Connect with us

Ferizaj

Shënohet Dita e Dëshmorëve në Ferizaj

Published

on

Dita e Dëshmorëve në Ferizaj, tuboi sot mijëra qytetarë në Varrezat e Dëshmorëve të kësaj komune. Për t’i nderuar ata që dhanë më të shtrenjtën për çlirimin e vendit, qytetarët ferizajas bën homazhe në orët e paraditës. Këtu u panë pozitë e opozitë, shoqata të dala nga lufta, si dhe mysafirë që kishin ardhë nga komunat e tjera të Kosovës. Homazhet për Ditën e Dëshmorëve, sivjet u realizuan në kuadër të  20 vjetorit të  “Epopesë së lavdishme të Jezercit”. Me krenarë se kurrë u ndjenë familjet që dhanë më të shtrenjtit e tyre për këtë liri që Kosova po e gëzon sot.

“Emocionet e mia sot janë të krenarisë gjithsesi, unë jam i prekur për besë, jam i prekur nga ky masovitet që kanë ardhur sot këtu e po i nderojnë dëshmorët e tyre, ju lumtë të gjithëve, por edhe organizatorit. E gëzofshim këtë ditë, ta kujtojmë me mall dhe krenari luftën që patëm për këtë liri. Sot, para 20 vitesh ranë për të mos vdekur kurrë 9 dëshmorë, u flijuan në mënyrë heroike për atdheun. Ata dhe 2 mijë të tjerë dëshmorë sot na bëjnë obligativ që të kemi qasje më ndryshe ndaj vendit, të kemi moral më të fortë dhe t’i shtyejmë proceset përpara, sepse sot jemi të lirë, por nuk jemi si në Zvicër, duhet të punojmë më shumë për ta bërë shtetin me sistem”, tha Gafurr Bytyqi  nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve.

Të kënaqur dhe të emocionuar nga pjesëmarrja e madhe e qytetarëve në homazhe, u shprehen edhe organizatorët  e javës së “Epopesë së Jezercit”.

“Emocionet janë të mëdha, siç na keni përcjell gjatë tërë javës ne kemi mbajtë aktivitete për këtë epope të lavdishme dhe natyrisht që kemi pasur emocione të veçanta. Kjo ditë është një ditë lavdie, një ditë jubilare, një ditë  e një epopeje të zonës sonë, pasi që ”Epopeja e Jezercit” është nga ato më të mëdha në Kosovë, është beteja e fundit e ofansivës së parë. Ndihemi krenarë që kemi pasur 9 dëshmorë dhe besoj që këtë ditë do ta mbajmë me dinjitet dhe të punojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë në vendin tonë”, tha Luan Jahiri nga OVL e UÇK-së.

Në betejën e Jezercit ranë dëshmorë Gursel e Bajram Sylejmani, Kemajl Hetemi, Sejdi Sejdiu, Sali Baliu, Lulzim Guta, Arsim Zeqiri, Bashkim Vishi dhe Nazim Terziu.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Avdi H. Ahmeti

Published

on

Është ndarë nga jeta Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdi H. Ahmeti nga Ferizaj.

Njoftimi mortor u bë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën, më 04.11.2026 ora 14:15 në varrezat e lagjes Karametaj, të fshatit Greme të Ferizajt.

#

Continue Reading

Ferizaj

Ndalohet për 48 orë një person për rastin e vdekjes të punëtorit në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar për ndalimin e një personi me inicialet B.T. lidhur me rastin që ka ndodhur dje rreth orës 15:50, në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, ku humbi jetën një punëtor derisa po punonte në një objekt ndërtimi.  Viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas prokurorisë, i arrestuari B.T. është ndaluar nën dyshimin për veprën penale  “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Ndalohet një person për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”

Ferizaj, 13 Tetor 2026– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me iniciale B.T., në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, rreth orës 15:50:, ku, një person, i cili po kryente punime në një objekt ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente në Ferizaj, kurse, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokurori i shtetit, pas daljes në vendin e ngjarjes, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të vazhdoj me procedurat e mëtejme ligjore.

#

Continue Reading

Ferizaj

Humb jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Published

on

Një punëtor 54 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë punës të jetë rrëzuar në një objekt në ndërtim në Ferizaj.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli”.  

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Sipas policisë dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

Në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale dhe inspektorët e punës derisa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Continue Reading

Trending