Connect with us

Kosovë

Izraeli i jep “Handikos”-it 70 karroca për fëmijët me aftësi të kufizuara

Published

on

Qendra e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuara “Handikos”, ka pranuar donacion nga Izraeli prej 70 karrocave për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Drejtori i “Handikos”-it, Afrim Maliqi ka falënderuar shtetin e Izraelit për ndihmën e vazhdueshme për këta persona.

Maliqi tha se për shkak të mungesës së mjeteve, detyrohen të funksionojnë me këso lloj donacionesh. Ai kritikoi edhe institucionet për mungesë përkrahjesh.

Këto karroca do t’iu shërbejnë fëmijëve me aftësi të kufizuara, si në Prishtinë por edhe gjithandej Kosovës, që do të bëjmë shpërndarjen e tyre, gjithë fëmijëve të cilëve iu përshtaten. Sot personat me aftësi të kufizuara, si fëmijët, si të rriturit, nuk marrin as pajisje ndihmëse, as shërbime tjera institucionale, përpos shërbimeve sociale nga organizatat e ndryshme joqeveritare edhe ndonjë mbështetja financiare që e marrin si kompensim mujor për mbulimin e shërbimeve të tyre ditore. Personat me aftësi të kufizuara dhe familjarët e tyre janë grupi më optimistë, përkundër asaj që janë grupi më i varfër dhe rrezikuar në vendin tonë”.

Gjithsesi do të mundohemi të bashkëpunojmë edhe me klinikat e pediatrisë në spitalet regjionale sepse sigurisht edhe aty do të kenë nevoja që fëmijët sa të jenë të shtrirë aty, me qëllim të lehtësimit të lëvizjes më të lirë dhe më të lehtë, por gjithsesi kur flasim për lëvizjen e lirë, vendi ynë ende ballafaqohet me mungesën e infrastrukturës apo qasjen e duhur dhe të përshtatshme që personat me aftësi të kufizuara apo përdoruesit e karrocave të jenë të barabartë me lëvizjen e lirë edhe pse këtu ka një lëvizje, por ende po shpresojmë që duhet të rregullohet më tutje”.

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv, tha se këto karroca janë të dedikuara enkas për këta fëmijë.

Këto karroca janë simbol i miqësisë mes vendeve tona dhe simbol i rëndësisë që ne në Izrael u japim marrëdhënieve me Kosovën. Është gatishmëria jonë për t’i forcuar këto lidhje, jo vetëm me qeverinë, por me popullin dhe fëmijët e këtij vendi, ministri izraelit i bashkëpunimit rajonal, Esawi Frej, i cili vizitoi Kosovën në muajin prill, dhe besoi se investimet më të rëndësishme janë ato te fëmijët, te të rinjtë dhe në edukimin e tyre, sepse këto investime sigurisht që do t’i kthejnë të arriturat”.

Besojmë se me këto karroca, jeta e tyre do të bëhet pak më e lehtë dhe ata do të mund të integrohen më mirë në jetën e përditshme. Ne do të punojmë së bashku me ju për të zhvilluar projekte të tjera bashkëpunimi në dobi të fëmijëve dhe familjeve të tyre”.

Në pranimin e këtij donacioni mori pjesë edhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Policia: Xhandarmëria serbe dyshohet se ka plagosur dhe rrëmbyer një serb në Leposaviq

Published

on

Policia e Kosovës tha se më 1 nëntor ka pranuar informacion se në zonën e Leposaviqit, një shtetas i Kosovës, i nacionalitetit serb, dyshohet se është plagosur dhe është rrëmbyer brenda territorit të Kosovës, nga xhandarmëria serbe.

“Vendi i ngjarjes ku raportohet se ka ndodhur rasti dyshohet se gjendet brenda territorit të Republikës së Kosovës, pra brenda hapësirës [siç quhet pika zero -0-], në afërsi të zonës së Leposaviqit, në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, ku për këtë Policia e Kosovës ka njoftuar dhe ka bashkëpunuar me KFOR-in, si përgjegjëse për zonën/brezin kufitar”, tha Policia e Kosovës përmes një njoftimi më 3 nëntor.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar më shumë informacione nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, për këtë rast dhe është në pritje të përgjigjes.

Policia tha se viktima, i identifikuar me inicialet M.V., sipas dëshmitarëve është dërguar me një autoambulancë në drejtim të qytetit të Nishit në Serbi.

Policia tha se ka intervistuar dëshmitarët okularë dhe përmes tyre ka siguruar informacionet se “persona të maskuar kishin hyrë në territorin e Kosovës, duke e plagosur dhe rrëmbyer viktimën, të cilët pastaj e kishin dërguar në territorin e Serbisë”.

Rasti, sipas njoftimit, është iniciuar në organet e drejtësisë në Kosovë.

Leposaviqi është një nga katër komunat në veri të Kosovës, ku shumica e popullatës janë serbë.

Kjo komunë gjendet në brezin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë. Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, është reaguesi i tretë i sigurisë në vend, pas Policisë dhe misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, EULEX.

KFOR-i, veç tjerash, është përgjegjës për sigurinë në vijën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo nuk është hera e parë që autoritetet e Kosovës akuzojnë xhandarmërinë serbe se hyn në territorin e shtetit. Në mars të vitit 2012, dy policë të Kosovës ishin arrestuar në fshatin Dumnicë të Podujevës. Pas 48 orësh ata ishin liruar.

Ndërkaq, më 2023 tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës ishin arrestuar.

Sipas autoriteteve në Beograd, ata u kapën më shumë se një kilometër thellë në territorin serb, ndërsa zyrtarët në Prishtinë thanë se ata u rrëmbyen në Kosovë, gjatë një patrullimi kufitar.

Edhe banorët e fshatit Karaçevë në Komunën e Kamenicës – pjesa lindore e Kosovës – që nga përfundimi i luftës kanë reaguar vazhdimisht për, siç kanë thënë, futjen e xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Kosovë

Nga sot nis zyrtarisht fushata zgjedhore për  balotazh

Published

on

Fushata zgjedhore për garën e balotazhit, zyrtarisht fillon nga sot, 3 nëntor, dhe do të zgjasë 6 ditë deri në hapjen e vendvotimeve më 9 nëntor.

Balotazhi do të zhvillohet në 18 nga 38 komuna. Votuesit do të mund të zgjedhin kryetarin e ri të komunës në Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjilan, Gjakovë, Mitrovicë e Jugut, Fushë-Kosovë, Vushtrri, Suharekë, Rahovec, Klinë, Dragash, Kaçanik, Viti, Obiliq, Mamushë, Junik dhe Kllokot.

“Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, i miratuar në vitin 2023, fushata përfundon me hapjen e Qendrave të Votimit në ditën e zgjedhjeve. Kështu, njësoj si në zgjedhjet e mbajtura në më 12 tetor, dita e shtunë nuk është ditë heshtjeje zgjedhore”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Continue Reading

Kosovë

Osmani i thërret liderët e partive politike në takim të premten

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani i ka thirrur kryetarët e partive politike në një takim të premten në mesditë, teksa Kosova vazhdon përpjekjet për formimin e një qeverie të re gati nëntë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve.

Bekim Kupina, këshilltari i Osmanit, tha për Radion Evropa e Lirë të enjten se takimi do të mbahet nesër në orën 12:00.

Osmani pritej t’i ftonte ata për takim konsultativ, pasi i mandatuari i parë nga ajo, Albin Kurti i partisë fituese Lëvizja Vetëvendosje, dështoi t’i fitonte votat e mjaftueshme në Kuvend të dielën për ta zgjedhur qeverinë e re.

Ajo duhet ta caktojë një mandatar tjetër për formimin e qeverisë brenda 10 ditësh nga dështimi i mandatarit të parë, sipas Kushtetutës.

Megjithatë, nuk është e qartë nëse do të caktohet një mandatar i ri, për shkak të mungesës së vullnetit nga partitë për të arritur ndonjë koalicion qeverisës.

Lideri i partisë së dytë më të votuar, Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, të dielën e hodhi poshtë mundësinë që të bëhet mandatar i radhës, në rast se presidentja do ta pyeste nëse e ka shumicën.

Pak ditë pasi nuk e mori mbështetjen e Kuvendit për një mandat të tretë, Kurti – i cili është kryeministër në detyrë – paralajmëroi zgjedhje të reja në dhjetor.

Ai tha se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Nisma nuk deshën të bashkëpunonin me të, ndërsa ai vetë nuk e donte PDK-në në bashkëqeverisje.

Ndërkohë, të martën, Kupina tha se presidentja do t’iu bëjë thirrje liderëve të partive parlamentare për kompromis politike gjatë takimit me ta, i caktuar tashmë për të premten.

“Presidentja do t’i inkurajojë partitë politike të bashkëpunojnë për ta shmangur çdo bllokadë që mund të ndikojë negativisht në mirëqenien e qytetarëve dhe në funksionimin e institucioneve të Kosovës”, tha Kupina për REL-in të martën.

Gjithashtu, presidentja do ta theksojë rëndësinë e miratimit të buxhetit të Kosovës si dhe miratimin e Planit të Rritjes së BE-së gjatë bisedimeve të ardhshme me partitë politike, shtoi Kupina.

Në prag të këtij takimi, shoqëria civile në vend i bëri thirrje presidentes t’i bashkojë partitë për ta miratuar buxhetin e ri të Kosovës.

Kosova e bëri Kuvendin e ri muaj më parë, por dështimi javën e kaluar për ta formuar një qeveri të re, ka rritur rrezikun që vendi të hyjë në vitin 2026 pa buxhet.

Eksperti i financave, Haki Shatri, tha për REL-in të martën se shteti rrezikon të falimentojë, teksa mund të mos ketë para as për paga, e as për pensione e shtesa për fëmijët në fillimvitin e ardhshëm, nëse nuk miratohet buxheti i ri.

Shatri, ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, shtoi se pa një qeveri të re, në janar s’do të ketë para as për ushtrinë e Policinë.

Paraliza politike ka bërë gjithashtu që Kosova të mos jenë në gjendje ta marrë asnjë qindarkë nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, nga i cili parashihet të përfitojë mbi 880 milionë euro.

Plani i Rritjes përmban një paketë prej 6 miliardë eurosh për të përkrahur përafrimin e ekonomive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me standardet evropiane.

Kosova duhet ta ratifikojë në Kuvend marrëveshjen me bllokun për të qenë në gjendje të fillojë t’i pranojë të hollat.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Trending