Connect with us

Kosovë

Sulmohet Policia në veri, 10 të shtëna me armë

Published

on

Një njësit i Policisë së Kosovës është sulmuar të shtunën me armë zjarri në veri, kanë thënë zyrtarë të këtij institucioni.

Përmes një postimi në Facebook, Policia ka thënë se njësiti për mbikëqyrjen e kufirit në Zubin Potok është sulmuar teksa ka qenë duke vendosur një barkë patrulluese në Liqenin e Ujmanit.

“Kanë qenë afërsisht 10 të shtëna me armë zjarri. Të shtënat kanë qenë të njëpasnjëshme, nga pjesa tjetër e liqenit dhe kanë goditur afër barkës së policisë. Nga këto të shtëna nuk ka persona të lënduar”, është thënë në njoftimin e Policisë.

Më pas në vendin e sulmit ka shkuar njësia për ndërhyrje të shpejtë.

Komunat në veri të Kosovës, si Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, janë të banuara me shumicë serbe./rel

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Suspendohet nga puna profesori universitar Xhevat Krasniqi

Published

on

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka marr vendim që të pezulloj nga puna profesorin Xhevat Krasniqi.

Këtë e kanë bërë të ditur nga UP përmes një komunikate për media.

“Mbi bazën e vendimit të Këshillit të Etikës dhe rekomandimit drejtuar Rektoratit, Rektori i UP-së mori vendim për pezullimin nga puna të Prof. Xhevat Krasniqi, me efekt të menjëhershëm, sipas kornizës normative përkatëse, derisa të përfundojnë veprimet hetuese nga ana e prokurorisë se shtetit.”

“Bazuar në informatat e ofruara nga Këshilli i Etikës i Universitetit të Prishtinës, në lidhje me denoncimin e paraqitur ndaj Prof. Xhevat Krasniqi, UP njofton se Këshilli i Etikës ka marrë vendim mbi këtë rast.

Këshilli i Etikës i rekomandon Rektoratit që çështjen e referuar kundër Prof. Xhevat Krasniqi ta procesojë edhe formalisht në organet e hetuesisë dhe të bashkëpunojë me to si dhe i rekomandon Rektoratit pezullimin nga puna të Prof. Xhevat Krasniqin, sipas kornizës normative përkatëse, derisa të përfundojnë veprimet hetuese nga ana e prokurorisë se shtetit.

Continue Reading

Kosovë

Politikani Sandulloviq falënderon presidenten Osmani për ngritjen e çështjes së tij në OKB

Published

on

Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, ka falënderuar presidenten e Kosovës për ngritjen e çështjes së atentatit ndaj tij, në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Sigurimit të  OKB-së në Nju Jork.

Përmes njԯ postimi në Facebook, Sandulloviq  tha se atentati ndaj tij u bë nga policia sekrete serbe BIA me urdhër të presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

“Atentat i cili u urdhërua sepse vendosa lule në varrin e vajzës shqiptare të vrarë, Blerina Jashari, e cila ishte vetëm 7-vjeçe!”

“Tani e vërteta për rastin tim ka ardhur në OKB, që e gjithë bota ta dijë se si po përhapet urrejtja në Serbi nga regjimi diktatorial ndaj të gjithëve në Serbi që duan paqe dhe pajtim ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve”, shkroi Sandulloviq duke shtuar se tashmë edhe OKB-ja e di se si po persekutohen, arrestohen, rrihen e burgosen kundërshtarët politikë të Aleksandër Vuçiqit!

Continue Reading

Kosovë

Dënohen me 62 vjet burgim të akuzuarit për dhunimin e vajzës 11 vjeçare

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë  ka dënuar me 62 vjet burgim të akuzuarit në lidhje me rastin e dhunimit të një të miture 11 vjeçare.

Sipas njoftimit që ka lëshuar gjykata, të akuzuarit B.R, D.RR, B.S, M.S, F.S, M.R janë shpallur fajtor dhe janë dënuar nga gjykata, pasi të njëjtit veç e veç kanë kryer veprën penale të Dhunimit, ashtu që i akuzuari B.RR është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) viteve, ndërsa të akuzuarit D.RR, B.S, M.S, F. S dhe M.R janë dënuar në kohëzgjatje prej dhjetë (10) vitesh, secili veç e veç.

“I akuzuari G.S është liruar nga aktakuza për veprën penale të Dhunimit, i pandehuri D.RR është liruar nga aktakuza për veprën penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale të Dhunimit, i pandehuri F.S është liruar nga aktakuza për veprën penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale të Dhunimi, si dhe i akuzuari E.S është liruar nga aktakuza për veprën penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale të Dhunimit”, thuhet në njoftim.

Të akuzuarve B.R, D.RR, B.S, M.S, F.S dhe M.R. iu është caktuar masa e paraburgimit deri ne plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

“Të akuzuarit janë obliguar të kompensojnë shpenzimet e procedurës penale, ndërsa pala e dëmtuar është udhëzuar në kontest civil për kërkesën pasurore”.

Continue Reading

Trending