Connect with us

Ferizaj

Çerdhet publike me mungesë të hapësirës dhe punëtorëve

Published

on

Që nga dje, dyert për fëmijë i kanë hapur edhe çerdhet publike në Ferizaj, pas 1 muaji pushim. Dy çerdhet publike që janë të vetmet në komunën e Ferizajt, “Ardhmëria Jonë” dhe “Engjujt”, tashmë kanë përfunduar të gjitha përgatitjet për të nisur mbarë këtë vit, mirëpo ajo që mbetet shqetësuese për këto institucione është mungesa e kapaciteteve për t’iu përgjigjur të gjitha kërkesave.

 “Sot dhe dje kemi filluar sistematikisht me punu dhe secili fëmijë është përcaktu nëpër grupet e veta dhe ka fëmijë mjaftë, nuk ka shumë tepricë që me i ngarku klasët dhe me ulë efikasitetin e punës, numri është 200, por ende nuk është përfundimtar, pasi ndërkohë qytetarët ende thërrasin dhe njëherë përnjëherë gjithçka ka filluar mirë”, tha Zuhal Avdullahu, drejtoreshë e çerdhës “Ardhmëria Jonë”.

 “Edhe ne si çdo kopsht tjetër dje kemi pasur fillimin e vitit të ri shkollor, ne jemi munduar me të gjitha përgatitjet që të jemi në nivel të duhur, i kemi kryer përgatitjet, kanë ardhur fëmijët e ri që janë pranuar për këtë vit, mirëpo sa janë kërkesat ne nuk mundemi me i realizu, aq shumë që kemi kërkesa për fëmijë të rinj dhe është e pamundur me i realizu, kapaciteti i kopshtit është për 250 fëmijë ne veçse 250 i kemi të regjistruar, stafi është i kualifikuar, i trajnuar dhe sa i përket plan-programeve e përgatitjeve të tjera gjithçka është në rregull”, tha Fatime Nuhiu- Reçica, drejtoreshë e kopshtit “Engjujt”.

Derisa në kopshtin “Engjujt” sfiduese mbetet mungesa e hapësirës, në çerdhen ”Ardhmëria Jonë” problem paraqet numri i vogël i stafit.

“Aq janë kërkesat e mëdha sa që edhe një objekt po të ishte në të njëjtin vend me këtë kapacitet ne nuk do të mundemi t’i përballojmë, nuk e di pse po ndodhë kjo, por e dimë se kërkesat janë shumë të mëdha”, tha Reçica.

“Më së shumti kemi vështirësi për punëtorë, e sidomos me stafin teknik, pasi është një sipërfaqe mbi 2000 metra katrorë dhe me dy punëtore është shumë problem me pastru, ndërsa e kemi pasur edhe një vulllnetare një vit, por prapë se prapë vështirë, ndërsa nëse nuk kthehen punëtorët që ishin me “Caritas” do të jetë shumë vështirë”, tha Avdullahu.

Derisa pushteti të vendos për ndërtimin e çerdheve të tjera publike, shumë fëmijëve do t’iu kufizohet e drejta për t’u regjistruar aty. Në kopshtet publike për një fëmijë paguhet 50 euro në muaj.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Gjobitet me 500 € për ndezje zjarri në Sojevë të Ferizajt

Published

on

Një banor i fshatit Sojevë të Ferizajt është ndëshkuar me 500 €  gjobë nga Policia e Kosovës për ndotje të mjedisit dhe rrezikim nga përhapja e zjarrit.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se rasti është raportuar të dielën mbrëma, më 16.08. 2026.

“Zyrtarët policorë të stacionit në Ferizaj, me datën 16.08. 2026, rreth orës 22:00, kanë pranuar ankesa nga qytetarët për djegie të materialeve të ndryshme në një oborr, në rrugën “Bau Beiden”, në fshatin Sojevë.

Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka identifikuar personin e dyshuar, SH.SH., 55-vjeçar.

Për shkak të ndotjes së mjedisit dhe rrezikut që zjarri paraqiste për pronat përreth, ndaj tij, në bazë të Ligjit Nr. 08/L-071, neni 49, është shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 eurosh” thuhet mes tjerash në njoftim.

Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin veprimet që mund të shkaktojnë zjarre, ndotje të mjedisit apo rrezikim të pronës dhe jetës së qytetarëve, veçanërisht gjatë temperaturave të larta.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen 5 persona në Ferizaj, të dyshuar për “Vrasje në tentativë”

Published

on

Policia në Ferizaj ka njoftuar se 5 persona janë dërguar në mbajtje kurse një tjetër është dërguar për trajtim në QKUK, si pasojë e pjesëmarrjes në rrahje që ndodhi pas një mosmarrëveshjeje në orët e hershme të së martës.

Sipas policisë, në rrahjen e dhunshme ishin përfshirë pesë meshkuj kosovarë dhe një shtetas i huaj derisa në vendngjarje është sekuestruar një kaçavidë.

Tre nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor në Ferizaj, ndërsa njëri nga ta është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

Rasti po hetohet si “Vrasje në tentativë”. Me vendim të prokurorit, pesë të dyshuar janë intervistuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari që gjendet në QKUK nuk është intervistuar për arsye të gjendjes shëndetësore.

Continue Reading

Ferizaj

Bëhet i ditur identiteti i viktimave të aksidentit tragjik në Gjermani

Published

on

Në aksidentin tragjik të komunikacionit, që ndodhi ditë më parë në afërsi të Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari, humbën jetën Tahir Tahiri, 61 vjeç, Gentian Tahiri, 34 vjeç dhe Laurent Aliu, 16 vjeç, që të tre nga lagjja Nuhaj e fshatit Komogllavë të Ferizajt.

Identiteti i të ndjerëve u bë i ditur në njoftimin mortor të publikuar në faqen e fshatit Komogllavë, ku më tej thuhet se data dhe koha e ceremonisë së varrimit  do të bëhet e ditur sapo të merren vendimet përkatëse.

Të ndjerët humbën jetën teksa po ktheheshin nga Kosova drejt vendit ku jetonin në Gjermani.

Continue Reading

Trending