Connect with us

Kosovë

Valbon Krasniqi flet për gjendjen e Klinikës së Onkologjisë pas vërshimeve

Published

on

Drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi ka folur për gjendjen në Onkologji, pak javë pas vërshimeve.

Në komisionin për shqyrtimin e raportit të auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalordhe Klinik Universitar i Kosovës, ai tha se rikthimi i aparaturave në spitalin ku trajtohen pacientët me kancer, është bërë në afatin më të shpejtë kohor.

“Ka pasur vërshime, rikthimi i aparaturave në Onkologji është bërë në afatin më të shpejtë kohor, brenda dy javësh. Fuqi natyrore, madhore, nuk është në dorën tonë. Të gjitha ekipet kanë marr veprimet e nevojshme dhe kanë bërë që të mos kemi dëmtime të aparaturave në Onkologji”, tha Krasniqi.

“Ka pasur probleme të tilla edhe në të kaluarën dhe ne kemi filluar procesin e rishikimit komplet të mbledhjes së ujërave atmosferike dhe të zeza. Kemi filluar me procedurat që të angazhojmë kompani profesionale të bëhet zgjidhja përfundimtare. Onkologjia ishte e vendosur në pikën më të ulët ku bëhet mbledhja e shirave dhe ujërave atmosferik. Është problem serioz dhe ne i kemi adresuar këto çështje dhe të rishikohet komplet sistemi i mbledhjes së ujërave”, tha ai./KK

Kosovë

Hashim Thaçit i lejohet vizita në Burojë tri ditë pas varrimit të babait

Published

on

Ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ishte sot në varrezat e fshatit Burojë të Skenderajt për ta vizituar varrin e babait të tij, Haxhi Thaçi, i cili ndërroi jetë të dielën e 16 marsit.

Thaçi erdhi sot, pasi Gjykata Speciale nuk e lejoi që të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit që u mbajt të martën, më 18 mars.

Pas homazheve, Thaçi shkoi edhe në shtëpinë e tij në Burojë për të qëndruar me familjen e tij të ngushtë derisa në ambientet e jashtme të shtëpisë shihet një zyrtar policor dhe veturat e parkuara, që po e shoqërojnë atë gjatë kësaj vizite.

Continue Reading

Kosovë

16 të arrestuar pas aksionit policor në disa komuna të Kosovës

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar 16 persona në aksionin që u zhvillua të mërkurën në 21 lokacione të ndryshme në Mitrovicë të jugut dhe të veriut, në Vushtrri, Skenderaj dhe në Leposaviq.

Ata dyshohen për vepra penale “detyrim” dhe “importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Si dëshmi materiale gjatë kontrollit, Policia njoftoi se janë sekuestruar 9 armë zjarri, 200 fishekë, municione të ndryshme, 15 telefona mobilë, 2 palë pranga, thikë, tyta të armës, këllëf për armë dhe 1 DVR.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, 13 prej të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Continue Reading

Kosovë

Ndalohet një shtetas i Armenisë për kalim ilegal të kufirit

Published

on

Më 18.03.2025, rreth orës 23:40,  policia kufitare ka ndaluar një shtetas të Armenisë afër vendkalimit kufitar në Vërmicë.

Pas legjitimimit është kuptuar se personi M.Z., (viti i lindjes 1984, shtetas i Armenisë), duke mos poseduar vizë për të hyrë në vendin tonë, dyshohet se nga territori i Republikës së Shqipërisë ka hyrë ilegalisht në vendin tonë duke iu shmangur kalimit nëpër Pikën e Kalimit Kufitar.

Tek personi i dyshuar janë gjetur disa lloje të barnave, 2740 euro dhe një sasi parash në valuta të ndryshme.

Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për  48 orë.

Continue Reading

Trending