Connect with us

Ferizaj

Fermeri nga Sojeva kultivon 3 hektarë lajthi

Published

on

Kultivimi i kulturave të ndryshme bujqësore si dhe rëndësia për plotësimin e nevojave për produkte të ndryshme nga prodhimi vendor, ka bërë që fermeri  Ekrem Nebihu nga fshati Sojevë i Ferizajt, të ndërmarrë iniciativë për të kultivuar lajthinë në një sipërfaqe prej 3 hektarësh.

Nebihu shprehet se pasioni që ka për tokën e ka shtyrë që të eksperimentoj  me këtë kulturë e cila rrallë gjendet në komunën e Ferizajt. Sipas tij, një fidan i lajthisë, prodhon rreth 20 kilogram frutë.

“Në një mbrëmje duke shikuar në interent, veçanërisht punën në Turqi, sepse vendi i parë që në Evropë ishte Turqia për prodhimin e fidanëve të lajthisë dhe aty më erdhi ideja të mbjelli lajthi, çdo ditë në ora 5 të mëngjesit zgjohem dhe mandej tërë ditën i shikoj, edhe për shëndet është më mirë, por më së shumti e kam bërë për hobi veç mos me nejtë se tani dalë në pension dhe kohën më së shumti do ta kaloj këtu, krejt vet i kam bërë, më ka kushtuar pak investimi por besoj që edhe përfitime do të kem”, tha Nebihu.

Nebihu, shpreson që në një të ardhme të afërt, me lajthitë e tij t’i furnizojë edhe tregjet jashtë Kosovës.

 “Afër dy vite bëhen që i kam mbjellur, ndërsa pas 4 viteve fillon me u shumu prodhimi, të gjitha janë bio, ndërsa sivjet vetëm se kanë filluar, por pak kam marrë nga to, afër 20 kilogram, ndërsa vitin e katërt vijnë duke u shumuar, tregun ende nuk e kam shiku, por unë mendoj që kur të bëhen me i shitë edhe jashtë vendit me e promovu Kosovën me këto lajthia”, tha Nebihu.

Nebihu tha se po planifikon hapjen e një pike grumbulluese të lajthisë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Festim Ramadani dënohet me 16 vjet burgim për vrasjen në Bibaj të Ferizajt

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj, departamenti për Krime të Rënda, e ka shpallur fajtor ish-policin Festim Ramadanin për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Ramadani është dënuar me 16 vjet burgim. Sipas aktgjykimit, në dënim do të llogaritet edhe koha e tij e kaluar në paraburgim, nga 16 gushti 2024. Dënimi do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Sipas akuzës, ngjarja kishte ndodhur më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në parkingun e oborrit të restorantit “F. Palace”, në fshatin Bibaj të Komunës së Ferizajt, gjatë një ceremonie martesore.

I pandehuri akuzohej se me dashje dhe paramendim, për motive të pretenduara familjare, kishte shtënë me një armë zyrtare automatike të policisë në drejtim të viktimës S.S., duke e privuar atë nga jeta në vendin e ngjarjes.

Gjykata ka vendosur që Festim Ramadanit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më gjatë se kohëzgjatja e dënimit të shqiptuar.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar, thuhet mes tjerash në njoftim.

#

Continue Reading

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Trending