Connect with us

Ferizaj

Rrahën një person dhe ikën, Policia arreston dy persona në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt ka arrestuar dy persona të mërkurën para mëngjesit për lëndim trupor, raporton TV TEMA.

Personat e arrestuar janë Sh.K 53 vjeç dhe E.K 28 vjeçar.

Dy të dyshuarit kanë ndaluar në rrugë viktimën A.S, 45 vjeçar, i shkaktuan lëndime dhe u larguan.

Prokurori, dy të dyshuarve pas intervistimit u ka caktuar masën e mbajtjes për 48 orë.

Raporti i plotë i Policisë:

Arrestohen dy persona për lëndim trupor në Ferizaj

Policia Rajonale e Ferizaj, sot në ora 01:15 të mëngjesit ka pranuar një informacion se në rrugën ‘’Xhemajl Kada’’ në Ferizaj është një rast i lëndimit trupor, ku dy persona i kishin shkaktuar lëndime trupore personit tjetër .

Në lidhje me këtë, policia e stacionit në Ferizaj i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në rast janë kyçur  Njësia e Hetimeve, të cilët nën autorizim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë nisur hetimin dhe kërkimin e personave të dyshuar.

Pas një pune intenzive, grumbullimit të informacioneve në terren, policia ka identifikuar dy personat e dyshimtë dhe vendin e ndodhjes së tyre dhe më pas i ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj .

Nga hetimet e para dyshohet që deri të kjo ngjarje ka ardhur, kur viktima A.S (M/K) i moshës 45 vjeçar, fillimisht kishte kanosur një mik të të dyshuarve, e më pas të dyshuarit me inicialet SH.K ( M/K) i moshës 53 vjeçar dhe E.K ( M/K) i moshës 28 vjeçar, e ndalojnë në rrugë viktimën A.S, i shkaktojnë lëndime trupore dhe largohen nga vendi i ngjarjes, ndërsa viktima është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Dy të dyshuarit, pasi janë  intervistuar nga policët hetues, me vendim të Prokurorit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Ferizaj

Agim Aliu konfirmon kandidaturën për kryetar të Ferizajt

Published

on

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se do të jetë sërish kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet  e ardhshme lokale të 12 tetorit.

Njoftimin për kandidaturë, Aliu e bëri përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

Aliu, si kandidat i Partisë Demokratike, është zgjedhur kryetar i Ferizajt në dy mandate të njëpasnjëshme, nga viti 2017-2021 dhe 2021-2025.

Më herët, ai ishte zgjedhur në krye të qeverisë lokale për një mandat të shkurtuar edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2012, pas dorëheqjes së Bajrush Xhemailit nga pozita e kryetarit të Ferizajt.

Continue Reading

Trending