Connect with us

Botë

Izraelitët publikojnë pamjet e sulmit në Gaza

Published

on

Gjatë natës vazhduan sulmet e ushtrisë izraelite ndaj bazave ushtarake dhe armëve të grupeve terroriste në Rripin e Gazës.

Pamjet e shumta me dron të sulmeve nga ato pozicione nga të cilat Xhihadi Islamik synonte Izraelin janë publikuar gjatë gjithë kohës.

Që nga fillimi i konflikteve të reja mes Izraelit dhe Palestinës, ushtria izraelite ka publikuar në Twitter rreth 10 video të sulmeve ndaj pozicioneve të grupeve në Rripin e Gazës.

Ky i fundit është publikuar orë më parë dhe është shkruar se pak kohë më parë kanë sulmuar një tjetër lokacion ku ndodheshin raketat e organizatës terroriste palestineze Xhihadi Islamik.

“Sonte u hodhën raketa nga ai vend drejt territorit izraelit”, thanë ata.

Është e qartë se ushtria izraelite po shtyp ofensivën palestineze. Përveç kësaj, janë duke u kryer arrestime të shumta.

Sipas raportimeve, ushtarët izraelitë operuan gjatë natës në të gjithë Judenë dhe Samarinë për të arrestuar operativë të organizatës terroriste Xhihadi Islamik, të cilët dyshohen se janë përfshirë në kryerjen e sulmeve ndaj Izraelit. Në total janë arrestuar 20 persona./Telegrafi

Botë

Në Maqedoninë e Veriut sot ka nisur heshtja zgjedhore

Published

on

Në Maqedoninë e Veriut sot ka nisur heshtja zgjedhore pasi  nesër mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale

Heshtja zgjedhore përfundon më 24 prill në orën 19:00, kur mbyllen vendvotimet.

Si zakonisht, gjatë ditës së sotme në votimet paraprake  të drejtën e tyre qytetare do të kenë mundësi ta ushtrojnë të sëmurët dhe personat e pafuqishëm, të burgosurit në shtëpitë ndëshkuese-përmirësuese dhe personat në paraburgim, në shtëpitë e të moshuarve dhe shtetasit tanë jashtë vendit.

Zgjedhjet e shtatë presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen të mërkurën,  më 24 prill, ndërsa raundi i dytë i mundshëm i tyre,  së bashku me zgjedhjet parlamentare, është caktuar pas dy javësh, më 8 maj.

Continue Reading

Botë

Bitcoin me rekord historik – kalon vlerën mbi 71 mijë dollarë

Published

on

Çmimet e Bitcoin shënuan një rekord të ri, pasi në orën 8:25 të mëngjesit të sotëm, arriti vlerën 71,644 dollarë derisa më pas pësoi një rënie të lehtë.

Që nga fillimi i vitit, tregu financiar shfaqi tendencën e rritjes të Bitcoin, pasi më 1 janar tregtohej me vlerën prej 44.100 dollarë derisa rritja e jashtëzakonshme filloi nga fundi i shkurtit, kur shënoi vlerën tregtare prej 68,342 dollarë.

Nëse krahasojmë me vlerën e para 6 muajve, kur më 11 shtator vlera e kësaj kriptovalute ishte pak mbi 25 mijë dollarë, Bitcoin sot shënoi rritje mbi 183 %.

Continue Reading

Botë

Bosnje-Hercegovina goditet prej një tërmeti rreth 4-shkallësh

Published

on

Sarajeva dhe rrethina e saj janë goditur në mëngjesin e së hënës prej një tërmeti rreth 4 shkallësh të Rihterit, sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare dhe Institutit Federal të Hidrometeorologjisë.

Tërmeti 3.9 shkallë është regjistruar rreth orës 9:22 afër Sarajevës.

Thellësia e tërmetit ka qenë gjashtë kilometra.

Qytetarët e Sarajevës kanë thënë se tërmeti është ndjerë shumë dhe ka zgjatur disa sekonda.

Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë dëm material.

/REL/

Continue Reading

Trending