti ka përsërit të njëjtë kundërvajtje, dhe ndaj tij Policia i ka marrë masat e nevojshme dhe ja kanë shqiptuar edhe një gjobë, domethënë është rasti i tretë dhe personi ka qenë recidivist.”

Kanun Veseli – Zëdhënës i Policisë në Ferizaj

Në vazhdën e këtij aksioni policia u bën thirrje të gjithë qytetarëve, që kudo ku shohin lypsarë, të lajmërojnë Policinë në Ferizaj, me kusht që të arrihet një parandalim i kësaj dukurie.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Nisin hetimet për vdekjen e 48-vjeçarit në Shtime

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet për vdekjen e një personi në vendin e punës në Shtime.

Rasti që ndodhi pasditen e djeshme në zonën industriale të Shtimes, po hetohet si shkelje e sigurisë në punë.

Viktima, Isuf Bislimi, ishte dërguar menjëherë në Emergjencën e Ferizajt, ku nga ekipi mjekësor ishte konstatuar vdekja e tij.

Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh “viktima mashkull kosovar, ishte dërguar në emergjencën e Ferizajt për trajtim mjekësor pasi që dyshohet se derisa ka qenë duke punuar, kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e tij.”

Lidhur me këtë rast, i cili është duke u hetuar në dyshimin për “Asgjësim, dëmtim ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës” një person është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë, thuhet mes tjerash në njoftimin e Policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen edhe dy persona pas sekuestrimit të 17.9 kg heroinë në Ferizaj

Published

on

Një operacion i koordinuar ndërmjet Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës – Task Forca “White Star”, i zhvilluar më 13 prill 2026 në Komunën e Ferizajt, ka rezultuar me arrestimin e dy personave të tjerë të dyshuar për trafikim të narkotikëve, duke e çuar në katër numrin total të të arrestuarve.

Në njoftimin e prokurorisë bëhet e ditur se të ndaluarit A.D., S.Sh., M.Sh. dhe M.B., dyshohen për kryerjen e veprave penale për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar, blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, si dhe shpëlarje parash.

“Sasia e substancës narkotike të llojit heroinë e sekuestruar gjatë operacionit, pas vlerësimit arrin në rreth 17 kilogramë e 900 gramë.

Me urdhër të gjykatës janë kryer kontrolle në katër lokacione të ndryshme, ku përveç substancës narkotike janë sekuestruar edhe prova të tjera relevante që do të përdoren në procedurën penale.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë. Brenda këtij afati, Prokuroria Speciale do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Nga hetimet e deritanishme është arritur të identifikohen personat dhe lokacionet ku ka operuar ky grup kriminal i organizuar me qëllim trafikimin e narkotikëve. Po ashtu, është lokalizuar edhe vendi ku mbahej substanca narkotike, e cila ishte përgatitur për transport”, thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë rast, edhe dy persona të tjerë janë në kërkim policor, për çka Policia e Kosovës po vazhdon punën intensive për lokalizimin dhe arrestimin e tyre.

Continue Reading

Ferizaj

Vdes punëtori që ra nga kati i 6-të i një ndërtese në Ferizaj

Published

on

Një 59-vjeçar ka humbur jetën në Ferizaj pasi ka rënë nga kati i gjashtë i një objekti që po ndërtohej në të cilin viktima ishte si punëtor.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, derisa bëri të ditur se vdekja e viktimës u konstatua në vendngjarje nga ekipi emergjent.

“Me datë 13.04.2026, rreth orës 11:45, është pranuar informatë se në rrugën “Remzi Hoxha” një person ka rënë nga një objekt në ndërtim.

Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendngjarje, ku edhe ekipet emergjente kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Dyshohet se viktima është një mashkull 59 vjeç , i cili ka rënë nga kati i 6-të i objektit në ndërtim gjatë punimeve.

Policia ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa janë njoftuar hetimet, forenzika rajonale dhe inspektorët komunal të punës,” ka njoftuar policia.

Brenda dy javëve të fundit ky është rasti i dytë i aksidentit me fatalitet që ndodh për shkak të rënies nga lartësia në objekte ndërtimi, pasi më 3 prill, në një rast të ngjashëm, humbi jetën një 44 vjeçar.  

Continue Reading

Trending