Connect with us

Ferizaj

Të marten e 9 gushtit, një pjesë e Ferizajt përballet me ndërprerje të rrymës

Published

on

Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike njofton se të martën e 9 gushtit, një pjesë e Ferizajt do të përballet me ndalje të rrymës.

Rryma do të ndalet nga ora 10:00 deri në orën 15:00, përcjell TV TEMA.

Sipas KEDS-it arsye për këtë ndërprerje të rrymës janë mirëmbajtja, zëvendësimi i shtyllave të thyera dhe ndërrimi i përçuesve dhe izolatorëve.

Njoftimi i KEDS:

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10kV Ferizaj III do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Jezerci  (kodi: 40042003) prej orës  10:00 deri 15:00

Vendet: rrugët: Elbasanit, Gjergj Fishta, Muharrem Shemsedini (një pjesë), Murat Murati (një pjesë), Naim Beka, Prekazit, Sefedin Firza (një pjesë), Xhevat Sojeva (një pjesë), Zef Jubani (një pjesë);  fshatrat: Balaj, Jezerc, Manastirc, Neredime dhe Neredime e Naltë dhe e Ulët.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, zëvendësimi i shtyllave të thyera me të rejat – ndërrimi i përçusve dhe izolatorëve.

Ferizaj

Arrestohet një person për kanosje me thikë

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një person të dyshuar për tentim të sulmit me thikë.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se ngjarja ndodhi të dielën rreth orës 10:10.

“ Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte tentuar ti sulmoj dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovare.

Nga i dyshuari është sekuestruar mjeti i mprehtë thikë. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari ndalohet në qendrën e mbajtjes” ka njoftuar policia.

Continue Reading

Ferizaj

Hapet restoranti “ODA Grill House” në Pleshinë të Ferizajt

Published

on

Në Pleshinë të Ferizajt ka hapur dyert restoranti “ODA Grill House”, një hapësirë e re gastronomike që sjell kombinimin e ushqimit tradicional me një ambient të ngrohtë dhe unik për vizitorët.

“ODA Grill House” ofron menu me specialitete tradicionale, duke synuar të krijojë një përvojë të veçantë për familjet, miqtë dhe të gjithë ata që preferojnë kuzhinën vendore.

Ambienti i brendshëm i restorantit është dizajnuar në mënyrë funksionale dhe komode, duke e bërë të përshtatshëm si për manifestime familjare ashtu edhe për takime shoqërore.

Lokacioni i restorantit “ODA Grill House” është në fshatin Pleshinë, 5 km larg Ferizajt.

*Artikull i sponsorizuar

#

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet i dyshuari që sulmoi dhe lëndoi rëndë një person tjetër

Published

on

Policia e Ferizajt ka arrestuar një person, të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se rasti ndodhi të hënën mbrëma, 09.02.2026, rreth orës 22:30

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Continue Reading

Trending