Connect with us

Ferizaj

Projektbuxheti i vitit 2019 i procedohet Kuvendit

Published

on

Komiteti për Politikë e Financa në mbledhjen e mbajtur sot, kalimthi ia procedoi Kuvendit Komunal propozim vendimin për miratimin e projektbuxhetit të komunës së Ferizajt për vitin 2019. Kjo pikë e rendit të ditës, sikurse edhe gjitha të tjerat, nuk zgjuan fort interesim për diskutim nga anëtarët e KPF-së. Kështu, drejtoresha e Financave Sebahate Ajeti, tregoi se kanë planifikuar që buxheti i vitit të ardhshëm të jetë mbi 30 milionë euro, apo mbi 2 milionë euro më shumë sesa ai i vitit 2018.

“Buxheti i vitit 2019 karakterizohet me një rritje të vlerës buxhetore në grandin e përgjithshëm, grand të arsimit dhe shëndetësisë, poashtu edhe rritje të planifikimit të të hyrave vetanake, ku krahasuar me vitin 2018 kemi një rritje të buxhetit prej 7.71%, mirëpo kjo diferenca që kemi paraqitur në tabelë ku vërehet krahasimi në përqindje të rritur prej 5.76  është bërë krahasimi me buxhetin e vitit 2019 për arsye se në fillim të vitit 2018 kemi pasur bartjen e të hyrave vetanake të vitit 2017, për këtë arsye edhe ka ndryshuar diferenca në dy vende, se njëra është në bazë të qarkores dhe tjetra me të hyrat  e bartura, pra total buxheti për vitin 2019 do të jetë 30 milionë e 934.846 mijë euro,  derisa në vitin 2018  ishte 28 milionë e 720.332 mijë euro”, tha Ajeti.

I vetmi që mori fjalën në këtë pikë të rendit të ditës ishte Imri Hashani nga LDK-ja, i cili u shpreh i pakënaqur me shpërndarjen e mjeteve buxhetore.

“E kemi lexuar këtë dokumet, neve na gëzon fakti që edhe këtë vit është rritur buxheti dhe rritja e buxhetit është në të mirë të qytetarit, por dy krahasimet që janë bërë me vitin 2018 janë ndeshur njëra me tjetrën, njëra thotë 5.76  tjetra thotë 7.71, po ashtu edhe në të holla njëra thotë 1 milion e 76 mijë euro kurse tjetra 2 milionë e 200 mijë euro, unë mendoj se buxheti këtë vit është rritur 5.76 pasi janë mjete të bartura që kanë qenë në vitin 2017 dhe janë bartur në vitin 2018 dhe do të ishte mirë me pas qenë vetëm e para. Ndërsa tek shpërndarja e buxhetit nuk jemi të kënaqur, por fjalën tonë do ta themi në Kuvend, këtu nuk do të marrim kohë, por do të diskutojmë më gjatë në Kuvend”, tha Hashani.

Në këtë mbledhje, Komiteti për Politikë e Financa ia procedoi Kuvendit Komunal edhe disa pika të tjera si propozim vendimin për miratimin e rregullores për taksa, tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale, propozim vendimin për miratimin e rregullores për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin tatimor 2019, propozim vendimin për miratimin e rregullores komunale për mënyrën dhe kushtet e menaxhimit dhe shfrytëzimit të objekteve sportive publike e të tjera.

Seanca e ardhshme e Kuvendit do të mbahet më 25 shtator.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet i dyshuari që sulmoi dhe lëndoi rëndë një person tjetër

Published

on

Policia e Ferizajt ka arrestuar një person, të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se rasti ndodhi të hënën mbrëma, 09.02.2026, rreth orës 22:30

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj, i sekuestrohen drogë, para dhe armë

Published

on

Një person është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin për veprat penale “Posedim i narkotikëve” dhe “Posedim i paautorizuar i armës”.

Në raportin 24 orësh, policia tha se gjatë kontrollit të të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar dy qese me peshë 1.75 gram kokainë, një epruvetë me kokainë me peshë rreth 10.68 gram si dhe 6155 euro para të gatshme.

“Në konsultim me prokurorin është bërë kontrolli ne zyrën si dhe në shtëpinë e tij ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë rreth 19.10 gram,  një revole me një karikator dhe katër fishekë, një veturë, gjashtë telefona celular, para në prerje letre rreth 7535 euro dhe 20 durham, një sprej si dhe dy fletore me shënime”, thuhet mes tjerash në raport..

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Brenda javës së kaluar policia në Ferizaj shqiptoi 1567 gjoba dhe pezulloi 21 patentë shoferë

Published

on

Gjatë javës së kaluar, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1.567 gjoba për kundërvajtje në trafik si dhe ka pezulluar 21 patenta për shoferët që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Po ashtu, në këtë periudhë kohore janë regjistruar gjithsej 35 aksidente. Në 12 prej tyre kanë mbetur të lënduar 15 persona, ndërsa 23 aksidente të tjera ishin vetëm me dëme materiale

Sipas statistikave të publikuara, vetëm gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka gjobitur 6,914 shoferë për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion, që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar paraqet rritje prej 45.3%.

Continue Reading

Trending