Connect with us

Kosovë

Klinaku i OVL-UÇK letër Kurtit: Verifikimi i luftëtarëve është ndërhyrje në proces gjyqësor, të plotësohen disa kushte njëherë

Published

on

Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të OVL-UÇK, Faton Klinaku ka shpërndarë letrat e komunikimit të tij me Kryeministrin Altin Kurti rreth çështjes së veteranëve.

Nga dy letrat kuptohet se Kryeministri Kurti ka kërkuar nga Klinaku bashkëpunim në hartimin e një ligji të ri për vlerësimin dhe verifikimin e pjesëmarrësve në luftë, transmeton TV TEMA.

Mirëpo nga veteranët kjo kërkesë e Kurtit u konsiderua si ndërhyrje në proces gjyqësor.

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së nuk kanë qenë dhe nuk janë kompetente për vlerësim e verifikim, por janë të hapura për bashkëpunim….Neve na intereson që veteranët e luftës së UÇK-së të trajtohen dinjitetshëm, dhe do të ishte mirë që të hiqet neni që ua ndalon punësimin atyre”, thuhet ndër të tjera në letrën e OVL-UÇK-së, dërguar Kurtit.

Me gjithë atë, në letrën e Klinakut drejtuar Kurtit, ai thotë se nuk janë kundër këtij ligji të propozuar nga i pari i Qeverisë, vetëm se një herë sipas tij duhet të plotësohen disa kushte:

“Duhet që aplikacionet apo dosjet e kategorive të luftës së UÇK-së të merren nga Prokuroria, sepse aty janë të dhënat e plota për secilin, dhe vetëm në bazë të tyre bëhet kjo.

Duhet që nga Gjykata të shpallet procesi i vlerësimit e verifikimit i pavlefshëm, ose të kthehet në pikën zero.

Duhet që të krijohet komision i ri qeveritar, i cili me komandatët apo zingjirin komandues të UÇK-së, si dhe përgjegjësit e të gjitha njësive do ta bënte këtë vlerësim dhe verifikim, por pse jo edhe nëse është e nevojshme të bëhet proces i ri aplikimi”.

Propozimet e kryeministrit ishin këto:

“Të fillojmë menjëherë bashkërisht hartimin e një ligji të ri, i cili nis një proces vlerësimi e verifikimi për të gjithë pjesëmarrësit e luftës çlirimtare, me këtë ligj do të siguronim nxjerrjen e një liste të saktë të të gjithë atyre që kanë kontribuar në luftën çlirimtare.

Hartimi i ligjit dhe procesi i verifikimit të kryhet në një kohë sa më shpejtë.

Ndërkohë derisa të përfundojë procesi i ri, si mbështetje shtesë mund të ofrojmë përkrahje në punësimin e veteranëve përmes masave aktive të tregut të punës, duke subvencionuar një pjesë të pagës për një periudhë të caktuar”.

Letra e Kryeministrit Kurti drejtuar OVL-UÇK dhe ajo e OVL-UÇK drejtuar Kryeministrit Kurti:

Kosovë

Avokati i Popullit kërkon pezullimin e vendimeve për rritjen e çmimit të energjisë elektrike

Published

on

Avokati i Popullit ka kërkuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) pezullimin e vendimeve që kanë të bëjnë me rritjen e çmimit të energjisë elektrike (V_2697_2025 dhe V_2698_2025), deri në përfundimin e hetimeve lidhur me ankesat e qytetarëve.

Avokati i Popullit thekson se Vendimi për rritjen e tarifave ka ndikim të drejtpërdrejtë në të drejtat themelore të njeriut, duke rënduar veçanërisht grupet më të cenueshme dhe familjet në asistencë sociale. Kjo situatë ngrit shqetësime serioze për përballueshmërinë ekonomike të qytetarëve dhe qasjen e barabartë në shërbimet bazë.

Avokati i Popullit vë në pah mungesën e koordinimit institucional dhe nënvizon se këto vendime janë marrë në një moment boshllëku institucional – pa Kuvend të konstituuar dhe pa Qeveri të mandatuar, gjë që ka ndikuar në mungesën e debatit të nevojshëm publik dhe institucional për çështje që janë me rëndësi jetike për qytetarët.

Avokati i Popullit rikujton se Qeveria e Republikës së Kosovës, në përputhje me Ligjin Nr. 05/L-085 për Energjinë Elektrike, mban përgjegjësi për garantimin e interesit publik, sigurimin e qasjes të barabartë dhe përfshirjen sociale në politikat energjetike. Vendimet që prekin në mënyrë kaq të drejtpërdrejtë mirëqenien e qytetarëve duhet të jenë gjithëpërfshirëse, të bazuara në analizë të thelluar sociale dhe të ndërmerren vetëm në kohë kur institucionet janë funksionale dhe të koordinuara për të mbrojtur interesin e përgjithshëm shoqëror.

Avokati i Popullit thekson nevojën që organet e pavarura si ZRrE, duhet të kenë përgjegjësi të shtuar, transparencë dhe bashkëpunim me institucionet përkatëse, sidomos kur vendimet prekin interesin publik në masë të madhe.

Continue Reading

Kosovë

Nga 5 maji kosovarët mund të udhëtojnë në Izrael pa viza

Published

on

Qytetarët e Kosovës nga 5 maji 2025 do të mund të udhëtojnë në Izrael për qëllime turistike pa viza.

Kështu ka njoftuar ambasadorja e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, Tamar Ziv, përmes një postimi në platformën X.

Megjithatë, së paku 72 orë përpara udhëtimit, shtetasit e Kosovës duhet të pajisen me një Autorizim Elektronik për Udhëtim (ETA-IL), i vlefshëm për qëndrime deri në 90 ditë për çdo vizitë. ​

Procesi i aplikimit për ETA-IL kryhet në mënyrë elektronike përmes faqes zyrtare të autoriteteve izraelite https://israel-entry.piba.gov.il/learn-about/

Continue Reading

Kosovë

Dështon edhe për herë të tetë konstituimi i  Kuvendit

Published

on

Ka përfunduar pa sukses edhe përpjekja e tetë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, pasi kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk arriti t’i merr 61 votat e nevojshme për kryetare të Kuvendit.

Në vazhdimin e sotëm të seancës, Haxhiu mori 54 vota për, kundër ishin 44 dhe 3 deputetë abstenuan.

Edhe para votimit të sotëm, nga PDK-ja thanë se nuk do ta votojnë Albulena Haxhiun pasi kandidaturën e saj nuk e konsiderojnë bashkuese derisa kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj u shpreh se vetëm një ndërrim i kandidatit për kryeparlamentar mund të sjellë zhvillime të reja.

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj tha se ai bashkë me dy deputetet e kësaj partie abstenuan në votim duke theksuar se partia e tij do të japë kontributin maksimal për të shmangur zgjedhjet, por nuk i përjashtoi ato si opsion të fundit në mungesë të një zgjidhjeje tjetër.

LDK-ja ka vazhduar me qëndrimin e saj se nuk do ta votojë asnjë kandidat të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit, tha deputeti i zgjedhur i kësaj partie, Arben Gashi.

Në anë tjetër, Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se ka deputetë individualë të partive tjera që kanë shprehur dëshirë që të votojnë për Albulena Haxhiut për kryeparlamentare, por që kjo, sipas tij,  nuk po iu lejohet nga partitë e tyre.

Vazhdimi i seancës mbahet të enjten me fillim në ora 10:00.

Continue Reading

Trending