Policia e Kosovës raporton se në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, saktësisht në fshatin Preoc një person është sulmuar me thikë.
Viktima është dërguar në QKUK ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, përcjell TV TEMA.
Raporti i plotë i Policisë:
LËNDIME TË LEHTA TRUPORE
Magjistralja Prishtinë-Ferizaj, fsh. Preoc 05.08.2022-01:20. Viktima, mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me një thikë e ka sulmuar fizikisht viktimën. Viktimës i është dhënë ndihma mjekësore në QKUK, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.