Connect with us

Botë

13 civilë të vrarë nga granatimet e Rusisë në Ukrainë

Published

on

Guvernatori i rajonit qendror ukrainas të Dnipropetrovskit, tha se 13 civilë janë vrarë në granatimet ruse gjatë natës në Nikopol dhe Maranets. Sipas guvernatorit, 11 persona janë plagosur, pesë prej të cilëve janë në gjendje serioze.

Kreu i administratës shtetërore në rajonin e Dnipropetrovskit, Valentyn Reznichenko, tha se dy viktima, ndonëse u dërguan në spitalin e Maranetsit, vdiqën më vonë nga plagët e marra.

Reznichenko e përshkroi skenën e sulmit në afërsi të lumit Dniepër.

Kemi pasur një natë të tmerrshme… Njëmbëdhjetë të vdekur… Të gjithë njerëz paqësorë”, tha ai në një postim në Telegram. Më vonë ai njoftoi se numri i viktimave ka arritur në 13.

Është e vështirë që të nxjerrim trupat nga rrënjojat”, shtoi ai.

Zona ku ka ndodhur sulmi është rreth 20 kilometra në anën e kundër të lumit Dinepër nga centrali bërthamor i Zaporizhjas. Ky central është marrë nën kontrollin rus që në ditët e para të pushtimit që nisi më 24 shkurt.

Por, granatimet në Maranets kanë qenë më të ashpra, teksa është dëmtuar një ndërtesë banimi 20-katëshe, shkolla, një konvikt dhe një qendër kulturore./REL

Botë

Izraeli thotë se ka vrarë zyrtarë të lartë të inteligjencës iraniane

Published

on

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se kanë vrarë zëvendësministrin e inteligjencës së Iranit për çështjet e Izraelit, Sayed Yahya Hamidi.

Jalal Pour Hossein, udhëheqës i divizionit të spiunazhit në Ministrinë e Inteligjencës, u vra gjithashtu, së bashku me “zyrtarë të tjerë të regjimit”, thuhet në njoftim.

Detaje se si, kur ose ku u vranë nuk jepen.

Por, shtohet se selia e Ministrisë së Inteligjencës në Teheran u godit “pak kohë më parë”.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Botë

Gjysmëhëna e Kuqe: Më shumë se 550 persona të vrarë në Iran

Published

on

Organizata iraniane Gjysmëhëna e Kuqe njoftoi të hënën se 555 persona janë vrarë në sulmet e përbashkëta të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit.

Sipas raportit të saj, 131 qytete janë përfshirë nga sulmet që nga dita e parë e tyre më 28 shkurt.

Gjysmëhëna e Kuqe shtoi se operacionet e shpëtimit, ndihmës, transportit dhe shërbimeve mjekësore janë duke vazhduar.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Botë

Irani refuzon negociatat me SHBA-në, ndërsa Trump paralajmëron hakmarrje të fuqishme

Published

on

Kryetari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Larijani, tha se Teherani “nuk do të negociojë” me Uashingtonin.

Ai i bëri komentet disa orë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u zotua se do të vazhdojë t’i ndëshkojë “terroristët” me “forcën e plotë” të ushtrisë amerikane.

Në një postim në rrjetin X, Larijani shkroi:

“Ne nuk do të negociojmë me Shtetet e Bashkuara. Sot, kombi iranian po mbron veten”.

Të dielën, në një video gjashtëminutëshe që postoi në platformën e tij Truth Social, Trump tha se lufta kundër Iranit mund të zgjasë katër javë, megjithëse u duk se e la derën hapur për bisedime të mëtejshme me udhëheqësit mbijetues në Teheran.

“Në 36 orët e fundit, Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tyre po kryejnë Operacionin Tërbimi Epik – një nga ofensivat ushtarake më të mëdha, më komplekse dhe më dërrmuese që bota ka parë ndonjëherë”, tha Trump.

Ai shtoi se operacionet luftarake në Iran “po vazhdojnë me forcë të plotë” dhe “do të vazhdojnë derisa të arrihen të gjitha objektivat tona”.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Trending