Connect with us

Kosovë

Ankohet Bërnabiq: Nëse Asociacioni bëhet sipas ligjeve të Kosovës, dialogu është i kotë

Published

on

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë të shtunën se është krejt i pakuptimtë dialogu nëse formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe kushtëzohet në përputhje me ligjin e Kosovës.

Ajo iu kundërpërgjigj deklaratës së të dërguarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili të premten u shpreh se nuk duhet të ketë Asociacion “shtet brenda një shteti”, si dhe “duhet respektuar ligjet dhe Kushtetuta e Kosovës”.

Bërnabiq nuk është optimiste se në takimin e 18 gushtit në Bruksel mes Aleksander Vuçiqit dhe Albin Kurtit do të diskutohet rreth Asociacionit, transmeton N1.

Nëse e vendosni atë në përputhje me ligjet e tyre, e bën të kotë të gjithë dialogun, nëse ata vetë nuk i respektojnë, dhe Prishtina nuk e respekton Kushtetutën e saj. Nëse e respekton, nuk do të kishte ushtri të Kosovës, sepse në atë Kushtetutë thuhet që duhen pyetur serbët, por nuk janë pyetur”, thotë kryeministrja serbe.

Ajo shtoi se Marrëveshja e Brukselit “duhet të jetë mbi të ashtuquajturën Kushtetutë”.

Dje kam pasur një takim me ambasadorin amerikan Christopher Hill, kam thënë që shpresoj në qasje konstruktive, nuk shoh se ka vend për bisedë me Kurtin, ai nuk ka dëshirë”, shtoi ajo.

Brnabiq shqetësohet edhe se përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, sipas saj, ka thënë se nuk mund ta detyrojnë Prishtinën të bëjë asgjë, ndërsa BE-ja është garantuese e Marrëveshjes së Brukselit.

Ne duhet ta ruajmë paqen, sado e vështirë të jetë – nuk ka qenë kurrë më e vështirë”, thekson ajo./Koha

Kosovë

Enver Sekiraqa dënohet me 25 vjet burgim

Published

on

Enver Sekiraqa është shpallur fajtor dhe është dënuar me 25 vjet burg për shtytje në vrasjen e policit Triumf Riza, në vitin 2007.

Trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda pranë Gjykatës Themelore të Prishtinës, shpalli aktgjykimin dënues në seancën e sotme, në të cilën Sekiraqa nuk ishte prezent .

Ky është aktgjykimi i tretë në të cilin Sekiraqa dënohet për shtytjen e vrasjes së Rizës 17 vite më parë.

Për herë të parë, Sekiraqa ishte dënuar me 36 vite burgim në vitin 2016, kurse pas kthimit në rigjykim sërish në vitin 2019 u dënua me 20 vite burgim.

Në prill të vitit 2014, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte ngritur aktakuzë ndaj Enver Sekiraqës për tri vepra penale, për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës, “detyrim” dhe “dhunim”, ku për këtë të fundit, gjykata e shkallës së parë e kishte shpallur të pafajshëm.

Triumf Riza u vra më 30 gusht të vitit 2007, vrasje për të cilën Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burgim.

Continue Reading

Kosovë

Kosova shënon regres në lirinë e medias

Published

on

Në Indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, që u publikua më 3 maj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Kosova ka shënuar rënie për 19 pozita dhe këtë vit renditet në vendin e 75-të nga 180 shtete.

Në raport thuhet se gjatë vitit të kaluar, gazetarët në Kosovë kanë qenë cak i sulmeve fizike “edhe pse sulmet po hetohen nga policia dhe prokuroria, rastet rrallë ndiqen penalisht.  Gazetarët kritikë shpesh janë subjekt i sulmeve që synojnë diskreditimin e tyre si nga Qeveria, ashtu edhe opozita, dhe ata e kanë të vështirë të kenë qasje në informacione publike”, thuhet në raport.

Gazetarët janë kërcënuar dhe ishin cak edhe i sulmeve fizike gjatë raportimeve nga veriu i Kosovës dhe gjendja e rritur e tensioneve atje.

“Mediat në gjuhën serbe, të cilat janë nën presionin e forcave politike serbe, janë ankuar për diskriminim në qasjen në informacione publike, veçanërisht në gjuhën e tyre, që është e drejtë kushtetuese për minoritetet”, thuhet në raport , ku gjithashtu potencohet fakti se mediat në gjuhën serbe përballen me sfida edhe më të mëdha, pasi disa prej tyre varen nga financimi  nga Serbia fqinje, ndërkaq mediat e pavarura nuk mund të mbijetojnë pa financim ndërkombëtar.

Në shumicën e rasteve, mediat private, përmes pronarëve të tyre, janë të ekspozuara nga ndikimi i grupeve të fuqishme politike apo atyre afariste.

Sipas të dhënave të prezantuara në raport, rënie kanë shënuar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Kështu, Shqipëria nga pozita e 91-të ka rënë në pozitën e 99-të, Bosnje e Hercegovina ka rënë nga pozita e 64 në pozitën e 81-të, Serbia nga pozita 91-të sivjet renditet e 98-ta, Maqedonia e Veriut nga vendi 36-të ka rënë në vendin e 38-të kurse  Mali i Zi ka rënë për një pozitë dhe renditet në vendin e 40-të.

Continue Reading

Kosovë

Pakot e cigareve dhe duhanit tash e tutje me ilustrime dhe porosi për efektet negative

Published

on

Të enjten ka hyrë në fuqi udhëzimi administrativ që përcakton rregullat për vendosjen e fotografive apo ilustrimeve të tjera dhe tekstit / mesazhit informues për efektet negative të duhanit, në paketimet e produkteve të duhanit dhe të ndërlidhura me duhanin.

Ky udhëzim bazohet në Ligjin për Kontrollin e Duhanit, dhe u nënshkruar nga ministri i Shëndetësisë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë , aplikimi i vërejtjeve të kombinuara apo paralajmërimeve për rreziqet nga duhani është masë që, bazuar në dëshmitë shkencore, në vende të ndryshme ku është aplikuar, ka ndikuar në uljen e përdorimit të duhanit, sidomos nga të rinjtë.

“Përmes vendosjes së vërejtjeve shëndetësorë në produktet e duhanit synohet të ngritën njohuritë e duhanpirësve për efektet shëndetësore negative që shkakton përdorimi i produkteve të duhanit dhe, gjithashtu, synohet të inkurajohet ndërprerja e pirjes së duhanit si dhe dekurajimi i nisjes ose ri-nisjes së pirjes së duhanit”, thuhet në komunikatë.

Continue Reading

Trending