Connect with us

Ferizaj

Ofertat e lira të firmave ngrenë dyshime për punime jocilësore

Published

on

Javën e ardhshme pritet të nënshkruhet kontrata mes komunës dhe firmave fituese për projektin kapital “Bashkimi i Qytetit”. Ky tender i cili u fitua nga firmat ferizajase “Linda SHPK” dhe “Bardhi SHPK”, u tha se tashmë i ka kryer të gjitha procedurat e prokurimit, përfshirë edhe afatin e ankesave. Udhëheqësi i Zyrës së Prokurimit në Ferizaj Fehmi Reka, tregoi se projekti i prezantuar me vlerën rreth 6 milionë euro, u fitua me rreth 2 milionë euro me pak.

“Si zakonisht kriter ka qenë çmimi më i lirë, kanë shpreh interesim kompanitë ku kanë ofertuar 5 kompani, gjegjësisht konsorciume, pasi që është projekt i madh dhe është dashur që kompanitë t’i bashkojnë forcat për të konkurruar bashkë dhe në bazë të procedurave firmat fituese janë ”Bardhi” dhe ”Linda”, të cilët ofertuan me vlerën mbi 4 milionë euro. Ka pasur një ankesë, por ajo tashmë është shqyrtuar dhe gjithçka është në rregull”, tha Reka.

Jo vetëm për këtë tender, në shumicën e rasteve kur pushteti ofron projekte kapitale me vlera të larta, firmat vendore konkurrojnë me vlera më të ulëta. Kjo nuk po i pëlqen as drejtorit të Infrastrukturës Arbër Bytyqit, pasi që sipas tij, kësisoj po rriten dyshimet për punë jocilësore.

“Problematikë në komunën e Ferizajt, jo vetëm tek ky projekt, është çmimi i lirë me të cilin ofertojnë kompanitë e këtushme. Unë i kam takuar pothuajse të gjitha kompanitë që bëjnë punë në komunën tonë dhe u kam kërkuar që çmimet duhet të jenë reale, sepse ne nuk do të tolerojmë që punimet të ngecin në terren veç pse ata kanë konkurruar me çmime të lira. Pra, ne jemi zotuar se cilësia e projekteve nuk do të negociohet në asnjë formë dhe përgjegjësia e punimeve do të bie mbi ata që tashmë kanë fituar tenderin”, tha Bytyqi.

Projekti “Bashkimi i Qytetit”, është njëri ndër projektet kryesore të  premtimeve elektorale të kryetarit të komunës së Ferizajt Agim Alliu. Ky investim që vlerën më të madhe të financimit e ka nga Qeveria e Kosovës, përfshin rrugën “Ahmet Kaçiku”, nënkalimin aktual e deri tek rruga siç e njohin të gjithë e “loçkës”.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohen dy persona në Ferizaj për sulm dhe therje me thikë

Published

on

Dy persona janë arrestuar nga policia në Ferizaj nën dyshimin se kanë sulmuar me thikë një burrë.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në mesditën e së martës.

Të arrestuarit janë dërguar në mbajrje derisa rasti po hetohet si lëndim i lehtë trupor.

Ferizaj 23.06.2026 – 12:15.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të Prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Continue Reading

Ferizaj

Ferizajasi dorëzon në polici portofolin e gjetur me dokumente dhe 160 €

Published

on

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me dokumente personale dhe 160 €  të cilat i ka dorëzuar në polici. Portofoli ishte gjetur të enjten (18.06.2026), rreth orës 18:00.

Më pas në stacion është paraqitur edhe pronari i portofolit, të cilit i janë kthyer dokumentet dhe paratë.

“Më 18.06.2026, rreth orës 18:00, qytetari F.Abazi (34 vjeç), nga Ferizaji, ka treguar një shembull të lartë të ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare, duke gjetur një portofol me dokumente personale dhe 160 euro në rrugën “Gjergj Fishta” në Ferizaj.

Menjëherë pas gjetjes, ai e ka dorëzuar portofolin në stacionin policor në Ferizaj.

Më pas, në stacionin policor është paraqitur qytetari E.A. (24 vjeç) nga Shtimja, i cili kishte humbur portofolin. Pas verifikimeve të kryera nga zyrtarët policorë, pronarit të ligjshëm i janë kthyer portofoli, dokumentet personale dhe shuma prej 160 eurosh”, ka njoftuar Policia e Kosovës në Facebook.

Continue Reading

Ferizaj

Sekuestrohen 60 kg marihuanë dhe arrestohen katër të dyshuar

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar 4 persona pasi zbuloi dhe sekuestroi rreth 60 kilogramë substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë.

Kjo sasi e narkotikëve u sekuestrua pas një aksioni në dy lokacione në Prishtinë dhe në fshatin Babush të Ferizajt.

Aksioni i policisë u realizua në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Prishtinë dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), pas zhvillimit të hetimeve disa mujore dhe zbatimit të masave të veçanta hetimore.

Të arrestuarve, një (1) shtetas i Republikës së Kosovës, dy (2) shtetas të Republikës së Serbisë dhe një (1) shtetas i Republikës së Shqipërisë, u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, për shkak se të njëjtit dyshohen për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.”

Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar edhe dy (2) vetura, dhe një (1) kamion.

Continue Reading

Trending