Connect with us

Botë

Gjukanoviq: Qëllimi i “Ballkanit të Hapur” – zhdukja e Kosovës

Published

on

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, vazhdon ta kundërshtojë iniciativën rajonale “Ballkani i Hapur” përkundër që kryeministri Dritan Abazoviq është shprehur në favor të saj.

Gjukanoviq thotë se kjo iniciativë është nisur nga Serbia dhe ka për qëllim ndryshimin e kufijve dhe homogjenizimin etnik dhe fetar brenda shteteve të këtij rajoni.

Sipas tij, bëhet fjalë për një skenar alternativ për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor jashtë Bashkimit Europian që promovohet nga qarqet serbe.

Ata që nuk e shohin rajonin tonë në Evropë, nuk shohin as demokraci multietnike në Ballkan. Atyre u pëlqen ideja e ndryshimit të kufijve, homogjenizimi etnik dhe fetar brenda shteteve të zgjeruara. Si zakonisht, çdo gjë nis tradicionalisht nga pala serbe, këtë herë në “botën serbe” dhe vazhdon me të njëjtit zullumqarë të shtetit të madh”, ka thënë presidenti malazez për portalin “Autonomija”.

Madje, Gjukanoviq thotë se “Ballkani i Hapur” përfundon me zhdukjen e Bosnje e Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut . Ky skenar, sipas tij, e shpie rajonin në luftë dhe disa gjenocide të tjera.

Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina, që e kanë kundërshtuar “Ballkanin e Hapur”, kanë marrë pjesë për herë të parë si vëzhgues në samitin e kësaj iniciative rajonale që u mbajt në Ohër më 7 dhe 8 qershor.

Kosova mbetet i vetmi vend i rajonit të Ballkanit Perëndimor që në asnjë formë nuk është bërë pjesë e “Ballkanit të Hapur”, derisa kryeministri Albin Kurti thotë se Kosovës s’i duhet kjo iniciativë pasi është nisur nga Serbia dhe synon ta zëvendësojë Procesin e Berlinit.

Botë

Përleshje fizike në parlamentin italian

Published

on

Një përleshje fizike mes deputetëve ka ndodhur më 13.06.2024 në parlamentin e Italisë.

Siç raporton Zëri i Amerikës, Leonardo Donno, deputet i Lëvizjes “5 Yje”, po përpiqej t’i vinte flamurin italian ministrit për Çështjet Rajonale, Roberto Calderoli gjatë një diskutimi mbi projekt-ligjin e diskutueshëm të qeverisë në lidhje me autonomitë lokale.

Incidenti mes këtyre dyve u shndërrua në përleshje masive mes deputetëve të grupeve të ndryshme parlamentare derisa bëhet e ditur se njëri nga  pjesëmarrësit në përleshje është larguar nga parlamenti në një karrige pacientësh.

Continue Reading

Botë

Qeveria e Sllovakisë konfirmon atentatin dhe plagosjen e kryeministrit Fico

Published

on

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, është plagosur në një atentat pasditen e sotme.

Fico, 59 vjeç, u dërgua në spital pasi ndaj tij u shkrepën katër plumba në stomak dhe gjoks në ngjarjen që ndodhi pranë Shtëpisë së Kulturës së Qytetit, Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit Bratislavë.

I dyshuari për plagosjen është arrestuar menjëherë pas të shtënave, raportuan gazetarët të cilët ishin në përcjellje të një aktiviteti të Ficos me mbështetësit .

Fico është kryeministër i Sllovakisë që nga fundi i vitit 2023

Continue Reading

Botë

Në Maqedoninë e Veriut sot ka nisur heshtja zgjedhore

Published

on

Në Maqedoninë e Veriut sot ka nisur heshtja zgjedhore pasi  nesër mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale

Heshtja zgjedhore përfundon më 24 prill në orën 19:00, kur mbyllen vendvotimet.

Si zakonisht, gjatë ditës së sotme në votimet paraprake  të drejtën e tyre qytetare do të kenë mundësi ta ushtrojnë të sëmurët dhe personat e pafuqishëm, të burgosurit në shtëpitë ndëshkuese-përmirësuese dhe personat në paraburgim, në shtëpitë e të moshuarve dhe shtetasit tanë jashtë vendit.

Zgjedhjet e shtatë presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen të mërkurën,  më 24 prill, ndërsa raundi i dytë i mundshëm i tyre,  së bashku me zgjedhjet parlamentare, është caktuar pas dy javësh, më 8 maj.

Continue Reading

Trending