Connect with us

Ferizaj

Nisin punimet për projektin ”Bashkimi i Qytetit”

Published

on

Me një pjesëmarrje të madhe të qytetarëve, të zyrtarëve lokal dhe qëndror, si dhe burrështetasve të Kosovës, nisën punimet për projektin “Bashkimi i Qytetit”.  Ky investim që Ferizaj filloi ta realizoj kryesisht me buxhet të Qeverisë së Kosovës, u tha se do ta transformoj qytetin.

Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se taksapaguesve ferizajas po u kthehen investimet e mëdha. Për Haradinajn, ky projekt flet më shumë sesa një investim.

“Shihne këtë punën e bashkimit, dikur kemi qenë larg, kemi qenë larg andej  hekurudhe këndej hekurudhe, kemi qenë larg Dukagjin e Nerodime, Llap e Gollak e besa edhe me Tetovë e Shqipëri, por po e shihni që po afrohemi çdo ditë e më shumë, po na ofrojnë investimet dhe zhvillimet si dhe puna e vizioni jonë, si dhe sakrifica jonë për liri e pavarësi. Ne do ta vazhdojmë këtë vizion bashkë që sa më shpejt të jemi anëtarë të BE-së, por edhe anëtarë të NATO-s me ushtrinë tonë modeste”, tha Haradinaj.

Nga kjo foltore i pari i Qeverisë së Kosvës, u largua duke e dhënë edhe një gjysmë premtimi.

“Po tutna me thënë se nuk e mbulon menjëherë buxheti që kemi, por ju e dini ujëmbledhësin e Lepencit që ka mbetur një vepër në pritje, po po marrim guxim me përmend, sepse si spitali e projekti i sotit kemi me mbërri edhe aty”, tha Haradinaj.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, tha se dikur ky projekt ishte ëndërr për qytetarët e kësaj ane, ndërsa sot po dëshmohet që ky investim do të realizohet në Ferizaj.

“Kosova jonë po ndryshon siç po ndryshon Ferizaj. Po ecim vendosmërisht përpara në rrugëtimin evropian dhe rrugëtimin tonë që e kemi amanet nga ata që ranë në altarin e lirisë. Jemi të vetëdijshëm që ka edhe shumë gjëra për të bërë, jemi të vetëdijshëm që ende nuk kemi arrit perspektivën e të rinjve që po e kërkojnë në qytetin e vet dhe shtetin e vet. Unë thërras rininë e këtij vendi që të qëndrojnë në shtetin e tyre për ta ndryshuar atë, sepse kjo po ndodhë çdo ditë e më shumë. Ajo që sot po na nevojitet më së shumti është besimi tek njëri-tjetri, besimi për identitetin dhe shtetin të cilit i takojmë”, tha Veseli.

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, tha se “Bashkimit i Qytetit” do të jetë një projekt unik, pasi sipas tij, është i pari i këtij lloji në Kosovë. Aliu tha se kthimi i projekteve të tilla në Ferizaj përmes taksave publike është kthim i dinjitetit për qytetarin ferizjas si dhe për taksapaguesit më të shumtë në Republikën e Kosovës.

“Qytetarët e Ferizajt i gëzohen këtij projekti sepse nuk lidhet vetëm në transformimin urban të qytetit  të Ferizajt, por mbi të gjitha lidhet edhe me vet sigurinë e qytetarëve të kësaj komune. Nuk janë të rralla rastet ku qytetarët tanë nga kjo hekurudhë kanë humbur jetën. Nga sot e tutje kjo nuk do të jetë, sepse ”Bashkimi i Qytetit” dhe projektet e tjera në të ardhmen do ta sigurojnë qytetarin tonë për kalueshmëri jo vetëm fizike të këmbësorëve, por tashmë edhe të automjeteve. Ne po e realizojme këtë projekt falë mbështetjes që e kemi nga Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës“, tha Aliu.

“Bashkimi i Qytetit” është një projekt që Qeverisë së Kosovës do t’i kushtojë rreth 4 milionë euro. Punimet që nisën sot, sipas planit dinamik do të zgjasin dy vite.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen tre persona për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj arrestoi të mërkurën mbrëma tre meshkuj kosovarë, tek të cilët janë gjetur substanca narkotike.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë kontrollit të një automjeti me targa vendore ne te cilin ndodheshin tre persona, policia ka gjetur dhe konfiskuar  një qese me narkotikë të llojit kokainë në peshë 1.63 gram, disa paketime  me narkotikë të llojit marihuanë në peshë prej 3.71 gram, një pako me letra  mbështjellëse dhe  një aparat për bluarje.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt  ka arrestuar personin e kërkuar L.Q ( M/K) i moshës 25 vjeç.  

Ai u arrestua, të hënën,  më 15.04.2024 rreth orës 15:00, në një qendër tregtare në afërsi të stacionit policor në Ferizaj, pasi ishte shpallur në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale ‘‘Rrezikim i trafikut publik” dhe “Kalim i paautorizuar i vend kalimeve kufitare ” , për të cilat është dënuar me 72 ditë burgim.

Pas kompletimit të dokumentacionit i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Ferizaj

I dyshuari për vrasjen dhe plagosjen në Ferizaj dërgohet në mbajtje për 48 orë

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se është dërguar në mbajtje për 48 orë i arrestuari V.A., i dyshuar për vrasjen e ish gruas (21 vjeçe) dhe plagosjen e vëllait të mitur (15 vjeç) të viktimës.

Sipas prokurorisë, dorasi dyshohet për veprën penale “vrasja”, ndërsa brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“I dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 14:40, në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, kurse i dyshuari është arrestuar rreth orës 15:15.

Si pasojë e të shtënave, viktima 21 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse i plagosuri, vëllai i viktimës, i moshës së mitur është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Mjeku kujdestar, Sefedin Fazliu tha se i plagosuri është pranuar me plagë shpuese nga arma e zjarrit në parakrahun e djathtë dhe pas intervenimit kirurgjik i është hequr plumbi .

Më pas, pacienti është transferuar për trajtim në repartin e ortopedisë në spitalin e Ferizajt, tha Fazliu.

Continue Reading

Trending