Connect with us

Botë

Paralajmërohet katastrofë e ngjashme me Çernobilin – Ukraina e Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për sulmet ndaj kompleksit bërthamor

Published

on

Rusia dhe Ukraina akuzuan njëra-tjetrën për sulm ndaj termocentralit më të madh bërthamor të Evropës në Zaporizhzhia, ndërsa rritet alarmi ndërkombëtar lidhur me goditjet me granata gjatë fundjavës në kompleksin bërthamor.

Kreu i Kombeve të Bashkuara bëri thirrje që t’u lejohet qasja në termocentral inspektorëve bërthamorë të OKB-së.

“Çdo sulm (në) një central bërthamor është vetëvrasje,” tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres në një konferencë shtypi të hënën në Japoni, ku mori pjesë në Ceremoninë Përkujtimore për Hiroshimën për të përkujtuar 77-vjetorin e bombardimit të parë atomik në botë.

Kievi paralajmëroi për rrezikun e një katastrofe të stilit të Çernobilit dhe bëri thirrje për një zonë të çmilitarizuar rreth kompleksit. Rusia tha se goditjet me garanata nga forcat ukrainase shkaktuan një rritje të tensionit dhe flakë, duke detyruar personelin të ulë prodhimin nga dy reaktorë, ndërsa Ukraina fajësoi trupat ruse për mbajtje armësh në kompleks.

Ekspertët bërthamorë paralajmërojnë për rrezik madhor nëse vazhdon hedhja e granatave në stacionin e energjisë bërthamore të Zaporizhzhias, i cili u pushtua nga Rusia në fillim të luftës.

Kremlini i bëri jehonë kësaj deklarate të hënën, duke pretenduar se goditjet ukrainase mund të krijojnë pasoja “katastrofike” për Evropën.

Rafael Grossi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, paralajmëroi se luftimet që po ndodhin rreth termocentralit, paraqesin kërcënim të rëndë për shëndetin dhe mjedisin.

Ambasadori i Ukrainës në Agjencinë e Energjisë Atomike, Yevhenii Tsymbaliuk tha të hënën se personeli në kompleksin bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës “po punon nën kërcënimin e armëve ruse” dhe bëri thirrje për një mision ndërkombëtar në termocentral këtë muaj.

Ai shtoi se forcat ruse duan të shkaktojnë ndërprerje të energjisë elektrike në Ukrainën jugore duke bombarduar kompleksin Zaporizhzhia, duke shtuar se dëmtimi i objektit nga sulmet ruse do të thotë se rrezatimet nuk mund të diktohen.

Një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare i tha Zërit të Amerikës se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të ndjekin nga afër situatën në termocentralin bërthamor në Zaporizhzhia.

Ai tha se SHBA i bën thirrje Rusisë që të ndërpresë të gjitha operacionet ushtarake në ose pranë objekteve bërthamore të Ukrainës dhe t’i kthejë kontrollin e plotë Ukrainës./VOA

Botë

Në Maqedoninë e Veriut sot ka nisur heshtja zgjedhore

Published

on

Në Maqedoninë e Veriut sot ka nisur heshtja zgjedhore pasi  nesër mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale

Heshtja zgjedhore përfundon më 24 prill në orën 19:00, kur mbyllen vendvotimet.

Si zakonisht, gjatë ditës së sotme në votimet paraprake  të drejtën e tyre qytetare do të kenë mundësi ta ushtrojnë të sëmurët dhe personat e pafuqishëm, të burgosurit në shtëpitë ndëshkuese-përmirësuese dhe personat në paraburgim, në shtëpitë e të moshuarve dhe shtetasit tanë jashtë vendit.

Zgjedhjet e shtatë presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen të mërkurën,  më 24 prill, ndërsa raundi i dytë i mundshëm i tyre,  së bashku me zgjedhjet parlamentare, është caktuar pas dy javësh, më 8 maj.

Continue Reading

Botë

Bitcoin me rekord historik – kalon vlerën mbi 71 mijë dollarë

Published

on

Çmimet e Bitcoin shënuan një rekord të ri, pasi në orën 8:25 të mëngjesit të sotëm, arriti vlerën 71,644 dollarë derisa më pas pësoi një rënie të lehtë.

Që nga fillimi i vitit, tregu financiar shfaqi tendencën e rritjes të Bitcoin, pasi më 1 janar tregtohej me vlerën prej 44.100 dollarë derisa rritja e jashtëzakonshme filloi nga fundi i shkurtit, kur shënoi vlerën tregtare prej 68,342 dollarë.

Nëse krahasojmë me vlerën e para 6 muajve, kur më 11 shtator vlera e kësaj kriptovalute ishte pak mbi 25 mijë dollarë, Bitcoin sot shënoi rritje mbi 183 %.

Continue Reading

Botë

Bosnje-Hercegovina goditet prej një tërmeti rreth 4-shkallësh

Published

on

Sarajeva dhe rrethina e saj janë goditur në mëngjesin e së hënës prej një tërmeti rreth 4 shkallësh të Rihterit, sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare dhe Institutit Federal të Hidrometeorologjisë.

Tërmeti 3.9 shkallë është regjistruar rreth orës 9:22 afër Sarajevës.

Thellësia e tërmetit ka qenë gjashtë kilometra.

Qytetarët e Sarajevës kanë thënë se tërmeti është ndjerë shumë dhe ka zgjatur disa sekonda.

Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë dëm material.

/REL/

Continue Reading

Trending