Connect with us

Ferizaj

PAI vlerëson lartë punën e qeverisë lokale

Published

on

Kryetari i Partisë së Ashkalinjve për Integrim në Ferizaj Qazim Rrahmani, thirri konferencë për media për të lavdëruar punën e qeverisjes lokale. Rrahmani tha se që nga marrja e mandatit nga kryetari Aliu, jeta e komuniteteve në Ferizaj ka ndryshuar pozitivisht.

“PAI, vlerëson pozitivisht punën, angazhimin dhe sukseset e kryetarit Aliu në bashkëpunim me të gjithë strukturën e tij të drejtorëve dhe qasja e ekzekutivit të komunës ndaj komuniteteve ka qenë shumë reale, shumë e drejtë, ka qenë e suksesshme dhe ne jemi shumë të kënaqur me punën e tyre të deritanishme”, tha Rrahmani.

Rrahmani thotë se përkrahja për komunitetin RAE në Ferizaj, ka nisur qysh me emërimin e nënkryetarit Florim Bajrami.

“Nga kryetari Aliu me vullnetin e tij dhe me të gjithë anëtarët e asamblesë komunale është emëruar nënkryetari Florim Bajrami dhe ky hap i tyre i jep një qasje më të mirë komunës që të jenë të barabartë, këtë muaj kemi filluar me kërkesën tonë që të bëhet ndriçimi publik në të gjitha lagjet e qytetit dhe ka filluar në Dubravë e disa lagje të tjera, kemi drejtuar edhe kërkesat për rregullimin e rrugëve që janë mungesë dhe gatishmëria e ekzekutivit  është që t’i bëj. Çka është me rëndësi që asnjë nxënës i komunitetit nuk ka mbetur pa u regjistruar në shkollat e mesme dhe të gjithë nxënësit janë sistemuar ku ata kanë dëshiruar dhe kjo është për t’u vlerësuar”, tha Rrahmani.

Rrahmani bëri të ditur se kanë fituar një projekt nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për ndërtimin e 11 shtëpive, duke apeluar për ndihmë teknike tek organet komunale.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Hapet restoranti “ODA Grill House” në Pleshinë të Ferizajt

Published

on

Në Pleshinë të Ferizajt ka hapur dyert restoranti “ODA Grill House”, një hapësirë e re gastronomike që sjell kombinimin e ushqimit tradicional me një ambient të ngrohtë dhe unik për vizitorët.

“ODA Grill House” ofron menu me specialitete tradicionale, duke synuar të krijojë një përvojë të veçantë për familjet, miqtë dhe të gjithë ata që preferojnë kuzhinën vendore.

Ambienti i brendshëm i restorantit është dizajnuar në mënyrë funksionale dhe komode, duke e bërë të përshtatshëm si për manifestime familjare ashtu edhe për takime shoqërore.

Lokacioni i restorantit “ODA Grill House” është në fshatin Pleshinë, 5 km larg Ferizajt.

*Artikull i sponsorizuar

#

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet i dyshuari që sulmoi dhe lëndoi rëndë një person tjetër

Published

on

Policia e Ferizajt ka arrestuar një person, të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se rasti ndodhi të hënën mbrëma, 09.02.2026, rreth orës 22:30

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj, i sekuestrohen drogë, para dhe armë

Published

on

Një person është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin për veprat penale “Posedim i narkotikëve” dhe “Posedim i paautorizuar i armës”.

Në raportin 24 orësh, policia tha se gjatë kontrollit të të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar dy qese me peshë 1.75 gram kokainë, një epruvetë me kokainë me peshë rreth 10.68 gram si dhe 6155 euro para të gatshme.

“Në konsultim me prokurorin është bërë kontrolli ne zyrën si dhe në shtëpinë e tij ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë rreth 19.10 gram,  një revole me një karikator dhe katër fishekë, një veturë, gjashtë telefona celular, para në prerje letre rreth 7535 euro dhe 20 durham, një sprej si dhe dy fletore me shënime”, thuhet mes tjerash në raport..

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Trending