Connect with us

Ferizaj

Zvogëlimi i numrit të nxënësve nëpër paralele, sfidë për shkollat

Published

on

Zotimi i kryetarit të komunës që në shkollat e mesme numri i nxënësve nëpër paralele do të jetë në maksimum 28, po i sfidon këto institucione. Shkolla e cila më së shumti po ballafaqohet me numër të madh të të interesuarëve për t’u regjistruar është gjimnazi “Dr.Shaban Hashani”. Derisa në këtë shkollë janë pranuar 364 nxënës, një numër i ngjashëm çdo ditë është para dyerve të këtij institucioni. Drejtori i kësaj shkolle Naser Osmani, tha se Drejtoria e Arsimit duhet ta bëj një zgjidhje më të menduar, pasi që presioni i prindërve dhe i nxënësve është shumë i madh.

“Fluksi dhe interesimi është jashtëzakonisht i madh, unë e kam paraqitur këtë çështje në Drejtorinë e Arsimit dhe po besoj se kjo drejtori do të gjej një zgjidhje, duke i shtuar paralelet apo duke bërë ndonjë zgjidhje tjetër. Është e vërtet që ne nuk kemi as hapësirë të mjaftueshme, por edhe për një paralele kemi vende. Përndryshe sipas asaj që shohim nga dokumentacionet të gjithë ata që po presin për t’u regjistruar sipas kritereve i plotësojnë kushtet për të qenë pjesë e kësaj shkolle, por që kanë mbetur jashtë listave nëpër shkollat e tjera siç janë mjekësia, gjimnazi shkencor dhe ajo e kompetencës. Thjesht ata kanë të drejtë, por neve tashmë na është përfunduar numri që kërkohet nga Drejtoria e Arsimit, prandaj i bëj thirrje kryetarit të komunës që ta rishqyrtoj këtë vendim”, tha Osmani.

Por, në anën tjetër, kryetari i komunës Agim Aliu, tash për tash është këmbëngulës që numri nëpër paralele të mbetet deri në 28 nxënës.

“Ashtu do të mbetet pavarësisht sfidave dhe atij presioni që është i kuptueshëm për natyrën emocionale dhe prindërore, por po besoj ne jemi duke dhënë një porosi shumë të qartë dhe vizioni jonë është që vërtet të jemi racional mbi të gjitha dhe të kemi të qartë se çfarë arsimi dëshirojmë të kemi në shkolla. Ky vendim do të jetë përfundimtar siç kam thënë në qershor të këtij viti ashtu mbetet edhe në këtë shtator, pra në paralelet e shkollave të mesme do të mbesin vetëm 28 nxënës, vendimi është i pakthyeshëm dhe do të zbatohet në secilën shkollë të mesme të komunës së Ferizajt”, tha Aliu.

Për zbatueshmërinë e këtij vendimi të kryetarit Aliu, mbetet të shihet në të ardhmen, meqë tradicionalisht numri i nxënësve nëpër paralele shtohet pas muajit shtator.

Aktualisht në gjimnazin ”Dr.Shaban Hashani”, numri i nënësve në klasët e 11-ta dhe 12-ta arrin në 45 nxënës në një paralele.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Kapen 136 kilogramë narkotikë në rajonin e Ferizajt

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj bëri të ditur se Policia e Kosovës gjatë aksionit të koduar “Kufiri 2”, ka sekuestruar 136 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë dhe ka ndaluar për 48 orë tre (3) persona të dyshuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Një person tjetër i dyshuar për përfshirje në rast gjendet në arrati, ndërsa, ekzistojnë dyshime për përfshirjen e një zyrtari policor në këtë rast, ndaj të cilit janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale.

Rasti ka ndodhur të premten në autostradën “Arbën Xhaferi” në afërsi të fshatit Doganaj në Kaçanik.

Lidhur me këtë rast, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njoftoi se gjatë operacionit një nga veturat e dyshuara ka tentuar të ikën nga Policia duke shkaktuar aksidente dhe policët janë detyruar të përdorin armët e zjarrit për ta ndaluar.

Sipas informacioneve fillestare të siguruara gjatë hetimeve, personat e dyshuar në këtë rast janë shtetas të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe dyshohet se të njëjtit kishin për qëllim transportin, shitjen dhe shpërndarjen e substancave narkotike të llojit marihuanë, nga Republika e Shqipërisë përmes territorit të Republikës së Kosovës, e më pas në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me destinacion përfundimtar Republikën e Turqisë, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë.

Continue Reading

Ferizaj

Gjobiten dy shoferë për gara të shpejtësisë në Ferizaj

Published

on

Dy shoferë janë gjobitur nga Policia e Kosovës pasi u kapën duke bërë gara shpejtësie mbrëmë në fshatin Muhovc të Ferizajt.

Ndaj shoferëve L.V. (23 vjeç) dhe T.P. (22 vjeç), të cilët drejtonin veturat e tipit BMW 318 dhe BMW 320, policia ka shqiptuar nga një gjobë prej 500 eurosh, pesë pikë negative, si dhe masën mbrojtëse të ndalimit të drejtimit të automjetit për një vit.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e 24 nëntorit 2026 , rreth orës 21:48.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon te të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat e komunikacionit, duke theksuar se garat e shpejtësisë paraqesin rrezik serioz për jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen tre zyrtarë të gjykatave në Ferizaj e Gjakovë si dhe një avokat

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar tre zyrtarë të gjykatave në Ferizaj dhe Gjakovë si dhe një avokat nën dyshimet për veprat penale “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”, “Ushtrim ndikimi” dhe “Bashkëkryerja”.

Ata janë arrestuar mëngjesin e sotëm në një aksion të Policisë së Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë kurse gjatë aksionit janë kontrolluar dy lokacione të ndryshme në Ferizaj.

Në njoftimin e Policisë thuhet se pas hetimeve të zhvilluara për një kohe, tre zyrtarët gjyqësor dhe avokati  u arrestuan nën dyshimin se kanë ushtruar ndikim në proces-afatet kohore të shpalljes së vendimeve gjyqësore dhe çështje të punësimit.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar katër telefona celulare, dy shtëpiza PC si dhe dokumentacion relevant për nevoja te hetimeve.

Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës  dhe me vendim të Prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

Continue Reading

Trending